GëZIM AJGERAJ
-Brahim (Ibish)
AVDYLI është krijues i mirëfilltë, studius dhe veprimtar i dalluar i mërgatës
shqiptare. Ne, në radhë të parë, duam tu përshëndesim.
-
Edhe
unë ju përshëndes juve që muarët këtë guxim, pastaj të gjithë mërgimtarët dhe
opinionin e gjërë mbarëshqiptar!
-Jeni në mërgatë,
kryesisht në Zvicër. Punoni mjaft: letërsi, publicistikë, shkencë, etj. Si mund
t’i lidhni këto gjëra?
-
Mërgata
është e lidhur ngushtë me fatin e hidhur të të qenit shqiptarë. Të jesh
shqiptar në mërgatë, në njëfarë mënyre, do të thotë të jesh edhe i përbuzur.
Çdo ditë të bie ndonjë rastësi, që një njeri bie ndesh me ndjenjat tuaja dhe me
vet argumentet që i jep. Të kujtosh thënien e dijetarit Dhimitri Pilikës, i
cili, në veprën voluminoze “Pellazgët,
origjina jone e mohuar” thotë: “Shqiptarët
janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të vjetër të Evropës… Pellazgë,
ilirë, arbër, alban, shqiptar, janë pesë emra të ndryshëm, por që bartin të
njëjten vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandërprerë…”.
Kjo do të thotë shumë. Bota ku jetoj e përplasem, mërgata dhe Zvicra, pra
Evropa dhe Bota, nuk e përfillin sa duhet kombin shqiptar, sepse përpara nesh
vrapojnë serbët, sllavët, bullgaro-maqedonët, grekët dhe turqit. Ne jemi
shqiptarë dhe me krenari i mbrojmë të dhënat tona. Ne përpiqemi ta themi të
vërtetën, sado e hidhur që të jetë ajo. Opinioni i gjërë dhe botëror nuk i
pranon këto argumente apo rrëfime artistike dhe publicistike. Ndonjëren, me
vështirësi të mëdha e pranon, ndërsa shkencën tonë pothuajse nuk e pranon.
-
Këto
argumente, të cilat vinë nga gjeneza e popujve, përpiqemi t’ua japim në
dorë, nga leximet e vjetra, nga shkencat, që janë të mbuluara me pluhur, por që
ne i shfletojmë për t’i argumetuar interpretimet tona. Ndërsa rrëfimet tona
artistike, qoftë prozë, poezi, dramë, etj, përpiqen të thonë diçka nga
aktualiteti; përpiqen t’i japin përjetimet më të zgjedhura e të hidhura të
bashkëkohësisë, apo edhe nga e kaluara. Mërgata shqiptare është mbushur me këto
trauma, me dhembje, me përplasje, me konfrontime, me vetmi, me përbuzje, me
ironi, me injorim, me mendimet, me mall të pashuar, etj. Kur shkruajmë diçka,
është kthimi jonë në Atdhe, në mënyrë simbolike; është kthimi i jonë i befasishëm
në tryezën e ditëve. Ndonjëherë, mbetemi jashtë lojës, për arësye të ndryshme.
Ndonjëherë, kthehemi në qendër të vemendjes. Pothuajse jam kudo. Jam anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK);
anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Zvicrës (AdS); anëtar i Shoqatës së
Krijuesve Shqiptar të Zvicrës (SHKSHZ); anëtar i Kryesisë së Lidhjes së
Shkrimtarëve të Mërgatës (LSHM); delegat
i Kuvendit Shqiptar të Zvicrës; etj. etj…
-
Bëj
përpjekje që ti ndërlidhë më së miri këto aktivitete dhe shkrime, sado që janë
në një shtrirje të gjërë, qoftë në gjini të ndryshme, qoftë në gjerësinë e tyre.
Mendoj se po bëj një punë të madhe, pa asnjë fjalë, qoftë në publicistikë,
letërsi, artikuj shkencorë, etj. Besoj se i lidhi ato...
-Ka kohë që nuk e
keni dhënë një intervistë në shtyp. Pas sa kohësh, më në fund, e keni pranuar.
Ju jeni shkrimtar i mirëfilltë, publicist e shkencëtar. Më pare, nuk e dime pse
i keni ndërprerë intervistat. A mund të na e thuani këte?
