Historia Rio de Zhanejros, qyteti i ëndrrave dhe detit

by Publiciteti  |  at  2:01 PM

Qyteti simbol i Brazilit, vend që do të presë Kupën e Botës



Rio de Janeiro (Rio de Zhaneiro) është qyteti i dytë për ngamadhësia i Brazilit dhe kryeqytetit i shtetit federal me të njëjtin emër. Ai gjendet në gjirin e Guanabarasë në juglindje të shtetit. Emri (portugalisht për “Lumi i janarit“) doli, për shkak se Gaspar de Lemos më 1 janar 1502 kur e zbuloi gjirin, gabimisht mendoi që është goja e një lumit të madh. Në qytet jetojnë 6.023.699 banorë dhe 11.719.708 në rrethinën e tij. (1 janar 2005). Prej 1763 deri 1960 Rio de Janeiro ka qenë kryeqytetit i Brazilit, pastaj ketë funksion e mori Brasilia, e mw pas Sao Paolo.

Historia

Rio de Zhanejro është qyteti që është sot për shkak të së kaluarës së tij historike. Sundimtarët portugezë ishin të parët që sunduan në Rio që nga çasti kur zbarkuan në tokën e gjirit Guanabara më 1 janar të vitit 1502. Gjiri shtrihet në grykëderdhjen e një lumi, nga ku vjen dhe emri “Rio de Janeiro”, që do të thotë “Lumi i Janarit”. Francezët gjithashtu donin ta kthenin Rion në pozicionin strategjik më të mirë në rajonin Brazilian dhe u përpoqën të krijonin një bazë qëndrimi në qytet, por u zbuan nga qyteti pas dy vjetësh luftimi intensiv. Për t’u mbrojtur nga dyndjet e mëtejshme, qyteti u zhvendos në një pozicion të sigurt në një kodër, e cila më pas u quajt “Kodra e kështjellës”.  Rio u zhvillua ekonomikisht duke vazhduar të kultivojë prodhimin e tij tradicional: kallamsheqerin. Më pas, në zonën e Minierave Gerais u gjet ar dhe diamant. Pas këtij zbulimi, shumë vende të tjera evropiane janë përpjekur për të pushtuar dhe fituar Rion. Në vitin 1763, kryeqyteti i rajonit u shndërrua nga Salvador në Rio. Megjithatë, kjo rëndësi ekonomike nuk zgjati shumë. Sapo Rio hyri në shekullin e 19-të, prodhimi i kallamsheqerit u përball me konkurrencë të fortë nga vendet e tjera të Amerikës së Jugut dhe gjithashtu edhe rezervat e arit e diamanteve u ulën, duke e çuar Rion në rrugën e një krize ekonomike. Për të parandaluar këtë situatë Rio filloi të eksportojë kafe dhe familja mbretërore portugeze u rivendos në Rio.

Pavarësia dhe ndërtimi

Kur portugezët u larguan, Brazili me në fund arriti pavarësinë e tij. Kur Brazili arriti pavarësinë në vitin 1889, Rio u caktua kryeqytet. Me kalimin e viteve, Rio ka ndryshuar në aspektin e infrastrukturës dhe atë financiar. Qyteti u nda në tri zona. Zona e Veriut u bë një zonë industriale dhe njëkohësisht në të ishte qendra e sektorit të punës, ndërsa zona e Jugut i përkiste vetëm njerëzve të pasur. Pas Luftës së Dytë Botërore, Rio u shndërrua nga një vend me ekonomi bujqësore në një vend me ekonomi industriale. U ndërtuan ura në mes të qyteteve të rëndësishme, janë ndërtuar rrokaqiejt dhe autostradat morën zhvillim. Popullsia e qytetit është rritur në përmasa gjigante. Në fakt, Rio është një nga qytetet më të populluara në botë. Në 1960-n, për të ulur presionin ekonomik dhe atë financiar në Rio, kryeqyteti i Brazilit u zhvendos nga Rio në Brazilias dhe më vonë në Sao Paolo. Pushteti politik u zhvendos në brendësi të vendit.

Rio sot

Sot Rio, edhe pse në përbërjen e tij mbart grupe të ndryshme etnike, është duke bërë të mundur të ndihet prania e tij në sektorin industrial, të shërbimeve dhe të turizmit. Kompani të mëdha shumëkombëshe kanë selitë e tyre në Rio, dhe qyteti ka ndikimin e tij në ekonominë braziliane, si një e tërë.

