Selfie

by Shkupi Press  |  in Opinione at  10:45 AM

Shkruar nga Edison YPI


S'je në terezi. Po vuan një padrejtësi të madhe. I ke provuar të gjitha mënyrat për të dalë nga kjo gjendje, urtësinë dhe revoltën, të folurit dhe heshtjen, marifete nga më të ndryshmet, kurrkush s'kujtohet për ty, të gjithë të kanë lënë pas dore, nuk po të kushtojnë asnjë vemendje. Janë aq qorra, shurdha, të pandjeshëm dhe budallenj, sa nuk po arrijnë të kapin nga relievi i kokës tënde forcën e karakterit tënd të pamposhtur, nga ndriçiimi i syve energjinë e shpirtit, nga përunjësia e shprehjes gjërësinë e zemrës, nga shtrëngimi i nofullave zjarrin e gjakut që të vlon, dhe ç'është më e keqja, nuk po t'i njohin idetë brilante që ke në kokë dhe as perlat e paçmuara që ndryn në thellësi të shpirtit. Është padrejtësi tepër e madhe. Boll. Nuk mund të lejosh që thellësinë të ta çmojnë në rrethana rastësore. Nga qëndrimi duke bërë muhabet a duke pirë kafe, pra në kohën dhe vendin e papërshtatshëm kur s'ke se si të jesh në formën e duhur për të shprehur si duhet kuptimet dhe nënkuptimet, pëlqimet dhe mospëlqimet, çka është e rrezikshme për të tashmen dhe të ardhmen tënde.
S'ka problem. Mos e prish terezinë. Janë gjëra që ndreqen.
Të vjetrit, ata budallenjtë e pavdekshëm që shkruajtën drama, romane, tragjedira, pikturuan tablora, afresqe, pafundësinë e brendësisë e shprehnin me anë të simboleve të pafundësisë së jashtësisë, qiellit, detit, eterit, etj.
Ti, si modern që je, nuk mund të ndjekësh shembullin e tyre. Që pavdekësinë ta sigurosh në mënyrë origjinale përmes rrumbullakësisë së trurit tënd, nisu nga e kundërta. Si Magelani, që u nis përpara dhe arriti mbrapa për të zbuluar rrumbullakësinë e botës.
Ja se si,
Zgjidh së pari kohën e duhur. Meqënse ajo që kërkon të komunikosh është thellësia e shpirtit me tërë forcën dhe magjinë e tij, kjo kohë nuk mund të jetë veçse pasditja e vonë, muzgu i magjishëm.
Pastaj gjej një vend sa më të izoluar për të mos u bezdisur nga prezenca e inatçinjve dhe inatçeshave ziliqare që kujtojnë se të gjitha vlerat u përkasin atyre, ndërsa ty hiçasgjë, Noc Rroku. Pra zgjidh një vend sa më intim. Pse jo banjën. Me gjithato vegla që ka banja mund të bëhen kompozime të mrekullueshme. Me në sfond dushin apo vaskën, zorrën me rrudha si gurrmaz i shkulur, ndonjë rubinet të prishur prej të cilit rrjedh pik-pik uji ose një curril fare i hollë, ndonjë sapun i rrëshqitshëm i hedhur dosido, briskun e rrojes, porcelanin ku ulesh, bidenë, një peshqir të varur, një dritare pak të hapur prejnga duket një copë qiell, me këto mund të bëhen hatara që të mahnitet bota dhe ziliqarëve dhe ziliqareshave tu bjerë të fikët.
Përcakto pozicionin e kokës, mënjanimin majtas, djathtas, lart, poshtë, të tillë që drita të bjeri me intensitetin e duhur në pjesën më shprehëse të fytyrës ku prej brendësisë së kafkës të gurgullon mirësia dhe zgjuarsia dhe të gjitha cilësitë e tjera të mira që i ke, por nuk të njihen nga publiku i gjerë.
Gati ?
Po !
Zgjat dorën merr celularin me dorën e majtë ose të djathtë në varësi të krahut që të duket më i përshtatshëm për të pavdekësuar madhështinë tënde. Dejtoje syrin e kameras nga të duket më bukur që mund të hakmerresh më fort, dhe shkrepe.
Ke bërë një Selfie !
Domethënë ke bërë një majmunllëk të paparë, një gomarllëk të padëgjuar, një fëlliqësirë që nuk e lan dot uji i oqeaneve, një turp që nuk e justifikon dhe nuk e mbulon dot asgjë.
Por mos u mërzit. S'ka problem. Nuk je i vetmi. Ngushëllohu. Numuri i gomerëve si ty që bëjnë Selfie ka arritur miliona.
Mund të ndodhi që selfia që sapo bëre, nuk doli mirë, nuk të pëlqeu.
E çfarë se nuk doli mirë Selfia.
Banja, zorra, bideja, dushi, brisku, sapuni, aty janë. Bëj një Selfie tjetër. Nëse edhe tjetra Selfia nuk do të pëlqejë, bëj nja 20 ose 30 Selfie se s'bëhet qameti. Mund të ndodhi që ndonjë budalla ose budallaçkë selfiet e tua të mos i pëlqejë. Edhe për këtë hiç mos u merakos. Është normale. Ndërkohë që ti po bën Selfiet e tua me mijëra e qindra mijëra të tjerë po bëjnë selfiet e veta më për ibret se Selfiet e tua. Prandaj mos e zgjat. Pa dalë nga banja, nisi menjëherë të gjitha Selfiet direkt nga celulari në një nga rrjetat sociale. Kqyrësit e panumurt të surratit tënd përmes Selfies tënde e pamundur të mos e kapin thellësinë tënde nga gjithato Selfie që sapo bëre. Jo menjëherë. Pakngapak. Plotësisht, para se të vdesësh, pasi të kesh bërë nja 1 milionë Selfie.
Kjo është Selfia klasike. Jo në kuptimin e vjetërsisë dhe cilësisë. Në kuptimin sasior të përhapjes tepër të madhe që qysh në të tashmen e ka siguruar sukesin e së ardhmes, si dhe të krrupjes së pa kapërcyeshme, si gjest autoreferencial me masë shëmtimi deri tani të paimagjinueshme, por tash e tutje të pakapërxyeshme dhe sidomos të pakthyeshme. Çfarë ka më tepër se kaq pavdekësia ?!
Ka edhe Selfie të tjera.
Selfia ka nënllojet e veta.
Për shembull, Selfie që e bën një mashkull i cili nuk le rast pa treguar sa gomar është. Ky çfaqet i menduar sikur ka mbi supe gjithë hallet e botës. Del me një kapele, borsalinë ose berretë së cilës, nga Selfia në Selfie i ndërron pozicion. Ose bën selfie me në sfond male dhe lumenj. Domethënë si mendimtar, si gjeni. Selfia e këtij budallai nuk quhet Selfie. Selfia e tij quhet Selfqirje, që vjen nga fjala greqishte "qirje" që do të thotë "zotni".
Selfia mund të bëhet edhe para pasqyrës. Selfia para pasqyrës ta tregon hajvanllëkun në mënyrë më integrale. Por ka një të keqe, se pasqyra tregon edhe celularin, domethënë aletin e budallallëkut, mjetin e krimit. Kjo lloj Selfie quhet Selftallje
Një tjetër Selfie goxha e përhapur është ajo kur një tufë guakësh bëjnë fotografi me të ngrëna përpara; verë, birrë, bërxolla, pica dhe plot të tjera. Turp më të madh se kjo Selfie shtazarake përmes së cilës hajvanët e pangopur dëshmojnë urinë e etërve, nuk ka në dynja. Sa herë kam fatkeqësinë të më dali përpara ndonjë Selfie me të ngrëna, më lind dëshira t'i pështyj bërxollat, t'i pshurr të ngrënat. Selfia me të ngrëna, megjithse Selfie është, nuk quhet Selfie, por me një emër nga Shqipja e vjetër, Sumtyryxhym.
Forca, sa më tepër Selfie.