-
Atëbotë,
kur i ndërpreva intervistat, kam qenë në parti politike. Kjo është UNIKOMB-i. Unë,
kurdoherë jam përpjekur për çështjen e përgjithshme shqiptare. Ju i dini këto
gjëra, madje prej vitit 1981. Sa i përket kësaj partie, mendoj se UNIKOMB-i ka
bërë çmos të thotë fjalët e veta për tërë kombin shqiptar...
-
Pastaj,
ne u bëmë krah i luftës çlirimtare të Kosovës e gjetiu, sepse populli shqiptar
në trojet e veta etnike nën Jugosllavinë ishte shtypur tmerrshëm, deri në
asgjësim. Kjo dihet…
-
Erdhi
Marrëveshja e Rambujesë. Unë e pashë karakterin e saj dhe i ndërpreva daljet
publike. Me dhembje iu përvesha krijimtarisë, publicistikës dhe shkencave, aq
sa kishte mundësi...
-
Shumica
e këtyre veprave është përmbysur me PC; është vjedhur e plaçkitur, si psh.
libri i shkrimeve politike në dy vëllime, nga duart e redaktorit Akademik Prof.
Dr. Bedri Dedja, e të tjera, apo ka mbetur pa u botuar. Jeta ime eci nëpër
traumet e fatkeqësisë, të cilat sot duhet të shkojnë njëherë e përgjithmonë
larg meje. Nëpër të gjitha këto, veprat e mia, sa janë botuar deri më tani, kanë
mjaft porosi, sepse këtë çështje e kanë veprat si cilësi, përgjithësisht. Shkrimtari
shkruan mbi diçka të veçantë dhe këte e përjeton si veçanti. Dëshiron t'u thotë
lexuesve çka duhet të bëjnë, respektivisht çka nuk duhet të bëjnë...
-
Unë
i pata ndërprerë intervistat, sepse nuk kisha se çka t'u them, por tërthorazi, d.m.th.
me alegori, me simbolikë, me metafora, etj., në përgjithësi, përmes letërsisë. Gazetarët
dhe gazetat, të themi shkurt, kishin
kaluar “përtej Akerontit”. Unë isha kudo; pare tyre e nëpër botë; por nuk më
shihnin dhe nuk dëshironin të dijnë më shumë, vetëm ato që i kishin nëpër duar...
-
Megjithate,
unë u dhashë disa vepra. Ato duhet t'i lexojnë dhe t'i kuptojnë, sepse kanë
mjaft rëndësi…
![]() |
| GËZIM AJGERAJ |
-Ndër shumë
përmbledhjet poetike, prozë, dramë, artikuj, artikuj shkencorë, publicistikë,
etj. prap iu keni kthyer intervistës. A mund të na e sqaroni këtë punë?
-
Ka
disa arësye personale, psh. kam pasur një “fatkeqësi” fatale, e cila ka zgjatur
tetë vite, derisa u mjekova dhe arrita të flas, por edhe arësye të tjera, pro e
cotra, siç i thonë. Unë nuk kam dashur t'u kthehem intervistave. Ishte koha kur
kam shkruar më shumë e kam lexuar deri në pafundësi. Për disa arësye jam
nxjerrë nga bota e komunikimit. Koha ka lëvizur me zhdërvjelltësi dhe gjërat na
janë kthyer prapë te fillimi, por në formë tjetër. Meqë gjërat janë kthyer
prapa, edhe na kanë shtypur me pahir. Kjo nuk mund të durohet lehtë, prandaj
kam folur me veprat e mia. Tani, bota e ka bërë veshin e shurdhët. Është koha
të merret vesh kush kemi qenë; kush jemi dhe kah do të shkojmë. Prandaj, po ua
themi një pjesë të vërtetës, edhe me gojë, që mundësisht, të dalë e vërteta.
-Vitin e kaluar,
dikund në nëntor apo në dhjetor, e keni botuar një dramë, relativisht të madhe.
Ne i kemi shikuar veprat tuaja dhe biografinë. Na intereson të dimë, si e keni
shkruar dhe botuar këtë dramë?
-
Po , e kam botuar me mjaft vështirësi, pasi nuk më
ndihmoi askush dhe kisha mbetur pas fatkeqësisë sime, me pak të holla. E kam
shkruar një dramë të veçantë. Ka një temë historike, që nxitet nga aktualiteti.
-
Kjo
nuk është drama e parë që e kam shkruar, por është drama e parë që e kam
botuar. Kam edhe drama të skicuara, drama të tjera në redaktim, etj. të cilat,
duhet të presin botimin për arësye financiare.