Copa e sheqerit

Rreth 600 milion vjet më parë, nëna natyrë krijoji gjeologjikisht një mrekulli natyrore, Pao de Acucar apo Copa e sheqerit. Nga shekulli i XVII portugezët rimorën kontrollin. Gjatë kësaj kohë e kallami i sheqerit përbënte eksportin kryesor, ku menjëherë pas përfundimit të procesit produkti përfundimtar paketohej në formën e bukës, ndaj edhe ky vend sot quhet mali i Sheqertë. Për të mbërritur në majën malit të Sheqertë duhen dy faza. Së pari makina mund të ngjitet deri në lartësinë e 236 metrave në kodrën Urca ku të shfaqet një peizazh madhështor i malit Corcovado, urës Niteroi dhe gjirit Guanabara. Ngjitja tjetër me makinë shkon deri në majë në lartësinë 397 metra ku shfaqet peizazhi madhështor i Kopakabanës dhe nga ku mund të admirohen edhe plazhet përreth. Duke ndërthurur dy shëtitje në Rio, mund të përftosh një ekskursion ditor të mbushur me peizazhe që të lënë pa frymë. Në mëngjes mund të shijosh panoramën e qytetit duke u ngjitur me teleferik në majën e Malit të Sheqertë. Pas drekës, mund të udhëtoni me tren nëpër pyllin e shiut Tijuca për t’iu ngjitur më pas majës së malit Corcovado tek statuja e Krishtit Shëlbues.

Katedralja  

Fasada magjepsëse e Katedrales së Rio de Zhanejros u projektua nga arkitekti Edgar de Oliveira. Frymëzimi i tij lidhet me piramidat Maia në Meksikë. Nga brenda katedralja ndizet nga rrezet e diellit që thyejnë dritaret e xhamta me ngjyra të gjalla që variojnë gjatë ditës me intensitet të ndryshëm. Secila nga katër dritaret e bollshme iu ngjiten mureve dhe shkojnë deri në çati duke formuar një kryq nëse i shikoni drejt. Dritaret ndryshojnë në formë dhe ngjyrë dhe krijojnë një atmosferë mistike, ndërsa struktura konike jep një akustikë të shkëlqyer duke u siguruar vizitorëve dëgjim kumbues kur priftërinjtë katolikë interpretojnë këngë hyjnore!

Rio de Janeiro, Brazil tourism destinationsCopacabana, plazhi më i famshëm në botë




Plazhi më i famshëm në botë, Copacabana ka humbur gjatë viteve pak nga misteri dhe bukuria e tij. I vendosur në një mjedis mrekullisht të pasur me kodrat e mprehta që ngrihen mbi xhungël në sfond, Copacabana është vendi më i mirë për të ndierë frymën Carioca. Uluni në një nga restorantet e shumtë përgjatë bregut për të shijuar një batida ose Caipirinha, ose bëni një shëtitje në trotuaret e famshme. Verës shkoni herët pasi do të jetë e vështirë për të gjetur një vend në rërë. Gjithashtu, mbani parasysh se rrymat detare janë shumë të forta. Një vend i përkryer për të ngrënë, për të pirë dhe për t’u çlodhur duke parë njerëzit përreth.

IpanemaIpanema

Ky plazh i Rio-de-Zhanejros është aq i famshëm sa që ka edhe një këngë të titulluar “Vajza nga Ipanema” – por mbase plazhi është bërë i famshëm për shkak të këngës. Valët përhapen nëpër rërë duke krijuar një mjedis jo të mirë për peshkim, por shumë të përshtatshëm për çdo veprimtari tjetër. Dy male të njohur si “Dy vëllezërit’ lartësohen në fundin perëndimor të plazhit, të cilat i shtohen peizazhit të oqeanit me ujë të pastër. Zakonisht në plazh luhet volejboll ose futboll, ndërsa në pjesë të caktuara të ditës kur dallgët harkohen, këshillohet të bësh sërf.

Historia e Brazilit

Brazili, zyrtarisht Republika Federative e Brazilit, është shtet i pavarur federativ në Amerikën Jugore, i përbërë nga bashkimi i 26 shteteve dhe një qarku federal. Me 189,612,814 banorë, dhe sipërfaqe prej 8,515,767 km2 (47% e Amerikës Jugore) Brazili është vendi i pestë në botë përkrah trualli dhe popullsia, si dhe demokracia e katërt më e populluar në botë. I lagur nga Oqeani Atlantik në lindje, Brazili ka vijë bregdetare mbi 7.491 km. Kufizohet në veri me Venezuelën, Guajanën, Surinamin dhe Guajanën Frënge; në veriperëndim me Kolumbinë; në perëndim me Bolivinë dhe Perunë; në jugperëndim me Argjentinën dhe Paraguain dhe në jug me Uruguain.

