DRITERO AGOLLI, “I PËRNDJEKURI I DASHURISË”

by Shkupi Press  |  in Letërsi at  2:55 PM

Shkruan: Sejdo Harka

Ballina e parë e librit të ri poetik, nga D.Agolli

Dritero Agolli, ky kollos i letrave shqipeose siç është quajtur ndryshe,”bardi” i muzës poetike shqiptare, kohët e fundit është thirrur edhe me një epitet tjetër të bukur,”i përndjekuri i dashurisë”. Me këtë emër tepër kuptimplotë e ka pagëzuar libri i tij i kohëve të fundit me poezi erotike, me të njëjtin titull, botuar nga njerëzit më të afërt të familjes, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjitha ato, që Driteroi ka bërë për njerëzit e tij më të dashur dhe modernizimin e kulturës e shoqërisë shqiptare. Dashuria dhe thjeshtësia, sinqeriteti dhe bujaria, kultura e gjerë dhe dituria, e kanë ndjekur dhe “përndjekur” tërë jetën poetin tonë të madh, Dritero Agolli. Ato i gjen në shpirtin e tij të pastër dhe në penën e tij të artë, në flokët e tij të bardhë dhe në zemrën e tij të zjarrtë, në ëndrrat e tij të bukura dhe në gojën e tij si mjalti, në mendimin e tij të kthjellët dhe në moralin e tij të lartë, në këngën e tij devolliçe dhe në gotën e rakisë, në brazdat e thella të ballit dhe këngët e dashurisë, në vrullin e rinisë dhe hapat e matura të pleqërisë…
Driteroi, si dhe Rumniu, është dhe do të mbetet shpirti i dashurisë njerëzore. ”Ngricat” shpirtërore, që çuditërisht edhe sot kërkojnë të mpijnë shpirtin e njerëzve të lirë, poeti ynë i madh kombëtar ka zgjedhur” t’i shkrijë” me një tufë të bukur poezish për dashurinë. Erotika e D.Agollit ka të veçantën e vet, mban brenda afshin e zjarrit dhe të ngricave të dashurisë, si asaj fizike dhe, kryesorja, shpirtërore. Në thellësinë e tyre gjallojnë lumturia dhe gëzimi, dhimbja dhe trishtimi, dilema dhe besimi, suksesi dhe dështimi, ëndërra dhe flijimi, shpresa dhe besimi. Poezitë e Driteroit për dashurinë janë shëmbëlltyra më e mirë e poezisë së sotme moderrne shqipe. Si vazhdues i traditës më të mirë kombëtare dhe botërore, ai krijoi një sistem të papërsëritshëm vjershërimi. I frymëzuar nga muza popullore dhe Naimi, nga Petrarka dhe Bernsi, nga De Rada dhe Poradeci, ai krijoi një sistem vjershërimi të ngjeshur me mesazhe, që kanë vlera universale dhe emocione të ngrohta, të cilat përflakin shpirtin e lexuesëve të të gjitha moshave dhe shtresave të shoqërisë. Dashurisë ai i këndon jo vetëm si emocion, por edhe si fuqi tokësore, që ndihmon dhe shndërron jetën vetjake dhe shoqërore. Dashuria konceptohet si produkt i harmonisë midis bukurisë shpirtërore dhe asaj trupore. Ajo është, njëkohësisht, dhimbje dhe kënaqësi, shqetësim dhe lumturi, ”robëri” dhe liri.
D.Agolli, siç shprehet dhe vet metaforikisht, në vjershën, ndoshta më të bukur të vëllimit,”I përndjekuri i dashurisë”, ndiqet dhe ”përndiqet” këmbakëmbës nga dashuria. Kudo që shkel, merr e dhuron dashuri dhe ” vret” e fshikullon urrejtjen dhe xhelozinë, dhunën dhe tradhëtinë. Heroi lirik i kësaj poezie, brenda të cilit gjallon edhe vetë poeti, e ndjen veten si ”i burgosur” i dashurisë, që vuan nën “prangat “ e saj. Atë s’e lodh as “dritarja e mbyllur”, as “qelia” e dashurisë, sepse në brendësinë e tyre fshihen lumturia dhe trishtimi, gëzimi dhe shqetësimi. Dashuria konceptohet si një “xhelat” i çuditshëm, që në vend që ta urresh, të bën ta puthësh e ta duash përjetë. Ajo, ashtu siç lind edhe mund të vdesë një ditë, por poeti dëshiron që ajo të jetë e përjetshme. Prandaj shkruan: ”Xhelatin e dua të vijë shpesh në ”qeli””, sepse “Të përndjekurit nga dashuria “i vjen mirë”.(fq.40).
Për Dritero Agollin dashuria është një ndjenjë e trazuar, brenda së cilës gjallojnë kënaqësia dhe shqetësimi, xhelozia dhe mirkuptimi. Ajo i ngjan një lumi të rrëmbyeshëm, që duke zbritur “rrëpirave” të dejeve, përflak zemrën dhe zbukuron shpirtin e njeriut. Kur krimbi i xhelozisë mollën e dashurisë ka përshkuar, zjarri magjiplotë i dashururisë “…drejt njeri-tjetrit i ka ngarë”. Dashuria është magji e dilemë, ”…më e vështira teoremë”(fq.6). Heroit lirik të D.Agollit dashuria nuk ia zëvendëson botën, por as bota nuk ia zëvendëson dot dashurinë. Për të dashuria dhe bota janë një dhe të pandarë, gjë që shprehet në vargjet: ”Pa ty, kjo botë do të lëvizte/ siç lëviz pa ngrohje një vagon”.