-
Drama
e pare e gatshme, “Gremina”, është marrur apo është djegur nga autoritetet
serbe apo është marrë prej ndonjërit të Njësisë Speciale të Beogradit, me
rastin e rënies së njësitit të Morinës, ku ishte vëllau i im, Sadri Avdyli,
“Baca i Maleve”, Komandant i Morinës. Shtëpia ime ishte bazë e UçK-së. është djegur biblioteka, me të gjitha dokumentet e vlershme
të arkivit; dokumente të shtëpisë dhe fotografitë. Pa mbaruar lufta jam futur
ilegalisht në Morinë, për ta parë vendin zbrazët, me të gjitha dhimbjet e mëdha
të Atdheut e humbjet e luftës; shtëpitë e djeguara e strehimoren nëntokësore,
nën dysheme, ku ka qenë dhoma e ime e fjetjes.
-
Kisha
vështirësi të mëdha të shkoi deri te shtëpia ime; prej ushtarëve dhe njësive
speciale të milicisë; rrezikun e minave të shumta nëpër kalime, fushë e mal,
anë e përtej. Arrita që ta shoh Morinën, ashtu të robëruar; të shkatërruar; të
humbur; dhe shtëpitë e djeguara rrafsh me tokë. E pashë si e kishin gjetur
stehimoren nëntokësore; si i kishin djegur mjaft vepra, madje e kishin lënë një
shufër të gjatë e të trashë hekuri, në gropën e djegur. Nuk e di çka kanë
djeguar apo marrë me vete. Në mesin e tregimeve, prozës e poezisë, me 500 faqe
të formatit A4, d.m.th përafërsisht 1000 faqe të botuara, kanë qenë dy romane, prej
të cilave “Mjegulla…” i ka patur dy vëllime...
-
Këtë
dramë, e kam botuar në vrazhdën e veprave të mia, edhe pse disa më kanë humbur,
dëmtuar, djegur apo marrë nga armiqtë e përbetuar të kombit tonë, pra kombit
shqiptar, që nuk e ka krijuar ende “të lire” atdheun e vet, apo nuk e lejojnë
të krijojnë një atdhe të tillë, për tërë terrtorin autoktonë të shtrirjes së
tij. Janë edhe disa vepra të miat që
janë dërguar direkt në Beograd …
-
Kështu
është fati i ynë: ndjekje, përndjekje, ndjekje me zjarr e flakë, edhe nëpër
botën perëndimore, dhe të tendosur, e cila, ka qenë më shumë e orientuar kundër
atyre që i ruajnë me shpirt ato që i kanë sjellur nga bota tjetër, për t’i lënë
para jush.
-
Mendoj
se tani e kam botuar një vepër tjetër, dramën, që thotë shumë prej vetes…
-çka u ka shtyrë të
shkruani një dramë në një temë tillë?
-
Në
realitet, duke e parë me kohë se çështja e gjithëmbarshme e shqiptarëve nuk
ka gjasa reale të kuptohet, dhe nuk kuptohet drejtë; madje nuk ka gjasa të
shqyrtohet drejtë dhe të zgjidhet drejtë; duke e vërejtur edhe se për çfarë
arësye lihet kontretisht kështu, si p.sh. na mbetet ne “kombësia kosovare”,
edhe pse 80% jetojnë shqiptarë, pra ilirë, d.m.th. konkretisht dardanë, në këtë
tokë shqiptare autoktone; etj. e pashë të arësyeshme se është e domosdoshme që
bëja një dramë televisive, në kuadrin e disa dramave të mia dhe skenarit, që
edhe ato i kam të hartuara apo të skicuara dhe pëpunohen më tej, por ia lash
kohës dhe kushteve të mia, edhe prozën, të pëpunohen e të botohen më vonë.
-
Kjo dramë televisive e mbërthen këtë temë
madhështore, me gjithë larminë e saj.
-
Të gjitha personazhet, Zoti i Madh; I panjohuri
apo Burri; Engjulli; Shkrimtari Florian Meta, etj, si dhe macet, qeni, zogjtë,
sorra apo njerëzit e tjerë të veçantë janë futur në këtë dramë televisive në
rrjedhën e saj. Vetë natyra e ka domethënien e saj të veçantë. Sipas dijetarëve
të mëdhenj, si Sami Frashëri e Dhimitër Pilika apo Homeri i lashtë, me thëniet
e veta, është prirë vepra, që janë dhënë si parafjalë e këtij libri. Pastaj, me
tërë veprimin e dramës na ndriçohet lashtësia shumë e hershme pellazgo-
shqiptare dhe lë porosi si duhet të shikohet ajo, pra si duhet të trajtohet ajo.
