ENKELEJDA K. TAHIRI: “…VAZHDOJ TË JEM VATRA E VENDIT TIM!” -Simbolika e dy librave me poezi-

by Shkupi Press  |  in Libri at  8:53 AM

Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë

ENKELEJDA K. TAHIRI:


1.

Ndryshe nga autoret tjera, për të cilat kam shkruar më parë rreth botimeve të tyre, me Enkelejda  Tahirin nuk më lidhë vetëm krahina, nga e kemi prejardhjen, pra Malësia e Gjakovës (Tropoja), por edhe gjaku, nga nëna ime e gjyshi i saj. Kuptohet, pra, se kështu e kam njohur atë që në vegjëli e rini edhe pse këta  15 vitet e fundit nuk jemi takuar asnjëherë, pasi jeton në Bruksel të Belgjikës. Megjithatë, fakti  i përmendur më sipër,  nuk e shton ose “smadhon” aspak vlerësimin e shkurtër, që po i bëj këtu krijimtarisë poetike të saj, konkretizuar me dy libra.
Është  bijë  e psikologut e pedagogut të njohur, prof. Kolë Tahiri dhe ka lindur në vitin 1977. Pas shkollës fillore e 7-vjeçare, përfundoi Gjimnazin “Qemal Stafa” të kryeqytetit Tiranë. Në vazhdim, kur u vendosën familjarisht në Bruksel, më 1997, ndoqi e përfundoi atje degën e psikologjisë. Një vit më vonë u diplomua, po aty, për Master Ekzekutiv në Marketing e Publicitet, në Shkollën e Lartë të Biznesit të Salvay-it.
 Qyshë në vitet e shkollës së mesme lexonte libra artistikë dhe, ndoshta, kjo gjë ishte shtysa e parë për të thurur poezi, pa harruar që dhe motra më e madhe se ajo, Valbona kishte shkruar poezi të bukura, në periudhën shkollore. Poezitë e para, Enkelejda i publikoi në shtypin e kohës, në gazetat “Drita e “Zëri i Rinisë” dhe në “AKS”. Në këtë prirje drejt letërsisë e ndihmuan edhe gjuhët e huaja, si anglishtja, italishtja e frëngjishtja, të cilave iu përkushtua me zell të veçantë.
Me mbështetjen e Fondacionit “Soros”, që vepronte në Tiranë, kur ishte në moshën 18-vjeçare, ajo i përzgjodhi poezitë më të mira të saj, në vëllimin me titull “Nga dejet e së panjohurës”, të cilin e publikoi Shtëpia Botuese “Marin Barleti”. Në atë kohë, punoja në gazetën “Mësuesi” dhe, ashtu si për krijues tjerë të rinj, botova një shënim të shkurtër informues, për këtë libër të parë të Enkelejdës. Pasi bëri një “pushim” relativisht të gjatë, pra nëntë vjet më vonë, ajo u paraqit para lexuesve me librin e dytë të saj, “Unë jam ajri yt”(Tiranë, 2006), tashmë nga Shtëpia Botuese “Globus”.
Që nga ajo kohë, ajo sikur ka heshtur në publikimet e ndjeshmërive poetike, pra nuk ka botuar ndonjë libër tjetër. Megjithatë, nuk besoj se nuk ka poezi të tjera në dorëshkrim, që i mban “sekret”. Ndoshta, një ditë Enkelejda do t’i publikojë ato në vëllimin e tretë, tashmë me  një pjekuri më të madhe, si artistike, por dhe me përvojë nga jeta e saj.


Ballinat e para të dy librave…

2.

