Klasifikimi i qenve më inteligjentë

by Publiciteti  |  in Suplement at  12:38 AM


Ja klasifikimi i racave më inteligjente, sipas psikologëve dhe personave që merren me rritjen e qenve

Kafshët shtëpiake



Inteligjenca e qenve është e krahasueshme me atë të një fëmije dy apo dy vjeç e gjysmë. Kjo gjë është thënë nga një psikolog dhe rritës qensh. Por ka akoma më shumë se kaq: jo të gjithë qentë janë inteligjentë në të njëjtën mënyrë, kjo është e mundur të kuptohet në bazë të numrit të fjalëve që një qen është në gjendje të kuptojë. Ata “më pak” inteligjentë arrijnë të kuptojnë 165 fjalë, ndërsa të “talentuarit” 250. Jo vetëm kaq. Qentë e zgjuar, më të aftë, arrijnë të numërojnë nga 4 deri në 5, njohin rregullat bazë të aritmetikës dhe dinë të adaptojnë truke për të “mashtruar” pronarin apo ndonjë kafshë tjetër. Cilët janë këto raca qensh më të talentuar se të tjerët? Ja një renditje dhe klasifikim i qenve më inteligjentë, duke iu referuar racave të ndryshme, nga karakteristikat anatomike dhe deri tek ato të sjelljes.

6 racat më inteligjente 

Border Collie

1-I pari i të klasifikuarve më inteligjent është Border Collie, qen i një madhësie të mesme me origjinë nga Britania e Madhe. Kafsha ka një dhunti të madhe: mëson gjithçka shumë shpejt dhe me mjaft lehtësi. Për këtë motiv, është e rëndësishme që, qysh nga muajt e parë të jetës së tij t’i mësoni rregullat e duhura, përndryshe do t’u kanoset rreziku që të gjendeni përballë një kafshe të mësuar me prapësira. Ky qen është shumë i dashur, i urtë dhe ka një besim të madh në aftësitë e tij. Në Francë dhe në Gjermani ai përdoret si qen mbrojtës dhe “polic”. Ndërkaq ai është një udhëzues i mirë për të verbrit.
 
Barboncino


2-Në vendin e dytë është qeni qimedredhur (Barboncino), nga frëngjishtja Barbet. Ai quhet gjithashtu edhe “qen stani” ose “qen lufte”. Emri i fundit ka mbetur nga Moustache, një qen qimedredhur që e shoqëronte Napoleonin në të gjitha betejat e tij. Sipas ekspertëve, Barboncino përveçse është shumë inteligjent, është edhe simpatik, i ndjeshëm dhe mjaft argëtues.
 
Pastori gjerman

3-Pastori gjerman, apo qeni bari, është në vendin e tretë. Kafsha të sjell ndërmend të famshmin Rin Tin Tin (serialin televiziv për të rinj me të njëjtin emër). Raca e këtij qeni e ka origjinën në Gjermani në fund të shekullit XIX dhe sipas specialistëve të shumtë, kjo racë vjen nga kryqëzimi i ujqërve të vjetër dhe qenve shtëpiakë. Pastorët gjermanë janë përdorur për të mbledhur kopetë, por edhe si qen antidrogë, për të kërkuar njerëzit e humbur dhe viktimat nga rrëshqitjet e tokës dhe ortekët. Është një qen i ekuilibruar dhe i ëmbël me pronarin dhe familjen me të cilën jeton.
 
Golden Retriever

4-Në vendin e katërt të klasifikimit qëndron Golden Retriever apo zagari i artë. Ky është ndër ata qen, që në kohët e fundit po bëhet shumë i popullarizuar. Historia e tij nis në Britaninë e Madhe, në fund të shekullit të 19. Midis cilësive të tij është bindshmëria, ëmbëlsia dhe kthimi së prapthi. Është një lozonjar i lindur dhe ka një prirje natyrore për botën e fëmijëve.
 
Dobermani

5-Dobermani është në vendin e pestë. Ai njihet zyrtarisht në vitin 1898. Ekzemplari i parë ishte nga Gjermania. I qetë, i kujdesshëm, tolerant dhe shpesh në të njëjtën kohë është cilësuar si një kafshë e egër dhe e rrezikshme. Në të vërtetë, të vetmit Doberman të rrezikshëm janë ata të cilët nuk janë trajnuar ndonjëherë apo që kanë vuajtur përvoja të veçanta.
 
Labrador

6-Në fund, ndër qentë më inteligjentë figuron qeni Labrador. Origjinali nga ishulli i Terranovës, dallohej për temperamentin e tij të butë dhe të shoqërueshëm dhe për dëshirën e madhe që ka për ujin. Ai është një shoqërues i mirë në lojërat për fëmijë, por nuk këshillohet si qen rojë.

1 comment:

  1. Dua të ndaj dëshminë time me ata që vuajnë nga palë të treta në martesën e tyre. Im shoq filloi të dilte me një vajzë nga lagjja tjetër, e kundërshtova që ta linte burrin tim të qetë, ajo nuk më dëgjonte dhe im shoq nuk ndalonte së shkuari tek ajo edhe pasi grindeshim. Gradualisht im shoq më la për vajzën, isha aq e frustruar sa doja të divorcohesha nga burri im sepse martesa nuk funksiononte më. Derisa pashë një koment për Dr. Gideon, se si ajo i kishte ndihmuar njerëzit me marrëdhëniet dhe problemet martesore. Iu afrova dhe ajo më ndihmoi të shfaqja dashurinë përsëri në jetën time, im shoq është kthyer në shtëpi, familja ime është bashkuar përsëri. E di që shumë njerëz vuajnë nga dhembjet e zemrës njësoj siç ndihesha unë atëherë, kështu që po gjej kohë për ta ndarë këtë me ata që kanë nevojë për ndihmë. Kontaktoni Dr. Gideon në WhatsApp: +2347042191323
    Email: drgideon611@gmail.com

    ReplyDelete

Proudly Powered by Blogger.