-
Me këtë dramë televisive besoj se ia kam arritur
t’ia dëshmoj kësaj bote, se kemi qenë që prej gjenezës së hershme në botë,
madje edhe në Evropë, prej pellazgëve hyjnorë, me njerëzimin e parë po të këtij
kontinenti, kudo, me plisa të bardhë në
kokë.
-
Evropa nuk na njeh; nuk na sheh dhe nuk na
vlerëson si të tillë, ndonëse i merr fjalët tona kudo, prej gjenezës së Evropës
e deri te emri i saj, duke na “harruar”, si “të paqenë”, si “të pamerituar”,
etj. Ne ngritemi e udhëtojmë (pjesërisht
me paditurinë tone) ashtu siç duan pseudoshkecëtarët dhe gënjeshtarët e
paskupullt serbo-grekë, sllavo-bullgarë dhe turqit sunitë, pra turqit, në krye
të gjithë kësaj “godine” të praptë dhe bëjnë mija dredhi të paskrupulta, për ta
gënjyer botën…
-
Në këtë formë dramatike ua sjellë tërë botës në
skenë ta shoh e kuptojë tekstualisht se kush kanë qenë dhe janë shqiptarët;
kush është mitologjia, që ata i thonë “greke”; kush ka qenë dhe është gjuha
shqipe, që ata e quajnë kot “gjuhë
barbare”,... kur janë krijuar prej kësaj "gjuhës barbare" gjuha
angleze, greke, gjermane, latine e sllave; kush kanë qenë me të vërtetë
hartuesit e mësimeve të vjetra fetare, katolike, ortodokse e islamike etj.,
etj...
-
Aty
e gjenë spektatori apo shikuesi çka është poezia lirike, prej Homerit e këndej,
të cilën, në Prolog të dramës apo në Pamjen e Katërt, njëra palë e konteston,
madje insiston se ajo ka vdekur kaherë; ndërsa tjera pale, si p.sh. Profesori,
Gazetari apo Florian Meta e ngrehin lartë si kulturë, e cila është gjallë, edhe
sot, dhe duhet njohur.
-
Polemika e ngjashur për poezinë dhe lirikën e
hapin dramë, ndërsa Epilogu është një ringjallje positive.
-
Besoj se lexuesit do ta kuptojnë…
-Cili është
qëllimi i juaj këtu, si autor?
-
Ka
qenë dashur me kohë ta ndiçojmë më shumë dhe më konkretisht këtë të vërtetë të
hidhur. Edhe shkencëtarët tanë notojnë nëpër këtë kanal të hapur qëllimisht,
dhe pas tyre futen edhe shqiptarët nëpër këtë kanal, pa pyetur kush e ka bërë
këtë kanal dhe përse e kanë bërë, sepse katër armiqtë më të mëdhenj përreth
nesh i bëjnë për të na bllokur jashtë fakteve dhe për të na frikësuar, në radhë të parë ne- shqiptarëve, sikur ata
paskeshin pikur nga qielli para nesh dhe se ne nuk paskemi gjuhë të trashëguar
prej të parëve të hershëm, prej pellazgëve hyjnorë…
-
Qëllimi
im si autor është të nxjerr në një dramë, mundësisht një dramë që xhirohet në
television, sepse ate e shohim më shumë, medje me një temë të madhe, dhe ta
shtroj prej fillimit e deri në fund, pamje pas pamje. Ta pasuroj me thëniet e
personazheve dhe karaktereve të ndryshme. Që ata të jenë të larmishëm, të
mëdhenj, të denjë, të shtrojnë çështje të atilla…
-
Drama
thekson thënien e Zotit të Madh, Zotit pellazg, “prej jush ka filluar kultura e lavdia, dhe një ditë prapë te ju do të
kthehet”, sepse ata që vendosin për fatet e popujve, për rregullimin e
fatit apo fatkeqësisë sonë, u besojnë tërësisht pranë nesh popujve artificial. “I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai
që nuk dëshiron të shikojë”- thotë Dhimitri Pilika, në fillim të veprës.