Historia

Brazili ishte koloni e Portugalisë qysh prej zbarkimit të Pedro Álvares Cabralit më 1500 deri në pavarësim më 1822. Fillimisht i pavarur si Perandoria Braziliane, vendi është republikë nga 1889, ndërsa kushtetuta e fundit që vendosi demokracinë në vend u nxor më 1988. Kushtetuta e sotme e përkufizon Brazilin si republikë federative. Reformat ekonomike i kanë dhënë vendit projektim të ri ndërkombëtar. Është anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit të Kombeve të Amerikës së Jugut. Vend kryesisht katolik, portugalishtfolës, dhe me shoqëri shumetnike, Brazili është strehë e gjallesave, mjediseve dhe burimeve natyrore të llojllojshme të ndodhura në hapësira të ndryshme nën mbrojtje

Etimologjia

Rrënjët etimologjike të termit “Brazil” vështirë se mund të rindërtohet. Filologët brazilianë kanë hedhur mendimin se fjala ka prejardhje kelte, por mund të jetë përfundimisht me zanafillë fenikase. Gjatë epokës koloniale, kronistët e kohës filluan përdorimin e emrit “Brazil.” Sipas tyre, emri “Brazil” rrjedh nga “pema e brazilit” (pau-brasil), dru që u solli kolonizatorëve leverdi të mëdha ekonomike. Në shek. XVI filloi përdorimi i demonimit “brazilian” (brasileiro) për tregtarët e pau-brasilit.

Kupa e Botës dhe Kupa e Konfederatave

Finalet e Botërorit në 2014 do të jenë të parat që zhvillohen në Brazil, që nga viti 1950, kur Uruguai fitoi kundër organizatorëve në finale. Brazili është edhe skuadra rekordmene, me 5 Kupa Bote, duke e fituar më shumë se të tjerët trofeun më të rëndësishëm futbollistik. Ndërkohë këto ditë në Brazil po  zhvillohet edhe Kupa e Konfederatave.









Riviera e Jonit, si ndryshoi falë investimeve gjigante

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 20 minutes ago
*Special*e Katër vjet pas përurimit të Rrugës së Bregdetit, Aleksi, një 60-vjeçar nga Vlora, emigrant prej vitesh në Korfuz (Greqi), kthehet për në vendlindje. Për arsye shëndeti dhe familjare, ka më shumë se 4 vjet pa ardhur në qytetin e lindjes dhe udhëtimi për të ishte befasues. Udhëtoi përmes rrugës së bregdetit, duke u nisur nga Saranda dhe për rreth dy orë mbërriti në Vlorë. “Është një rrugë e bukur. Tani udhëton rehat. Njësoj si “andej”. Nuk e prisja. Vjen në Vlorë për një kohë të shkurtër”. Kështu më thoshte ai teksa qëndronim në një kafe së bashku. Ky përshkrim i tij përc... more »

1908, me Durhamin nëpër Mirditë

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 21 hours ago
Fatos Baxhaku *Autorja* Edit Durham u lind në Londër në 1863. I përkiste një familjeje të njohur të shtresës së mesme. Të tetë motrat dhe vëllezërit e saj bënë emër në fusha të ndryshme të dijes. Ajo vetë studioi në kolegjin Bedford dhe më pas kreu studimet për pikturë në Akademinë Mbretërore. Ishte fëmija më i fundit i familjes së madhe dhe pikërisht prandaj asaj iu caktua roli i kujdestares së nënës së sëmurë. Jeta që bëri në këtë kohë i shkaktoi një krizë të fortë nervash. Ishte 37 vjeç kur mjekët e këshilluan që të udhëtonte sa më shumë. Në Ballkan mbërriti për herë të parë në... more »

Udhëtim në Gjirokastrën e Enverit në prag-zgjedhjet e 2013

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 2 days ago
Aida Tuci Të duhet të qëndrosh gjatë në Gjirokastër, që të kesh mundësi të shohësh dhe ndjesh nga afër vlerat e rralla turistike që ofron ajo. Në 3 ditë ke mundësi fizike vetëm për të vizituar Antigonenë, Teatrin Hadrianopolis, shtëpitë karakteristike të qytetit dhe Labovën e Kryqit. Guida e udhëtimit e Agjencisë Kombëtare të Turizmit nën moton “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote” u ndal kësaj radhe në qytetin e gurtë. Drejtoresha Brikena Arapaj përmes kësaj nisme që nisi në Berat, Lezhë e vijoi në Gjirokastër, synon të përcjellë një mesazh të qartë. “Që të gjithë bashkë nëpërm... more »