Driteroi, ashtu si dhe Naimi,të bukurën e identifikon me gruan. Konceptimi i tij për këtë nocion të estetikës përputhet edhe me atë të Platonit, i cili theksonte se bukuria është shkëlqim i së vërtetës. Për Agollin dashuria dhe e bukura janë në lidhje të përjetshme me njera-tjetrën. Ndërsa gruan e quan simbol të dashurisë dhe të ndjeshmërisë. Ndaj asaj i këndon: “E bukura, tokësorja, e thjeshta grua”(fq.11). Ajo, me sjelljen e saj, e bën burrin të vuajë shpirtërisht. Magjia e saj bën që ”…gjaku muret e aortës vrullshëm të godasë”(fq.11). Për poetin, gruaja ka vlera të pazëvendësueshme për familjen dhe shoqërinë. Prandaj, në shenjë dashurie dhe mirënjohjeje, shkruan: ”Të falënderoj që në sajen tënde marr frymë,/ të falënderoj që lulja s’mu tha nga një brymë”. Është kjo arsyeja që e nxitë heroin lirik “…t’i bëjë prangat thërrime”, kur “Mes mjergullës dhe ëndrrave të frikshme”, e dallon zërin e gruas së tij, që e thërret për ndihmë. Gruaja ka dalë nga “brinja e burrit”. Por, kur ajo doli në dritë, ”brinjët një nga një ia krisi burrit”. Prandaj për të shkruan: ”Sa dukesh ti në derë ,pranvera më hyn në shpirt,/ ndërsa shpirti më zhytet në pranverë”. Për poetin dashuria është një magji, që shpesh nuk i bindet arsyes: ”…kur e ndjek pas, ajo ikën,ndërsa kur i largohesh, ajo të ndjek pas hap pas hapi. Këtë magji të brendshme poeti e shpreh nëpërmjet vargjeve: ”Kur ikja larg, drejt teje vija;/ kur vija afër, ti ikje larg”. Dashuria, herë largohet si erë e ftohtë dhe herë rikthehet si afsh i nxehtë. Heroi lirik trembet nga largësia e acartë, ashtu siç trembet nga afria, që i bëhet çark.
Një tjetër poezi e bukur e këtij vëllimi është ajo me titullin ”Dashuria dhe jatagani”. Në themel të brendisë së saj qëndron ndeshja ndërmjet urrejtjes dhe dashurisë, paqes dhe luftës, lirisë dhe skllavërisë. Përmes personifikimit metaforik, dashuria i lutet Zotit ta shpëtojë ”Nga i ligu jatagan,/ ta shpinte larg kësaj bote këtë rrufjan”(fq.50), sepse ky lugat, në vend të dashurisë mbjell urrejtjen, ndërsa në vend të paqes luftën.
Në lirikat erotike të Driteroit ndërthuren bukur dukuritë natyrore me ato njerëzore. Mallin e dashurisë ai e derdh në vargje të tillë metaforikë, si ”Hëna brirët lan në lumë,/ ylli ujin spërkat”. Ndërsa i dashuruari nga malli ”sillet nëpër shelgje fillikat”. D.Agolli, jo vetëm si poet, por edhe si qytetar, e ndjen dhimbjen, që shkaktojnë divorcet e shumta, që po tronditin familjen e sotme shqiptare. Shkak për këtë dukuri negative të kohës janë bërë varfëria dhe pasiguria, grindjet dhe xhelozia, zbehja e dashurisë dhe tradhëtia, lidhjet e përcipta dhe paqëndrushmëria. Në natën e ndarjes, heroi lirik e quan veten”kalorës i mundur”, që rend në qiellin e turbullt, ku leckat e reve ”…e lidhin hënën si plagë”. Ndërsa Petrarka vuan dhimbjen e heshtjes së Laurës, Agolli ndjen trishtimin e ndarjes. Për të gruaja është e bukur si Perëndia e Greqisë së lashtë. Ai, siç beson te lëkundja dhe vdekja e dashurisë, beson edhe te ringjallja e saj, gjë që e shpreh nëpërmjet vargjeve metaforikë: ”…dhe bari derdh gjithë gjelbërimin/ dhe zogjtë derdhin këngë e ligjërim”.
Në këtë libër autori fshikullon ashpër edhe dukuritë negative të jetës bashkëshortore të ditëve të sotme, siç janë xhelozia e tepëruar dhe tradhëtia bashkëshortore. Sytë janë bërë jo vetëm simbol i dashurisë, por dhe i tradhëtisë. Tradhëtitë bashkëshortore poeti i quan ”gënjeshtra të bukura, që heshtin”, të cilat i sheh në ”zjarrin e syve të djallëzuar”. Në poezinë “Baladë malesh”, poeti fshikullon zakonin e vjetër të fejesave dhe martesave pa njohje të ndërsjelltë dhe me diferenca të mëdha moshe. Heroi lirik i kësaj poezie proteston ndaj këtij zakoni të keq, që dhunon dashurinë e lirë, si një e drejtë legjitime për çdo njeri. Ai s’e duron dot jetën e njomur me lotë dhe “…të lidhur këmbë e duar me zinxhirë”(fq.89). Në poezinë “Monologu i cinikut”, D.Agolli vë në lojë dhe demaskon ata, që me cinizmin dhe egoizmin e tyre, dhunojnë e shkelin mbi ndjenjën më njerëzore, siç është dashuria e vërtetë. Egoizmi dhe pabesia, cinizmi dhe paqëndrueshmëria, e zhveshin dashurinë nga virtyti dhe magjia, nga morali dhe vendosmëria për ta ushqyer atë cdo ditë. Driteroi, si dhe Naimi, s’e ndan dashurinë nga virtyti dhe morali. Për poetin tonë të sotëm: “Ka njerëz, që e ruajnë dashurinë, gjersa bëhen pleq”, siç ka edhe të tjerë, që fatkeqësisht ”…të dashuruar qëndrojnë vetëm një muaj”.
Konceptimi I Driteroit për të bukurën, gruan dhe dashurinë, shpesh përputhet edhe me atë të lirikut të madh simbolist francez, Sharl Bodler, i cili në poezinë ”Himni i dashurisë”, i drejtohet asaj me vargjet: ”O bukuri…/ti mban në dritë të syrit zjarr dhe dëborë /… Ti mbjell paqe dhe mjerim, si asnjë e dytë”.
Së fundi, mund të themi, se Dritero Agolli është dhe do të mbetet jo vetëm një prozator i papërsëritshëm , por dhe një poet lirik brilant. Nëpërmjet poezive të tij, shumica e të cilave ka marrë ngjyrat e një hiti të bukur poetik, ai përçon te lexuesit mesazhe të ngrohta për jetën dhe dashurinë, për ëndërrat dhe lirinë, të cilat e bëjnë njeriun me krahë e të lumtur.