-
Fati
i jonë ende nuk përfillet nga popujt e botës…
-Pse poeti thuhet
se dëshiron që të bëje “vetëvrasje”?
-
Sepse
ai është poet e luftëtar i denjë i popullit dhe i kombit të tij. Ai nuk
kuptohet drejtë nga njerëzit e tij; nga rrethi; nga familja; nga kombet e tjera,
që janë të përfshirë në mosnjohjen e kombit të tij; edhe nga kombi i vet, të
ngulfatur nga gënjeshtarët dhe fetë e ndryshme…
-
Ata
bëjnë çmos për lënë mënjanë; për ta shukatur; për ta zhdukur; për ta shpifur
dhe deomos për ta vrarë, për çka u
shpëton për mrekulli, derisa erdhi koha që ai vendosi që ta heqë veten me qëllim;
që të vrasë simbolikisht, dhe me vrasje e shumëfisht inteletuale, qindra armiqë
përreth. Ai nuk ka çka të bëjë! Nuk i mbet tjetër, pos që të vrasë vetveten, pasi
i ka lënë të gjitha dëshmitë në arkivat e shtetit ku jeton. Por, Zoti i Madh
dhe Ndihmëszoti nuk e lënë të vrasë veten, sepse nuk është koha që bëjë një gjë
të tillë, në një Intermeco të veçantë. Ai duhet t’i përfundojë veprat…
-Na e thuaj me
pak fjalë, çka kryqëzohet në këtë dramë?
-
Në
këtë dramë kryqëzohen në formë diakronike dhe sinkronike linjat kryesore të
idesë. Ajo fillon nga polemika e letërsisë dhe poezisë lirike në nivelin
Evropian; nga mosjeta dhe jeta e Kryepersonazhit, shkrimtarit Florian Meta;
polemikat me Burrin apo Të Panjohurit e Tregëtarin e Tregut të Zi; te Kryezoti
e Ndihmëszoti; e deri te Epilogu, mjaft pozitiv i dramës…
-
Në
vepër kryqëzohet historia e hidhur dhe realiteti; e veçanta dhe e
përgjithshmja; mitika dhe realja…
-
Aty
merr ndriçim historia; faktet e mirëfillta historike; dhe lexuesit duhet të
nxjerrin nga kjo qartë mësimet e veta…
-Në libër shkruan dramë, por në përmbajtje dhe personazhe
duket diçka tjetër. P.sh. dialogjet janë më të gjata…
A mund të na e shpjegoni këtë çështje?
- Po ,
sigurisht, është e vërtetë se nuk është thjesht dramë, si dramat që i keni
lexuar apo i keni parë në teatrot tona dhe rajonale. Është një dramë e
veçantë...
-
E kam kryer edhe një kurs të
veçantë, në Zvicër, madje për skenare filmash, dhe kam qenë mësimdhënës në
Studion e Teatrit dhe të Filmit “Aleksander Mosisiu”, për disa kohë, në
Kantonin e Cyrihut.
-
De facto, kjo dramë ka qenë dhe mbetet
një dramë televizive, edhe pse gjinia e dramës njëjsohet. Drama është dramë. Emri
“dramë televisive” është reduktuar disa herë radhazi në “dramë” nga ata që e
përgaditën për botim. Unë nuk e kam shikuar këtë vepër gjatë botimit dhe pa
dijen time është botuar vetëm “dramë”...
-
Pra, ajo bënë pjesë në llojin e
dramës, por personazhet nuk mund të luhen në skenë, psh. shqiponja, sorra,
zogjtë, macja dhe qentë… Edhe personazhet i kanë dialogjet pak më gjata, por jo
shumë të gjata. Ato nuk mund të luhen në teatrot tona rajonale, aq më pak në
Kosovë, sepse aktorët i harrojnë fjalët. Unë, edhe si autor, e kisha të qartë se
sa lejon gjinia e dramës për television, prandaj kështu e shkrova këtë vepër. Disa
skena mund të luhen para kamerës, por jo në teatër…
- Në ralitet, i kam menduar të gjitha
personazhet që do të marrin pjesë në dramën televisive. Po
u kujtoj se dijetari i famshën, Sami Frashëri, thoshte se “pellazgët kishin
një besë të bukur e vjershëtore. Besonin
gjithë shenjat e natyrës e trupat e qiellit… etj.” Këto thënie i kam
vendosur në hyrje të veprës.