Udhëtim magjik nëpër Azinë Juglindore – VIDEO

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 days ago
Ju paraqesim një udhëtim të mrrekullueshëm nëpër Azinë Juglindore, një film i përgaditur nga përdoruesi i “Vimeo” Dennis Staffer. Udhëtimet e pafund të Autobusëve, anijeve, biçikletave dhe pajisjeve të ngjajshme, e shëtisin Stafferin nëpër Bangkok, Kuala Lumpur, Xhakarta, Singapuri, dhe nëpër shumë zona tjera të mrrekullueshme. Rezultati ne gjithë kësaj aventure të mahnitshme do të mund ta shikoni në videon e më poshtme. /Shqipmedia. FOTO: [image: southwind_05] [image: southwind_04] [image: southwind_03] [image: southwind_02] VIDEO:

Qyteti kolorit francez Colmar – FOTO

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 1 week ago
Colmar është komuna e tretë më e madhe në rajonin e Alsace në veri-lindje rë Francës. Qyteti shtrihet përgjatë rrugës së venës Alziske dhe nuk do të ishte e tepërt në qoftë se do ta quanin edhe qendra e përsosmërisë. Ky qytet është i njohur për ndërtesat e vjetra të saja të ruajtura mirë, monumentet arkitektonike dhe muzet e panumërta, pamja piktoreske si dhe origjinaliteti. Këtë vend përrallor shumica e quajnë Venecia e vogël, dhe se me të vërtet ja vlen ta vizitoni ndonjëherë do të bindeni në galerinë e fotografive më poshtë. /Shqipmedia [image: Шареното француско градче Колмар]... more »

TURISTET AUSTRIAKE ABCNews Video

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 1 week ago

10 sekretet e hoteleve që mund të mos i dini

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 1 week ago
Sezoni veror do të nisë së shpejti. Ja disa sekrete që duhet t’i keni parasysh në lidhje me hotelin ku do të qëndroni *Turizëm* Xhejkob Tomski ka punuar për më shumë se një dekadë në fushën e turizmit dhe hoteleve. Karriera e tij filloi me hotelet e Nju Orlinsit dhe po vijon në Nju Jorkun e madh dhe të zhurmshëm. Ai ndan me lexuesit disa nga sekretet që hotelet i fshehin dhe që shumica e atyre që i frekuentojnë ato, nuk i dinë. 1. *Gjithçka është fitimprurëse*. Disa hamendësojnë rreth faktit se një hotel nuk nxjerr fitimet e duhura dhe se po falimenton. Në pjesën më të madhe të... more »

Rihana reklama seksi për Barbadosin (Video)

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 1 week ago
[image: Rihana reklama seksi për Barbadosin]Turistët e kanë një arsye më shumë tanimë të zgjedhin për të vizituar ishujt e Barbadosit. Reklama për turizmin e këtij vendi është realizuar me një ndër personazhet më të famshme në botë që është nga Barbadosi. Këngëtarja shfaqet në disa fotografi sensuale që tregojnë jo pak për linjat e saj por edhe për natyrën e këtij vendi të mrekullueshëm./ORAinfo

Turizmi në Shqipëri, një shesh ndërtimi mes bunkerëve dhe mbeturinave

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 1 week ago
*Agjencia e lajmeve zyrtare të Zvicrës, Swissinfo.ch, i ka kushtuar shumë vëmendje turizmit në Shqipëri duke i kushtuar një reportazh vendit tonë. Në këtë reportazh theksohen kontradiktat e turizmit shqiptar nga ndërtimet e shumta deri tek plehrat, por edhe vihet në dukje se turizmi ka të një ardhme potenciale nëse punohet mirë.* *Gaby Ochsenbein në Tiranë* *Swissinfo.ch* *Toka e Kontrasteve* *Turizmi në Shqipëri: një shesh ndërtimi me potencial* Shqipëria, e mbyllur për dekada të tëra, u rihap për vizitorët vetëm në 20 vitet e fundit, është duke u përpjekur për të promovuar vete... more »

Open Season Velipoje 15 Qershor 2013

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 1 week ago

Reportazh në qytetin më magjik të Europës

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 1 week ago
Agim Pipa Udhëtoj me gondolë në Venecia… Vizatim në kohë Venecia është një qytet-ishull i madh, i bukur, që ngrihet mbi dallgët e detit Adriatik, si një sirenë magjike dhe që, sipas legjendave, prej shekujsh është në kërkim të të dashurit të saj, i cili do ta bëjë një ditë të lumtur. Themelet e qytetit u hodhën në datën e largët 25 mars të vitit 421 pas L.K. Aty, mbi ujërat e gjelbra, që kishin sajuar dhjetëra, qindra kanale ujore mes ishullit, u ngritën më pas, mrekullisht dhe në mënyrë të pangjashme me asnjë qytet në botë, edhe themelet e banesave të para: shtëpitë, urat, vil... more »