Tani, kur u ndala shkutimisht në udhën e botimeve poetike të Enkelejda Tahirit, po u flas pak për librin e parë, “Nga dejet e së panjohurës”. Siç dihet, objekt i poezive të autorëve të rinj janë njerëz dhe dukuri të zakonshme, duke nisur nga e afërta dhe duke shkuar  te  më e largëta, me temë ngjarje të karakterit më të përgjithshëm. Pra, kështu ka vepruar edhe kjo poete. Për këtë gjë flet pikërisht poezia kushtuar njeriut më të afërt dhe të dashur të jetës, nënës. Ja, si shprehet ajo, në pak vargje, duke e ndjerë veten pjesë të pandarë të qenjes së saj: “Sytë e lodhur/ kanë shkëlqim të brendshëm,/ që vezullon tek unë;/ e ndiej që është lidhur/ pazgjishmërisht me mua…”. Ndërsa për motrën më të madhe se veten, kur ajo ka hedhur vellon e nusërisë, shkruan me mall dhe emocion: “Kisha aq shumë fjalë/ e s’munda,/ s’thashë dot asgjë!/ Ndër pikat e lotëve/ i thoja “lamtumirë”,/ asaj pjesës sime…”(“Për ty, Bona”). Po shumë herë më e dhimbshme është ndarja përgjithnjë me dajon, vëllain e mamit të vet, në një moshë mjaft të re të tij: “Dhimbja më mbante për krahu,/ lotët gërmonin kanale/ në fytyrën e vrarë./ Vdekja të qeshi turpshëm/ dhe të mori zemrën në një kuti të qelqtë,/ gozhduar dhe katër mure të drunjtë/ dhanë laumtumirën e fundit…”(“Niko-s”).
Më tej, faqe pas faqeje, vërejmë se mendimi figurativ i poezive të kësaj autoreje bëhet gjithnjë e më i thellë. Përgjithësisht, siç është dukuri e kësaj moshe, ato ngërthejnë melankoli e trishtim të lehtë, por dhe përshkohen nga tone optimizmi për jetën.  Për këtë flasin poezi të tilla, si: “Fjalët e pathëna dhe pika e shiut”, “Ndjesi”, “Gjurmët e akullta”, “E plogësht është zymtësia”, “Largësi”, “Malli për ty po më mbyt”, “Rënja e yllit”, “Shembja e ëndrrës” dhe”Dritë-hije”. Te poezia “Ëndërr” shkruan: “Ndër pikat e lotëve notoja e pashpresë,/ detin e pija me një frymë,/ një mal e ngrita me gisht!…”. Ndërsa ndryshon përmbajtja e poezive  tjera, si “Drejt së kaltrës”, “Zemra e lotit të qeshur” e “Nën qerpikët e tu” dhe te poezia “Vegim” shprehet: “Drita më therret,/ ajo më joshë,/ mundohem ta arrij./ Prit, dua të vij,/ dua të vij te ti!”. E, kështu, mund të sillnim dhe shembuj të tjerë.

3.