-
Pra, disa pamje, luhen në natyrë, e jo në teatër. Edhe natyra e ka
domethënien e vet në këtë vepër...
-
Kjo duhet të kuptohet kështu.
-Tashmë e keni promovuar
librin e 11 origjinal, dramën e juaj, “Vetëvrasja e një poeti”, në Gjakovë.
Si keni kaluar
apo si e ndier veten tuaj në këtë promovim?
-
Pas
të gjitha veprave që janë botuar në Kosovë, Shqipëri e Zvicër, gjatë kësaj
periudhe të kohës së vuajtjeve, unë si autor i tyre, nuk i kam promovuar askund,
dhe aq më pak në Zvicër, sepse pas promovimit të përmbledhje së pare “Në hijen
e Alpeve”, në Gjakovë, nuk kisha mundësi dhe dëshirë t’i promovoj nëpër mërgatë.
Gjakova më ishte “mbyllur”, apo më mirë të themi më ishte pamundësuar nga
policia e Serbisë dhe Jugosllavisë për të udhëtuar në Kosovë. E pastaj, edhe
nga arësyet e mia personale dhe të mjeteve. Kësaj drame, tani, i erdhi koha.
-
Unë
kam pasur në Dhjetor të vitit të kaluar një takim publik, që është dukur sikur
një promovim, madje të të gjitha veprave poetike dhe veçanërisht të 4 librave
të parafundit poetik, përveç përmbledhjes së mbramë poetike, të botuar me 2012,
në Prishinë, librit “Qiellli i pa prekur”, në Bilbliotekën Pestalozzi, në
Cyrih, me kritikun dhe mikun tim, Mr. Nexhat Maloku.
-
Këtë
promovim e kam bërë me të vërtetë në mënyrë të veçantë. Faleminderit prej
anëtarëve të familjes sime, dashamirëve, kritikëve të mire, prej miqëve të mi,
shokëve të shkollës dhe shokëve të mi të përjetshëm e pjesëmarrësve të tjerë,
që më kanë ndihmuar e nderuar me punën dhe pjesëmarrjen e tyre.
-
Kam
kaluar mjaft mirë; kam qenë mëse i gatshën ti ndëgjoj kritikat e mirëfillta si
të organizatorëve ashtu edhe të recensentëve, si psh. Mr. Muhamet Rogovës; të
Prof. Halil Haxhosaj; të Ilam Berishës, madje të Sylejman Lokajt, dhe në
veçanti mysafirëve, si psh. Vera Istrefi, poete e njohur nga Shqipëria, e
ardhur me qëllim që ta begatojë promovimin e veprës sime si Kryetare e LSHA të
Shqipërisë, Dega në Kukës; dhe Isa Breçani, nga Tropoja, apo disa organizatorë
të tjerë, si p.sh. Dr. Masar Rizvanolli e Prof. Xhevat Koshi.
-
Tubimi
ka kaluar shumë mire; ka pasur mjaft pjesëmarrës-përkundër 2 tubimeve të
partive në Gjakovë, në të njëjten kohë; dhe kam mbajtur në referim, që mund të
them se nuk i kanë
dëgjuar ndonjëherë prej dikujt apo prej meje, si kurorëzim i atij takimi…
-Në lidhje me çka
keni referuar ju?
-
Kam
patur shkurt dy tema të veçanta; njëra për kategoritë e kritikave dhe tjetra
për pjesët kuptimore të tekstit, dhe nuk kam folur për veprën time, d.m.th.
dramën, të cilën, sikurse veprat e tjera, i lë ti kuptojnë aq sa mund të
kuptojnë lexuesit, sado që ua solla këto forma të përmbajtjes dhe kategoritë e
kritikave, që t’i ndihmojnë lexuesve të kuptojnë edhe më shumë veprat…
-Dhe, në fund të
kësaj interviste, a keni ndonjë porosi para lexuesve? Cila do të jetë ajo?
-
Po , sigurisht se kam disa porosi. Secila vepër e
imja i ka disa prej këtyre. Por, u lutem më së pari lexuesve që të lexojnë më
shumë dhe t’i kuptojnë më mirë veprat, sepse libri do tu kthehet edhe atyre
pasi ua ka larguar dëshirën për të lexuar inteneti, me lojëra të shumta. Kështu
nuk e njohin të vërtetën e kombit të vet, madje, në shqyrtimet e tyre nisen
prej gënjeshtarëve serb, grek, turk, bullgar, sllav, etj. dhe vetëm thëniet e
tyre t’i përsërisin.