Një copë parajse që lindi nga bombardimet

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 1 week ago
Me ujë të kristaltë, plazhe me rërë dhe rrethuar nga shkëmbinjtë që i qëndrojnë mbi kokë, origjina e kësaj parajse idilike është në fakt disi e pazakontë: ajo është krijuar nga bombardimet me artileri të kalibrit të rëndë. [image: plazhi ne meksike.jpg1] Plazhi i mrekullueshëm që ndodhet në Ishullin Marieta në Meksikë është krijuar që në vitin 1900, kur ishulli, duke qenë i pabanuar, përdorej nga qeveria e Meksikës si ‘tabelë qitjeje’ për bombardime. [image: plazhi ne meksike.jpg2] Por përkundër shkatërrimit dhe rrënojave që mund të mendohej nga ky veprim, në ishull u krijua një oa... more »

10 arsyet se pse kaq shumë njerëz po ikin në Teksas

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 2 weeks ago
*Jo shumë kohë më parë, Teksasi ishte një sipërfaqe e stërmadhe toke shumë pak e banuar. Njihej më së shumti për bagëtinë e panumërt që mund të rriste në kullotat e pafundme. Por tani është tjetër gjë…* *Popullata* *Tom Geoghegan* Gjysma e dhjetë qyteteve me rritje më të shpejtë demografike në SHBA janë në Teksas. Po pse ndodh kjo? Sido që ta shohësh, është e qartë. Jashtëzakonisht shumë njerëz po lëvizin nga pjesa tjetër e Amerikës për në Teksas. Pesë nga dhjetë qytetet që shënuan rritje të popullsisë mbi 4 për qind gjatë vitit të kaluar, qenë në Teksas. Këto janë të dhënat e By... more »

Google sjell Ishujt Galapagos – FOTO

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 2 weeks ago
Këtë verë Google Street View sjell një surprizë për të gjithë përdoruesit. Më saktë le ta quajmë “Google Sea View”. Pas dokumentimit të imazheve nga kryeqendrat më të mëdha globale dhe hedhjes së pamjeve në rrjet për t’u mundësuar klientëve që të “udhëtonin” (të paktën me monitorin e kompjuterit përpara) në vendet ku nuk kanë qenë ndonjëherë, Google sjell Ishujt Galapagos, një mrekulli natyrore më botën e saj të pasur të faunës dhe florës. Projekti është realizuar për 10 ditë në bashkëpunim me fondacionin “Charles Darwin” dhe “Catin Seaview Survey”. Dhjetra punonjës e vullnetarë dolë... more »

Vendet më përrallore të planetit (FOTO)

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 2 weeks ago
*Një aparat fotografik dhe dëshirë e mundësi për të udhëtuar, kaq të nevojitet për të vrojtuar disa prej vendeve më të mahnitshme të planetit tonë të mrekullueshëm Tokë. * Një 37-vjeçare, Jody Macdonald, e apasionuar pas fluturimeve dhe fotografisë, udhëtoi nga Afrika, në Azi, Europë e Amerikë, për të kapur në imazhet e saj disa prej destinacioneve më përrallore, fatkeqësisht shumë ende të panjohura,transmeton “TCh” . P.K Ne Kaliforni, SHBA [image: Sierra, Kaliforni] Sierra, Kaliforni [image: Fshat ne zonen malore te Marokut] Fshat ne zonen malore te Marokut [image... more »

Urat më të veçanta në botë (FOTO)

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 2 weeks ago
Këto janë disa nga urat më të veçanta në botë që janë ndërtuar deri më sot. Përveçse kanë një rol funksional, është e kuptueshme se janë shumë të veçanta për syrin e vizitorëve. Këto ura janë të madhësive dhe lartësive të ndryshme. Janë konsideruar gjithashtu si “urat lidhëse me botë”./noa [image: Yokohama bridge, Japoni] Yokohama bridge, Japoni [image: Ura ne Dubai] Ura ne Dubai [image: Handerson Bridge – Singapor] Handerson Bridge – Singapor [image: Jiaozhou Bay Bridge – Kine] Jiaozhou Bay Bridge – Kine [image: Juscelino Kubitschek Bridge – Brazil] Juscelino Kubitschek Bridge – Brazi... more »

