Showing posts with label Suplement. Show all posts
Showing posts with label Suplement. Show all posts

Si “udhëton” shpirti i njeriut

by Publiciteti  |  in Suplement at  2:00 PM
Pavarësisht se janë shkruar shumë gjëra mbi këtë temë, akoma kjo çështje është e panjohur mirë, dhe sidomos në vëndin tonë. Projeksion Astral konsiderohet çdo lloj eksperience jashtëtrupore që kryhet me anë të trupit astral, i cili është i aftë të braktisë trupin fizik të njeriut dhe të udhëtojë jashtë tij në botën ose dimensionin astral.

Projeksioni astral përbën një nga mundësitë e ekzistencës njerëzore. Dëshmitë e njerëzve që kanë pasur një projekson astral me ose pa dashje janë të panumërta, akoma edhe në ditët tona. Por pasi gjykimi racional i botës tonë mban fort frerët e jetës tonë, dhe rrallë herë i japim të panjohurës vënd për tu shfaqur, të paktë janë ata që e dinë me të vërtet se çfarë u ndodhi kur papritur braktisën trupin e tyre dhe e panë veten duke bërë një udhëtim magjepsës astral. Por megjithatë… po ti hedhim një sy traditave të lashta do të na zbulojnë, se ky udhëtim jo vetëm që është i arritshëm, por dhe natyral për njeriun.
Trupi astral
Duke kërkuar në Traditat Esoterike të gjithë qytetërimeve shohim se njeriu përmban një trup që në Tratidën Perëndimore u quajt “astral”, i cili është mbartësi i ndjenjave, pasioneve dhe emocioneve të tij. Gjithashtu ky mbartës quhet “shëmbëlltyrë e dyfishtë”, pasi përbën një kopje ekzakte të trupit tonë fizik, por me ndjesi më të holla. Falë këtij trupi, ekzistojnë dhe shfaqen ndjenjat njerëzore, duke na lejuar një jetë emocionuese, si dhe një komunikim me botën rrethuese nëpërmjet ndjenjave që përbejnë shtrirjen e kësaj shëmbëlltyreje.
Duke bërë një udhëtim të shkurtër në qytetërimet e lashta vërejmë se secili nga ata kishte një emër për trupin astral. Kështu, Egjiptianët flisnin për Ka, Indianët e quanin Liga Sarira, dhe hindutë e përmbanin në Pranamajia Kosa. Budistët flisnin për aftësitë e Rupas, ashtu sikurse Kinezët e quanin Thanghi. Në vëndet skandinave përmëndej si Xhidel, ndërsa keltët e quanin Fets, Guaft ose Favi. Gjithashtu, në Greqi ishte i njohur me emrin Idholo, “??????”, ose shëmbëlltyra, dhe në Romë me emrin Larva.
Projeksioni astral
Pra një nga aftësitë e trupit astral është dhe aftësia e projeksionit të tij në botën astrale ose në zona të tjera të kohës dhe vëndit. Ky fenomen quhet projeksion astral. Sipas studimeve që janë bërë, ekzistojnë katër lloje të projeksionit astral.
1. Projeksioni që bëhet pa dashje dhe pa vetëdije, e cila përjetohet si një ëndërr intensive. Kur zgjohemi ndihemi shumë të lodhur, dhe me ndjesinë se gjatë gjumit kemi qënë intensivisht aktivë.
2. Projeksioni që bëhet pa dashje dhe me vetëdije, gjatë së cilit trupi ynë astral shtyhet jashtë si rezultat gjëndjeve dëshire të madhe, tensioni, frike, ankthi ose dhimbjeje te fortë. Te ky tip renditen shembujt e njerëzve që u ngritën astrikisht mbi trupin e tyre fizik gjatë një operacioni, ose që u gjendën afër njerëzve të tyre të dashur.
3. Projeksion që bëhet me dashje por pa vetëdije, e cili arrihet nëpërmjet teknikës, por nuk e kemi vetëdijen e plotë të këtij udhëtimi. Megjithatë, më vonë jemi në gjëndje të kujtojmë disa pjesë të kësaj experience.
4.Projeksion që bëhet me dashje dhe vetëdije, gjatë së cilës e përjetojmë daljen nga fillimi deri në fund, dhe jemi në gjëndje që të kthehemi mbrapa tek trupi ynë fizik me dëshirën tonë. Të njohura janë rastet e njerëzve që udhëtojnë nëpërmjet astralit me qëllim që të paralajmërojnë njerëzit e tyre të dashur mbi ngjarje të rëndësishme.
Në këtë pikë duhet të theksojmë se, projeksioni astral që bëhet me dëshirë është një praktikë që përmban shumë rreziqe. Rrezikshmëria qëndron te fakti që personi që ka bërë këtë projeksion mund të mos jetë në gjëndje që ta kthejë trupin e tij astral në trupin fizik, dhe në këtë rastë shkaktohet vdekja, ose ta lërë trupin e tij fizik të pambrojtur gjatë mungesës së trupit astral, me rezultat që trupi fizik të jetë i hapur ndaj ndikimive të jashtme.
Për këtë arsye nevojitet një përgatitje e mirë, të stërvitesh, por edhe kultivimi brendësor i njeriut, në mënyrë që të jetë i mbrojtur ashtu siç duhet.
Gjate projeksionit astral, trupi astral qëndron i lidhur me trupin fizik nëpërmjet nje fije gri ose të argjendë, e cila lejon kthimin e trupit astral. Vetëm gjatë vdekjes kemi një shkëputje të plotë. Kjo fije lidhëse shpesh herë përmendet si litar ose fill. Në disa fise të Amerikës ngjasohet me gjarpërin ose pemën, Aziatikët e shohin si shigjetë qiellore dhe aborigjenët e Vorneut si shkalla.
Tek Bibla e takojmë me si “fija e argjendë”, por edhe si shkalla e Jakobit. Të gjitha këto shfaqje reflektojnë mitin e lashtë të ngritjes të njeriut drejt qiellit dhe Perëndive, siç shprehet nëpërmjet traditave dhe ceremonive të atyre popujve.
Një fleshbek i shkurtër historik dhe kulturor

