Mbi romanin e shkrimtarit Nasi Lera “Të gjallë dhe të vdekur”

by Shkupi Press  |  in Libri at  6:28 PM

Nga Rudolf Marku

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, “Të gjallë dhe të vdekur”, përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.
Romani të trondit me natyrshmërinë e vet paradoksale; është tragjik, edhe pse i shkruar poetikisht; me skena makabre, por pa e humbur besimin te njeriu; nostalgjik, ndonëse ngjarjet janë ato të më të fundit, që shpeshherë i lexojmë në gazetat e ditës. Dy muaj pasi e pata lexuar romanin e Nasi Lerës, në kanalet televizive raportohej për ngjarjet për të cilat flet ai. Oskar Uajlldi pat paralajmëruar se, ashtu si arti imiton jetën, po ashtu edhe jeta imiton artin e vërtetë.
Jeta shqiptare ka për t’i imituar kokëfortësisht, për një kohë të gjatë, sidomos librat si romani i Nasi Lerës, që flasin përmes imagjinatës dhe kujtesës, për zhgënjimin dhe brutalitetin, për neverinë ndaj politikës dhe politikanëve, për absurdin e dramave ballkanike dhe për butësinë e përhershme të shpirtit njerëzor.
“Të gjallë dhe të vdekur” është ndër romanet më të bukur dhe më seriozë që kam lexuar deri më sot. Dramaciteti që mbart ai është i natyrshëm e, kësisoj, i besueshëm. Mbyllja e romanit sjell një fllad besimi dhe mirësie, por njeriu i mirë shqiptar jeton përballë një force të papërballueshme të së keqes, e cila do të shkatërrojë çdo gjë, Njeriun dhe Natyrën, kafshët dhe peizazhet, madje do të përdhunojë edhe vetë vdekjen dhe të vdekurit.
Pohimi i njërit prej personazheve se “të gjithë e ndiejmë veten të dënuar duke qenë të lirë të shkojmë ku të duam”, është edhe piktura më e hidhur, por dhe më e vërtetë e realitetit të sotëm.”

Mbi autorin
Nasi Lera lindi në Korçë. Si shkrimtar ka tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës për nivelin e lartë artistik.të novelave dhe të tregimeve të tij. Ka botuar këto vëllime me tregime: “Bora e fundit”, “Era e pishave”, “Nisemi djema”, “Ditë nga ky shekull”, “Sytë e dashurisë”, “Treni ecte drejt dëborës”, “Duaje emrin tënd”, “Ulërima e heshtur”, si dhe romanet: “Gjaku i prillit”, “Të jetosh kohën”, “Orët e qytetit të vogël”, “Balada e vetvetes”, “Nata e premierës”, “Ngjallja e diktatorit”, “Ana Zh.”, “Njeri pa stinë”, “Sytë e Sofisë”. “Të gjallë dhe të vdekur” është romani i tij i dhjetë.
Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e shkrimtarit zënë përkthimet e autorëve novelistë më të mëdhenj botërorë.


“Trilogjia e Nju Jorkut”, Paul Auster
Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë …Tre romane: Qyteti i qelqtë; Fantazmat; Dhoma e kyçur, të botuara fi llimisht më vete, më pas të përmbledhura në një vëllim të vetëm, që tashmë konsiderohet një nga klasikët e letërsisë bashkëkohore amerikane. Libri që e bëri Paul Auster-in të njohur, si një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë së sotme botërore. Duke përdorur mjeshtërisht formën klasike të romanit dedektiv, të organizuar rreth një misteri që duhet zbuluar, Paul Auster krijon një Nju Jork të tijin fantastik, ku personazhet, në vetminë e tyre, vihen të zbulojnë disa prej të vërtetave të jetës njerëzore.

“Fraktalet e shqipes”, Ardian Vehbiu
Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë, kthimin e institucioneve fetare në shoqërinë civile, hapjen ndaj botës, ekonominë e tregut, amerikanizimin, demokratizimin dhe populizimin. Fushat e forcës që kushtëzojnë pamjet e shumëllojshme të shqipes së sotme mund të jenë të pakta e të përcaktuara mirë, por vetë format që kërkon të marrë ligjërimi publik, në luftë me kufizimet e standardit nga njëra anë dhe rivendikimet dialektore nga ana tjetër, nuk mund të kontrollohen më sipas parametrave sanksionuar në vitin 1972.

“Shtatëzënia dite pas dite”, Susan Magee, Kara Nakisbendi
E vështirë nuk do të thotë se dot pendohesh që ke mbetur shtatëzënë. E vështirë nuk do të thotë se nuk do të bëhesh një nënë e shkëlqyer. Shtatzënia është e mrekullueshme: shumë e mrekullueshme. Gjithashtu është e mbushur me gëzim, kënaqësi, argëtim, çiltërsi dhe po: është e vështirë.

“Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri”, Nilo Borgia
Nëse Himara e shek. XVIII gëzon privilegjin të jetë përshkruar gjatë periudhës historike të tranzicionit të vështirë kulturor dhe fetar, kjo u detyrohet misionarëve bazilianë që punuan aty, por edhe historianit që disa shekuj më vonë e ringjalli veprën e tyre të jashtëzakonshme.

“Historia e Turqisë”, Erik Zurcher
Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të shtetit e shoqërisë. Libri fillon me krijimin e lidhjeve më të ngushta me Europën dhe me ndryshimet në shekullin XIX.

Fjalë të mençura
 Shushatja është fillimi i njohjes - Khalil Gibran
Nëse dukem i hutuar, kjo është sepse po mendoj -Samuel Goldwyn
Është iluzion i pastër të mendohet se një opinion që kalon nga shekulli në shekull, nga brezi në brez, nuk mund të jetë plotësisht i rremë - Pierre Bayle
Eshtë gjithmonë diçka e dyshimë rreth një intelektuali në anën fituese -Vaclav Havel
Nëse nuk ka Zot, çdo gjë është e lejuar - Fjodor Dostojevski
Librat që gjithkush i admiron janë ato që askush nuk i lexon - Anatole France
Arritja e më e rëndësishme e misioneve Apollo ishte demonstrimi se njerëzimi nuk është përgjithmonë i lidhur me këtë planet dhe se vizionet dhe mundësitë tona janë të pakufizuara - Neil Armstrong
Njeriu i cili kurrë nuk ka bërë gabim kurrë nuk ka provuar gjë të re-  Albert Einstein
Do të parapëlqeja të isha i pari në fshat sesa i dyti në Romë - Jul Qezari
Koha ndryshon çdo gjë; nuk ka asnjë arsye përse gjuha duhet t’i shpëtojë këtëj ligji universal - Ferdinand De Saussure

0 comments:

Proudly Powered by Blogger.