Frikë nga mitingjet, turistët e huaj larg pushimeve në Shqipëri

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 3 weeks ago
*Operatorët turistikë apel partive politike: Jo më zgjedhje gjatë sezonit turistik* Zgjedhjet e 23 qershorit po dëmtojnë turizmin shqiptar. Operatorët dhe agjencitë turistike në vendin tonë ankohen se numri i turistëve të huaj këtë vit pritet të jetë ndjeshëm më i ulët, e po ashtu edhe të ardhurat që do të grumbullohen nga turizmi. E gjitha kjo për faj të zgjedhjeve të 23 qershorit, të cilat përkojnë me nisjen e sezonit turistik dhe që kanë shkaktuar një frikë dhe imazh të keq te turistët e huaj. *Frika e turistëve* Edhe pse ju pëlqen vendi ynë, këta të fundit kanë shprehur frikë ... more »

Një “pyll lundrues” në Australi (FOTO)

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 3 weeks ago
Një anije ushtarake e braktisur në portin e Sidenit është shndërruar në “pyll lundrues”. Anija që dikur i përkiste ushtrisë australiane është mbushur nga bimë dhe drurë që kanë mbirë në mënyrë spontane, duke u shndërruar në një “ishull” të vogël të gjelbër. Anija ndodhet në gjirin Homebush. [image: 1][image: 2][image: 3][image: 4][image: 5][image: 6][image: 7]

25 qytetet më të preferuar për turizëm

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 3 weeks ago
*Ndahen çmimet, Parisi mund Nju Jorkun dhe Londrën dhe merr vendin e parë* *La Reppubblica.it* Parisi është destinacioni turistik i preferuar, përpara Nju Jorkut dhe Londrës. Italia ka humbur podiumin për shumë pak, por ka marrë një rezultat të shkëlqyer si “ekip”, me tre destinacione në dhjetë vendet më të larta të në renditjen absolute. Roma, natyrisht, është e katërta, me Venecian të gjashtën dhe Firencen të tetën. Këto janë përgjigjet mbi çmimin vjetor në përzgjedhjen e Destinacioneve për Udhëtarët nga TripAdvisor, websiti më i madh i udhëtimeve në botë, ai që çdo udhëtar i de... more »

ÇIKAGO/ Fotot e një mëngjesi mbuluar me mjegull (FOTO)

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 3 weeks ago
Këto foto janë realizuar gjatë një mëngjesi në Çikago ku ndërtesat e larta ishin të mbuluara me mjegull. Fotografi,John Harrison,ka arritur të fotografojë pamje befasuese nga zyra e tij,e cila ndodhet në katin e 98-të. John,i cili ka jetuar në Çikago që nga viti 1995 ka thënë:” Për mua ka disa gjëra që e bëjnë fotografinë unike. Ka të bëjë me një pamje që askush tjetër nuk është në gjëndje ta shikojë dhe deri diku është e pazakontë për njerëzit,kjo pra e bën fotografinë unike”,ka shtuar fotografi. “Ëndërra ime është që të udhëtoj nëpër botë dhe të mbledh pamje nga më të ndryshmet duke... more »

Hapja e Sezonit Turistik Velipoje 2013

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 3 weeks ago

Cilat janë hotelet më të preferuara nga biznesi botëror

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 3 weeks ago
Njerëzit e botës së biznesit, në jo pak raste, i përfundojnë marrëveshjet e tyre në hollet e hoteleve më të mira të botës, të dedikuara për ta. Prandaj, nuk është rastësi që shumë hotele në botë e kanë orientuar ofertën e tyre edhe ndaj atyre që udhëtojnë për qëllime biznesi (jo vetëm për kënaqësi).Ja cilat janë, sipas vlerësimeve të medias së specializuar, hotelet më të mira për “business”. *Hotel “Peninsula” – Shangai* Falë rritjes së shpejtë të ekonomisë së saj, Kina gjithnjë e më shumë po kthehet në një fuqi edhe në një lider për tregtinë ndërkombëtare. Hotel “Peninsula” ndodh... more »

Ohri, qyteti i dritës

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 weeks ago
Fahri Xharra “ Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e arbanasve, e cila ndoshta kishte mundur të paraqes mundësinë që shqiptarët të kenë jetuar në lokalitetet e përmendura që para ardhjes së Sllavëve.” (Bogumil Hrabak “Širenje arbanaških stočara po ravnicama i slovenski ratari srednjovekovne Albanije”Burimi): “Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji” – Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i 23. juna 1990. godine) Nga ky paragraf i cekur shihet se sa sllavët , janë plagjiatorë të historisë dhe okupatorë... more »