-
Ata
veprojnë kësisojit me vetëdije apo pa vetëdije. Shkojnë kundër vetes; kundër
kombit; kundër historisë; kundër të vërtetës. Në antikitet, ka aq shumë gurë të
shkruar, skulptura, gafika, freska,
piktura, gërmadha të lashtësisë, që flasin si me gojë. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, sado që na
dhembë shpirti, na i përsërisin pikërisht ato gjëra që i kanë “mësuar” me dhunë
e dredhi prej armiqve tanë dhe shqipfolësve.
-
E
gjithë historia botërore duhet të rishikohet dhe të korigjohet, sepse ka shumë
pseudoshkencëtarë nga historia botërore dhe shqiptare dhe të rinjtë tanë nuk
kanë kohë t’i shohin apo nuk duan t’i shikojnë.
-
Në
qoftë se historia është mësuesja e jetës, ata duhet të mësojnë nga historia,
nga faktet e padiskutueshme, dhe jo prej pseudohistorisë, sepse ajo është
gënjeshtër. E vërteta duhet t’i tërheqë nga vetja, derisa ta mësojnë. Duhet të
mos pushojnë derisa ta gjëjnë të vërtetën. Do të vie koha kur edhe bota
intelektuale do ta pranojë pellazgjinë, sepse aty është fillimi, jo grekët.
-
Këtë
do ta mësojë dikur edhe historia…
-Do tu kishim
bërë pyetje të tjera, me rëndësi. Por, po e lëmë këtu. Juve, ju dëshirojmë
vepra të tjera, edhe më të rëndësishme. Ju dëshirojmë shëndet, gjendje edhe më
të mirë shëndetësore, pas fatkeqësisë
suaj. Ne ju faleminderojmë përzemërsisht, për gadishmërinë tuaj.
-
Edhe
unë ju faleminderoj përzemësisht për vullnetin e madh. Më vjen mire që arritëm
t’ua themi një pjesë të së vërtetës lexuesve të mediave tona. Le ta lexojnë më
pare këtë dramë. Ua lë këtë porosi.
-
Më
në fund, ju e keni bërë një intervistë të plotë, me njëmijë e njëqind vuajtjet
tuaja të mëdha. Por, ndonjë gazetë apo organ i media tona apo internet, mund ta
shkurojë ndonjë pjesë. Unë do ta vë të plotë vetëm në faqen time...
-
Dhashtë
fati e takohemi shpesh dhe këmbejmë mendime të mira për të ardhmen tone!...
Maj,
2014
Brahim (Ibish) Avdyli (1960), është poet i cili i takon plejadës së krijuesve të
fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar
(XX). I lindur dhe i rritur në Morinë të Malësisë së Gjakovës, në këtë vend me
tradita të njohura kulturore dhe kombëtare, që në vitet e hershme të rinisë së
tij u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative
për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar.
Pas përfundimit të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Gjakovë i filloi studimet në
Fakultetin Teknik, dega e arkitekturës, të cilat nuk i përfundoi, ngase, për
shkaqe ekonomike, por edhe politike u detyrua të emigrojë në Zvicër. Dy herë ka
qenë me vendim federal i përjashtuar prej Zvicrës. Më vonë, si student me
korrespondencë në Fakultetin Filologjik i kreu studimet në Degën e Letërsisë
dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë së madhe shëndetësore, ka vazhduar t’i
ndjekë studimet postdiplomike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në
Fakultetin e Shkencave Politike- Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, ku në
tetor të vitit 2010 ka mbrojtur temën e magjistraturës.
Ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera
politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 ka udhëhequr revistën „Qëndresa“ në Zvicër.
Pos botimeve në periodikun shqiptar, ka publikuar këto libra:
- "Në hijen e
Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë,
1983,
- "Buka e kuqe", poemë, Atdheu,
Cyrih, 1990,
- "Kur zgjohet
Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë,
1992.