Tiranë, maj 2014


1 comment:

  1. Jam vanessa nga Australia, ndihem shumë e bekuar në martesë pasi (DR Fady) më ktheu te burri im, i cili ishte ndarë prej meje për 11 muaj të mirë. Edhe pse e kam gojën kudo, nuk do të mjaftojë të falënderoj doktor Fadi për ndihmën e tij në jetën time. Burri im është ndarë prej meje prej 11 muajsh dhe unë kam dhimbje dhe agoni pa të. Kështu që kërkova kudo për ndihmë, por asgjë nuk funksionoi derisa e mora fjalën me Dr. Fady, me të cilin kontaktova në internet. I shpjegova situatën time dhe ai më premtoi se burri im do të kthehej tek unë brenda 7 ditëve për sa kohë që zemra ime ende rreh për Të. Unë besova në të dhe ai më përgatiti një magji dhe burri im më thirri siç tha doktor Fadi. Ai u lut dhe tha se kishte nevojë për mua dhe tani ne po jetojmë përsëri të lumtur për 3 muajt e fundit. Kushdo që lexon artikullin tim që ka nevojë për ndihmë duhet ta kontaktojë atë ... Email. drfady720@gmail.com.ose shtoni atë në whatsapp +2349039422406 për më shumë informacion

    Nëse kaloni diçka
    nën probleme ai është gjithashtu i përsosur
    (1) Dëshiron të kthehesh?
    (2) A keni gjithmonë makthe?
    (3) Dëshironi të merrni një promovim në zyrën tuaj?
    (4) Dëshironi që gratë/burrat të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë?
    (6) Dëshiron të jesh i pasur?
    (7) Dëshironi të lidheni me bashkëshortin tuaj?
    pergjithmone i joti?
    (8) A keni nevojë për ndihmë financiare?
    (9) A jeni mashtruar dhe dëshironi?
    i ktheni paratë e humbura?
    (10) Kuroni kancerin, HIV/AIDS, herpesin dhe të gjitha llojet e sëmundjeve
    (11) Ju dëshironi të ndaloni problemet martesore dhe divorcin
    (12) Lindja e fëmijëve
    (13) Thyerja e Garës së Gjeneratës
    (14) Gjetja e një pune
    (15) Mbrojtja shpirtërore
    (16) Kujdesi bimor
    (17) Divorci
    (18) Magjia e martesës
    (19) Magjia e shpërbërjes
    (20) magjia e parave
    (21) dashuri magjike
    (22) të mbeteni shtatzënë
    (23) Mbrojtja e kompanisë
    (24) Magji për problemet familjare
    (25) Problemet në proces gjyqësor
    Nëse keni nevojë ose dëshironi informacion rreth magjive të dashurisë ose parave, mund ta zgjidhni atë problem sot në zoom Temple

    ReplyDelete

Proudly Powered by Blogger.