Destinacion i ëndrrave: Hawaii – FOTO

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 weeks ago
Hawaii gjendet në mes të Paqësorit, në një atmosferë jashtëzakonisht relaksuese e cila e qetëson trurin dhe e ushqen shpirtin. Hawaii është një nga destinacionet më të dëshirueshme për njerëzit në mbarë botën, dhe meritën për këtë gjë e ka klima tropikale, plazhet me rërë të bukur, oqeani përreth, bimësia e llojlojshme si dhe vullkanet aktive. Shihni se përse duhet së paku njëherë në jetën tuaj ta vizitoni këtë vend të mrrekullueshëm./Shqipmedia [image: Дестинација од соништата: Хаваи] [image: Дестинација од соништата: Хаваи] [image: Дестинација од соништата: Хаваи][image: Дестина... more »

Toskana – Krenaria e Italisë! – FOTO

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 weeks ago
Toskana është ndoshta rajoni më i njohur në regjionin e Italisë, gjendet në pjesën veriperëndimore të këtij shteti mesdhetar. Toskana është e njohur për pejsazhet e saja të bukura, arkitekturën, historinë e pasur, artin dhe ndikimin e vazhdueshëm mbi kulturën e lartë. Toskana konsiderohet si vendlindja e Rilindjes Italiane. Atje kanë lindur persona të shumtë të cilët kanë lënë një shenjë të thellë në historinë e artit dhe shkencës. Ky rajon i Italisë është i njohur në mbarë botën për verërat e shkelqyera, dhe në te gjinden një numër i madh muzeshë. Madje gjashtë lokalitete të Toskan... more »

Dubai, ashtu siç nuk e keni parë deri më tani – VIDEO

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 weeks ago
Gerald Donovan në vitin 2011 nga inçizoi material nga Dubai nga i cili bëri një video në të cilën e paraqet funksionimin e qytetit. Dy vite më vonë ai përsëri e ka ri-shqyrtuar materialin dhe e ka kuptuar se mund të bëjë video edhe më të mirë. Këtë herë në vend që ta prezantojë funksionimin aktual të qytetit në peridhën prej 24 orëve, ka bërë një version të zgjatur ku prezantohet funksionimi i Dubait brenda 48 orëve./Shqipmedia

Kuba, e mahnitshme dhe ekzotike – FOTO

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 weeks ago
[image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠENA LETNJA DESTINACIJA] [image: KUBA - SAVRŠE... more »

REPORTAZHI NGA MALSIA E MADHE

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 weeks ago

Shqipëria, “Bukuroshja e Fjetur” e Mesdheut

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 weeks ago
Shqipëria në sytë e agjencisë më prestigjioze të turizmit ndërkombëtar “Lonely Planet” dhe pikat më tërheqëse të Tiranës *Turizëm* Nga Lonely Planet *Bukuritë e përgjithshme turistike të Shqipërisë* Ndër destinacionet më të mira të Europës për vitin 2013, Shqipëria përfshihet në vendin e katërt pas ishujve grekë, Lisbonës dhe Islandës. “Lonely Planet” është botuesi më i madh i guidave turistike në botë. Ky gjigant u krijua fillimisht nga Maureen dhe Toni Wheeler në vitin 2007 dhe në vitin 2011 u ble plotësisht prej BBC. Ndër 500 guidat e ndryshme që boton çdo vit në tetë gjuhë të bot... more »

Ndërtesa më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FOTO)

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 weeks ago
Është konsideruar shtëpia më e “vjetër” dhe njëkohësisht edhe më e shtrenjta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo përfshinë një hapësirë prej pesëdhjetë hektarë dhe përmban 12 dhoma gjumi. Arrin vlerën rreth 190 milionë euro. E rrethuar nga një fushë e gjelbërt e cila e bën akoma më tërheqëse. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo pronë është konsideruar edhe si më e veçanta për “pasurinë” që mban,thekson “DailyMail”. P.K [image: 2] [image: 3] [image: 4] [image: 5]

Ishujt më të bukur të “pazbuluar”

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 weeks ago
*Kërkoni ndonjë vend romantik për pushim, i cili gati është vetëm i juaji? “Lonely Planet” ka përpiluar një listë me ishujt më të bukur sekretë në botë dhe ju mbetet juve që të vendosni se cili është më i bukuri dhe ku do të shkoni.* *1. Socotra – Jemen* Do t’ju intrigojë edhe vetëm përshkrimi i këtij destinacioni, një vend në Tokë, i cili më shumë i ngjan një vendi jashtëtokësor. Katër ishuj të braktisur që e përbëjnë grupin Socotra, janë një thesar i mijëra llojeve të bimëve dhe kafshëve të cilat nuk ekzistojnë gjetiu. Edhe përkundër që është më afër Afrikës sesa gjysmë ishullit... more »