- "Pasqyrë e
përgjakur", poezi, Marin
Barleti, Tiranë, 1994,
- "Klithje nga
fundi i ferrit", poezi, Onufri,
Tiranë, 1997,
- "Gjuha e
dheut tim", poezi, Albin,
Tiranë, 1999,
- "Klithje nga
fundi i ferrit", botim i dytë,
Jeta e Re, Prishtinë, 2000,
- "Baraspesha
e humbur", poezi, Qëndresa,
Gjakovë, 2003,
- "Vragat e
një kohe", prozë, Faik
Konica, Prishtinë, 2005,
- "Lëvozhga
e vdekjes", prozë, Faik
Konica, Prishtinë, 2007,
- "Stelele
Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008,
- "Zogu i
këngës", poezi të zgjedhura, SHB
“Pjetër Bogdani”, Has, 2009.
- "Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj",
politikë-publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011.
-"Qielli i paprekur”, poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012.
-"Vetëvrasja e një poeti",
dramë, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013...
Është i prezantuar edhe në këto libra:
- "Rrjedhë e lë gjurmë", poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë,
1983,
- Nebil Duraku, "Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985", Rilindja, Prishtinë, 1985,
- "Poezia dal Kossovo", Antologji e poezisë kosovare, Besa Editrice, Nardò,
(Lecce), Itali,1999,
- Hasan Hasani: "Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501-
2001", Faik Konica, Prishtinë 2003,
- "Vulcanul răbdării/Vulkani i durimit", Poeme traduse în limba română de Baki Ymeri, Editura
Do-Minor, Bukureşti (Bukuresht), 2008.
- Halil Haxhosaj: "Përkushtime/Poezi
kushtuar Din Mehmetit", KL "Gj.N.Kazazi", Gjakovë, 2009,
- Agim Vinca: "Muza e Mëmëdheut/Njëqind poetë për Atdheun",
Antologji, Shtëpia Botuese "Eugen" Tiranë dhe "Botomet
Artini" Prishtinë, 2012,
- Betti Fichtl, "Bahnhof
der Träume", Edition Wendepunkt, Weiden/D, 2013,
- Lulzim LOGU, Muharrem
KURTI: “Antologji e poetëve të Malësisë së Gjakovës”, Klubi Letrar
“Gjon N. Kazazi”-Gjakovë dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë,
Gjakovë, 2013, etj...
Libri i tij i parë poetik „Në hijen
e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin “Hivzi Sulejmani“ që filloi të jepej në
vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj.
Është fitues i vendit të dytë në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit, më 1997, të organit të LPK
„Zëri i Kosovës“; i Penës së Artë në takimet pranverore të
krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001. Me 25 prill 2009 ka marrë
shpërblimin e parë “Agim Ramadani”
në Konkursin e hapur pranë Qendrës Kulturore Shqiptare për poezi në Cyrih të
Zvicrës. Shpërblimin e dytë për
poezinë më të mirë të dërguar në Konkursin Letrar dhe të lexuar me 1.5.2010, si
dhe Shpërblimin e parë për poezinë
më të mirë të dërguar në Konkursin Letrar, të lexuar me 25.4.2011, e ka marrë
në Orët e mëdha Tradicionale Letrare për Pavarësinë e Kosovës, të organizuar
nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarëve të Gjermansë, në
Koblenz të Gjermanisë. Nga e njëjta “Lidhje...”, në të njëjtin vend, e ka marrë
Çmimin e e parë për poezitë e
konkuruara dhe të lexuara atje, më 23.03.2013 në të cilën e ka prezentuar edhe
Shoqatën e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës.
Shpërblimin e tretë “Azem Shkreli”
për librin më të mirë të poezive “Qielli
i paprekur”, të ndarë për tërë mërgatën shqiptare, e ka marrë poeti në Eneppetal
të Gjermanisë, me 1.06.2013.
Poezia e tij është përkthyer në italisht, gjermanisht, rumanisht, anglisht.
etj.
Shkrimi i parë që e ka shkruar ky autor ka qenë një dramë. Ajo nuk është
botuar. Nga vendstrehimi nëntokësor në shtëpinë e tij në Morinë të Gjakovës
është marrë apo është djeguar drama e tij e veçantë “Gremina”, e cila ka
pasur si temë fundosjen e Jugosllavisë, së bashku me 1500 faqe prozë A4. Vepra
e parë i është botuar më 1983, me dy vite vonesë, nga Ali Podrimja. Tani po
mbushen 30 vite nga botimi i veprës së parë.
Brahim Avdyli është njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të
Kosovës (LSHK); anëtar i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); anëtar i
Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ), anëtar i Lidhjes së
Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës (LKSHM), dhe i disa organizatave të tjera.




0 comments: