KE publikon nesër raportin për statusin kandidat

by Shkupi Press  |  in Shqipëri at  10:08 AM

Dokumenti pritet t’u rekomandojë 28 vendeve anëtare dhënien e tij për Shqipërinë. Ambasadori italian: E meritoni plotësisht
Fatjona Mejdini

Komisioni Europian do të publikojë nesër raport-progresin për Shqipërinë, i cili pritet t’u rekomandojë vendeve anëtare të unionit dhënien e statusit kandidat për vendin tonë. Burime diplomatike bëjnë të ditur se ashtu si në dhjetorin e kaluar, KE do t’u kërkojë 28 vendeve të Bashkimit Europian dhënien e këtij statusi për Shqipërinë, pas tre herë dështimesh radhazi në këtë kërkesë. Ky raport do t’i dorëzohet palës shqiptare nga komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili në datën 4 qershor do të vizitojë Tiranën për të vijuar takimin e nivelit të lartë mes palës shqiptare dhe asaj të BE-së. Ndërkaq, dje ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, tha se Shqipëria e meriton statusin në Bashkimin Europian dhe se ka shpresa të mira që kjo të ndodhë në fundin e këtij muaji. Ai shprehu mbështetjen e Italisë në këtë proces dhe theksoi se pavarësisht vonesave në të shkuarën, Shqipëria do të arrinte ta kapte shumë shpejt këtë stacion në rrugën e gjatë të integrimit në Bashkimin Europian.
Vendimi
Kryeministri Edi Rama, në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar që Këshilli i Ministrave të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të vlerësojë dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë mbi bazën e progres-raportit të Komisionit Europian. Kjo, sepse sipas Ramës, ky raport tregon më së miri progresin real që ka bërë Shqipëria në lidhje me pesë prioritet e lëna detyrë për t’u përmbushur në këmbim të integrimit. Ky qëndrim i Ramës duket se vjen në një kohë kur siguria e qeverisë shqiptare për sa i përket rekomandimit për dhënien e statusit të vendit kandidat nga ana e Komisionit Europian është e madhe. Raporti do të publikohet nesër në Bruksel dhe ai do të dorëzohet nga vetë komisioneri për Zgjerim në Komisionin Europian, Stefan Fyle. Në këmbim të këtij raporti, Fyle do të marrë nga pala shqiptare dhe udhërrëfyesin i miratuar nga qeveria shqiptare një javë më parë, i cili detajon hapat që ekzekutivi, por edhe pushtetet e tjera do të ndjekin për sa i përket plotësimit të pesë prioriteteve. Po kështu, burimet bëjnë të ditur se Fyles do t’i dorëzohet dhe një platformë e veçantë antikorrupsion, e cila do të shprehë zotimin e plotë të qeverisë shqiptare në luftën kundër këtij fenomeni që konsiderohet ende problematik për Shqipërinë.
Italia
Ambasadori italian, Massimo Gaiani, u shpreh dje optimist për sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë në fundin e këtij muaji. Gjatë një aktiviteti të organizuar në Fier, me rastin e javës kombëtare të Italisë, ambasadori Massimo Gaiani tha se Shqipëria e ka merituar prej kohësh statusin kandidat në BE. “Jemi në muajin kur do të merret vendimi për statusin. Pavarësisht vonesës, Shqipëria do ta marrë statusin. Italia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë”, deklaroi ambasadori Gaiani.
“Lufta” me euroskeptikët
Fillimi i qershorit, intensiv për diplomacinë shqiptare
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e linjës për sa i përket çështjes së integrimit, ai i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe e Integrimit, Klajda Gjosha, do të vijojnë turin e tyre diplomatik në vendet euroskeptike, si Britania e Madhe dhe Franca. Kështu, Gjosha në datë 10 do të jetë për takime zyrtare në Londër në kuadër të paraqitjes së progresit të bërë nga Shqipëria këta muaj. Më pas ajo do të ndalet në Holandë, për të zhvilluar dhe aty takime me sfond nevojën e vendit për të marrë këtë status. Nga ana tjetër, më datë 12, Kryeministri Rama i shoqëruar nga dy ministrat do të zhvillojë një vizitë në Francë, ku pritet dhe një takim me Presidentin e këtij vendi, Fransua Holande.

1 comment:

  1. Jam vanessa nga Australia, ndihem shumë e bekuar në martesë pasi (DR Fady) më ktheu te burri im, i cili ishte ndarë prej meje për 11 muaj të mirë. Edhe pse e kam gojën kudo, nuk do të mjaftojë të falënderoj doktor Fadi për ndihmën e tij në jetën time. Burri im është ndarë prej meje prej 11 muajsh dhe unë kam dhimbje dhe agoni pa të. Kështu që kërkova kudo për ndihmë, por asgjë nuk funksionoi derisa e mora fjalën me Dr. Fady, me të cilin kontaktova në internet. I shpjegova situatën time dhe ai më premtoi se burri im do të kthehej tek unë brenda 7 ditëve për sa kohë që zemra ime ende rreh për Të. Unë besova në të dhe ai më përgatiti një magji dhe burri im më thirri siç tha doktor Fadi. Ai u lut dhe tha se kishte nevojë për mua dhe tani ne po jetojmë përsëri të lumtur për 3 muajt e fundit. Kushdo që lexon artikullin tim që ka nevojë për ndihmë duhet ta kontaktojë atë ... Email. drfady720@gmail.com.ose shtoni atë në whatsapp +2349039422406 për më shumë informacion

    Nëse kaloni diçka
    nën probleme ai është gjithashtu i përsosur
    (1) Dëshiron të kthehesh?
    (2) A keni gjithmonë makthe?
    (3) Dëshironi të merrni një promovim në zyrën tuaj?
    (4) Dëshironi që gratë/burrat të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë?
    (6) Dëshiron të jesh i pasur?
    (7) Dëshironi të lidheni me bashkëshortin tuaj?
    pergjithmone i joti?
    (8) A keni nevojë për ndihmë financiare?
    (9) A jeni mashtruar dhe dëshironi?
    i ktheni paratë e humbura?
    (10) Kuroni kancerin, HIV/AIDS, herpesin dhe të gjitha llojet e sëmundjeve
    (11) Ju dëshironi të ndaloni problemet martesore dhe divorcin
    (12) Lindja e fëmijëve
    (13) Thyerja e Garës së Gjeneratës
    (14) Gjetja e një pune
    (15) Mbrojtja shpirtërore
    (16) Kujdesi bimor
    (17) Divorci
    (18) Magjia e martesës
    (19) Magjia e shpërbërjes
    (20) magjia e parave
    (21) dashuri magjike
    (22) të mbeteni shtatzënë
    (23) Mbrojtja e kompanisë
    (24) Magji për problemet familjare
    (25) Problemet në proces gjyqësor
    Nëse keni nevojë ose dëshironi informacion rreth magjive të dashurisë ose parave, mund ta zgjidhni atë problem sot në zoom Temple

    ReplyDelete

Proudly Powered by Blogger.