Udhëtimet: Sardenja, tokë dhe det

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 4 weeks ago
Sardenja është e ndarë praktikisht më dysh. Poshtë gjendet deti, peshku dhe gjithçka e lidhur me ujin e kripur. Lart, malet me gjithçka të lidhur me ushqimet e tokës. Një udhëtim i shpejtë na paraqet të dyja anët e ishullit *Matthew Fort, Lonely Planet* Avioni ulet përmes reve mbi Olbia në bregun verilindor të Sardenjës dhe anon mbi krahun e vet. Poshtë, në të majtë, është Mesdheu, një hapësirë e pafund bluje intensive. Pika të vogla mbi të tregojnë se varkat janë duke peshkuar siç kanë bërë prej shekujsh, duke sjellë gjahun e tyre në portet e vogla të bregut, që gjenden mes gji... more »

Misteri i flakës së përjetshme në rrëzë të ujëvarës

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 5 weeks ago
Për vite me radhë, shkencëtarët mendonin se flaka e përjetshme në rrëzë të një ujëvare në New York mbahej gjallë nga gazi që prodhohej vazhdimisht nga disa shkëmbinj të lashtë shumë të nxehtë. Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Indianës kanë zbuluar se shkëmbinjtë që gjenden nën Parkun e kontesë Chestnut Ridge nuk janë mjaftueshëm të nxehtë sa për të prodhuar këtë gaz, çka do të thotë se një tjetër proces ndikon në prodhimin e gazit që mban të ndezur flakën tashmë prej shumë kohësh, por ata ende nuk janë në gjendje të thonë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Zjarri i përj... more »

Shkretëtira me ngjyrë të kuqe

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 5 weeks ago
Shkretëtira Simpson, e njohur si Shkretëtira e Kuqe, ndodhet në Queensland të Australisë qendrore dhe është shkretëtira e katërt më e madhe në botë. Por ajo ka një pamje “jashtëtokësore” pasi ka ngjyrë të kuqe. Me një hapësirë prej 176.500 km2, përfshin disa nga dunat e rërës më të mëdha në planet, nga të cilat më e njohur është duna me emrin Big Red, lartësia e të cilës shkon në 40 metra.

Lumi me ujërat më të kulluara në botë

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 5 weeks ago
Lumi Verzasca, i gjatë plot 30 kilometra, ndodhet në Zvicër dhe njihet në gjithë botën për ujërat e tij të kristalta. Madje është kaq i pastër, saqë edhe nga një urë mund të duket fundi i tij, edhe pse ka 15 metra thellësi. Kështu që pa frikë mund të thuhet, se është ndoshta lumi me ujërat më të kulluara në botë!

Të udhëtosh në Valbonën e Bukur

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 5 weeks ago
Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore. Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore Kështu ka magjepsur edhe Catherine Bohn, duke bërë të dashurohet jo vetëm me Alfredin, djalin shqiptar, por sidomos me shkrepat e lëndinat, kthjelltësinë e ujit, freksinë e ajrit dhe mikpritjen e malësorve. Një udhëtim që ka nisur bukur jetën e ame... more »

Japan Cherry Blossom Dream Place

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 5 weeks ago
[image: japan-cherry-blossom-1] [image: japan-cherry-blossom-2] [image: japan-cherry-blossom-3] [image: japan-cherry-blossom-4] [image: japan-cherry-blossom-5] [image: japan-cherry-blossom-6] [image: japan-cherry-blossom-8] [image: japan-cherry-blossom-9] [image: japan-cherry-blossom-10] [image: japan-cherry-blossom-11] [image: japan-cherry-blossom-12] [image: japan-cherry-blossom-13] [image: japan-cherry-blossom-14] [image: japan-cherry-blossom-15] [image: Cherry Blossom Sunrise]

Një udhëtim drejt Gramshit dhe thesareve të pazbuluar ende

Lajmëtari Shqip at Reportazhe - 5 weeks ago
** *Pamje spektakolare e natyrës, një perlë e turizmit shqiptar * *LEDIA LLESHI * Zona e Gramshit është ndër më interesantet për relievin, natyrën që i ka falur bollëk dhe pasurinë që ruan të paprekur nga urbanizimi shkatërrues. E ndodhur në këmbët e Tomorrit, kjo zonë mund të cilësohet ndër perlat e Shqipërisë së Mesme që ka marrë pak vizitorë kjo si pasojë e mungesës së infrastrukturës. Por në këtë zonë ia vlen të lodhesh për të shkuar sidomos në maj ku natyra ka falur gjithçka dhe bukuritë janë një oaz për t’u larguar nga zhurma dhe tmerri urban. Në këtë zonë gjen bashkë natyrë... more »

0 comments:

Proudly Powered by Blogger.