Ndoshta, për shkak të largësisë nga Shqipëria, kjo poete e botoi vëllimin e dytë, “Unë jam ajri yt” disa vite pas të parit (Tiranë, 2006). Redaktor është poeti i njohur, dr. Ndoc Papleka, i cili ka shkruar  dhe hyrjen. Aty janë tubuar 124 poezi, të pandara në cikle. Sigurisht, tematika e tyre është e larmishme dhe, ashtu si mërgimtaret e tjera, shkruan me mallëngjim për vendlindjen. Ajo  thotë se asnjëherë nuk do të shkëputet prej saj dhe se do ta mbajë gjithnjë në zemër atë: “Jam kaq larg vendit tim/ e brenda meje digjet një copë e mallit për tokën,/ si një zjarr i heshtur…” dhe më tej: “Jam e lumtur që vazhdoj të jem/ vatra e vendit tim”(Poezia “Ngrohtësia e kujtimeve”). Ndërsa në poezinë “Vjeshta në qytetin tim”, me mall të pashuar, e sjell në kujtesë kryeqytetin tonë, të cilin e ka lënë prapa, vite të shkuara: “Gjethet konvertohen në Tiranë,/ vetëm atje ato dinë të vyshken e të mbushin rrugët/ me fëshfëritjen e tyre./ Pemët atje flasin vetëm shqip/ e, këtu kaq larg, vetëm unë di t’i kuptoj,/ të ndiej mërmërimat e tyre”.  Nostalgji të tilla lexojmë edhe te poezitë “Vendi i shqiponjave”, “Larg vendit tim”, “Deti është i imi” etj.
Por kjo autore ishte mjaft e shqetësuar edhe për fatin e Kosovës martire, ku bashkatdhetarët e saj luftonin për lirinë dhe pavarësinë e grabitur nga pushtuesit serbë: “Dy gishtat u ngritën lart/ dhe po kaq shpejt u thyen!/ Gjithë kjo hakmarrje, që pushton dhe trupin,/ a do të mundet, vallë, të shuhet?!” (Poezia “Çast lufte, në Kosovë”).
Gjithashtu, në këtë libër Enkelejda i rikthehet temës së poezive për njerëzit e dashur të saj. Duke kujtuar gjyshen, shkruan me mallëngjim: “U largove…/ për të na lënë me mallin e mirësisë,/ që aq natyrshëm të buronte”. Ndërsa kujtimi e çon edhe te tezja e vet, atje në qytetin e Durrësit, ku ajo humbi përgjithnjë bashkëshortin e saj: “Në puthjet e përmalluara/ reflektohej gjithë emocioni i humbjes së papritur…/ por ai përqafim do të ngelet mes syve të mi/ për të më kujtuar mallin tënd” (Poezia “Për Ketin”).
Sigurisht, kjo poete e re ka në tematikën e poezive të saj edhe atë kushtuar dashurisë njerëzore. Në njerën prej tyre, nga e ka titullin ky libër, lexojmë: “Diku në një breg të vetmuar/ do të gjesh aromën time…/ Gjithë ajri aty do të buzëqeshë/ e do të përkëdhelë./ Ajri është ekzistenca ime” ( “Unë jam ajri yt”). Poezi të tilla domethënëse  janë edhe “Harkimi i syve”, “Është tepër vonë, tani”, “Revolta e braktisjes”, “Natën e mirë dhe për sonte” etj.
Nuk e di mirë se çfarë do të mendojë Enkelejda për këto radhë dashamnirëse , që u kushtova dy librave të saj me poezi. Po, për një gjë jam plotësisht i sigurtë, që ajo asnjëherë nuk do të shkëputet prej kësaj bote të magjishme të krijimtarisë, ashtu si dhe nuk do ta harrojë kurrë vendlindjen, që  i solli frymëzimin e parë poetik dhe që përherë ia mban të ndezur mallin e dashurinë e madhe, për të.


Tiranë,  30 maj 2014

Related Posts

1 comment:

  1. Kthejeni burrin ose të dashurin tuaj nga gruaja tjetër pas divorcit ose ndarjes.. Edhe nëse situata juaj duket e pashpresë.. Sapo e ktheva burrin tim me ndihmën e dashurisë së vërtetë të magjisë, Burri im më la për një grua tjetër, kjo ishte vetëm një viti i martesës sonë. Gjëja më e dhimbshme ishte se isha shtatzënë me fëmijën tonë të parë. Unë doja që ai të kthehej. Bëra të pamundurën për ta rikthyer, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë ta ktheja për shkak të dashurisë që kisha për të, e pyeta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar i cili mund të më ndihmonte ta nxirrja në mendje që ta ktheja, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. I dërgova një mesazh magjistarit të quajtur DR Fady dhe ai më siguroi se nuk kishte probleme dhe se gjithçka do të jetë në rregull brenda 24 orëve. Ai magjepsi dhe çuditërisht 24 orë më vonë më thirri im shoq. Isha shumë i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që kishte ndodhur. Ai donte që unë të kthehesha tek ai. Ai gjithashtu tha se më donte shumë. Isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai. Kështu filluam të jetojmë sërish të lumtur bashkë. Falë DR fady. Nëse jeni këtu dhe i dashuri juaj ju thotë jo, ose burri juaj u transferua te një grua tjetër, mos qani më, kontaktoni DR Fady për ndihmë tani.. Ja kontakti i tij..WhatsApp ai: +2349039422406, Email: DRfady720@gmail. com.

    ReplyDelete

Proudly Powered by Blogger.