Sakën se zini me dorë ndonjë libër. 

2 comments:

  1. Jam vanessa nga Australia, ndihem shumë e bekuar në martesë pasi (DR Fady) më ktheu te burri im, i cili ishte ndarë prej meje për 11 muaj të mirë. Edhe pse e kam gojën kudo, nuk do të mjaftojë të falënderoj doktor Fadi për ndihmën e tij në jetën time. Burri im është ndarë prej meje prej 11 muajsh dhe unë kam dhimbje dhe agoni pa të. Kështu që kërkova kudo për ndihmë, por asgjë nuk funksionoi derisa e mora fjalën me Dr. Fady, me të cilin kontaktova në internet. I shpjegova situatën time dhe ai më premtoi se burri im do të kthehej tek unë brenda 7 ditëve për sa kohë që zemra ime ende rreh për Të. Unë besova në të dhe ai më përgatiti një magji dhe burri im më thirri siç tha doktor Fadi. Ai u lut dhe tha se kishte nevojë për mua dhe tani ne po jetojmë përsëri të lumtur për 3 muajt e fundit. Kushdo që lexon artikullin tim që ka nevojë për ndihmë duhet ta kontaktojë atë ... Email. drfady720@gmail.com.ose shtoni atë në whatsapp +2349039422406 për më shumë informacion

    Nëse kaloni diçka
    nën probleme ai është gjithashtu i përsosur
    (1) Dëshiron të kthehesh?
    (2) A keni gjithmonë makthe?
    (3) Dëshironi të merrni një promovim në zyrën tuaj?
    (4) Dëshironi që gratë/burrat të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë?
    (6) Dëshiron të jesh i pasur?
    (7) Dëshironi të lidheni me bashkëshortin tuaj?
    pergjithmone i joti?
    (8) A keni nevojë për ndihmë financiare?
    (9) A jeni mashtruar dhe dëshironi?
    i ktheni paratë e humbura?
    (10) Kuroni kancerin, HIV/AIDS, herpesin dhe të gjitha llojet e sëmundjeve
    (11) Ju dëshironi të ndaloni problemet martesore dhe divorcin
    (12) Lindja e fëmijëve
    (13) Thyerja e Garës së Gjeneratës
    (14) Gjetja e një pune
    (15) Mbrojtja shpirtërore
    (16) Kujdesi bimor
    (17) Divorci
    (18) Magjia e martesës
    (19) Magjia e shpërbërjes
    (20) magjia e parave
    (21) dashuri magjike
    (22) të mbeteni shtatzënë
    (23) Mbrojtja e kompanisë
    (24) Magji për problemet familjare
    (25) Problemet në proces gjyqësor
    Nëse keni nevojë ose dëshironi informacion rreth magjive të dashurisë ose parave, mund ta zgjidhni atë problem sot në zoom Temple

    ReplyDelete
  2. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete

Proudly Powered by Blogger.