Projeksioni është pjesë e traditave dhe initacioneve e të gjitha shoqërive tradicionale të planetit tonë. Sipas studimeve antropologjike, shamanët e ketyre shoqërive realizonin udhëtime astrale me dëshirën e tyre, pasi e kishin përgatitur trupin dhe shpirtin ashtu siç duhej.
Në Siberinë Lindore përgatitja përfshinte një periudhë që mbahej kreshmë, purifikimi trupor, dhe meditimi. Në vazhdim, mernin pjesë në një ceremoni te veçantë gjatë së cilës i binin një daulleje ritmikisht duke improvizuar psalme të cilat ndihmonin në shkëputjen e astralit nga trupi fizik.
Shamanët e Amerikës Jugore përdornin gjithashtu një pije haliçunogjene të përgatitur nga bimë natyrale e cila e lejonte që të lartësonte perceptimin e tij para se të nisnin udhëtimin e tyre. Pije haliçunogjene përdornin dhe fiset e Perusë, ku grupe të mëdhaja njerëzish udhëtonin sëbashku në vënde të largëta.
Akoma është e njohur aftësia e Afrikanëve, Indianëve Amerikanë dhe e Australianëve autoktonë që quheshin shërues – magjistarë, aftësia që të bëjnë projeksion astral me qëllim që të shërojnë pacientët, por edhe që të marin informacione të dobishme për mbrojtjen e fisit të tyre nga pushtuesit. Duke vazhduar me botën perëndimore gjejmë dëshmi të kësaj eksperience në veprat e Herodotit, Platonit, Plutarkut, Pliniut dhe Suetoniut.
Kisha gjithashtu ka regjistruar eksperienca të ngjashme jashtë trupore, ku Apostulli Pavlo i përshkruan dhe analizon në Letrat e tij dhe Shën Agustini vendos histori interesante në veprat e tij. Të njohura janë akoma pikëpamjet e idhujve të shenjtorëve të ndryshëm të traditës së krishterë, siç janë ato të Antonios, të Padovait dhe të Alfonso Liguori. Një tregues tjetër është dhe vdekja e Napoleonit, i cili do që të udhëtojë para vdekjes së tij nga Helena e Shenjtë në Romë, që ti thotë mamasë së tij se ka vdekur.
Projeksioni astral dhe kërkime
Kërkimi shkencor i projeksionit astral filloi me themelimin e Kompanisë Britanike të Kërkimeve Psikike në vitin 1882, kur kërkues të degëve të ndryshme mblodhën dëshmi nga njerëzit e tyre, i krahasuan midis tyre dhe pastaj arritën ti vëzhgojnë nëpërmjet intervaleve psikike të kontrolluara. Më pas vijuan eksperimente të ngjashme nga kërkues Francez dhe Amerikanë të shekullit të XX, të cilët regjistruan ndryshimin e valëve që rrezaton truri gjatë eksperiencave jashtë trupore.
Sot në botë, ekzistojnë institucione dhe organizata që meren me studimin e fenomeneve parapsikologjike. Edhe pse dëshmitë e njerëzve që kanë pasur një eksperiencë jashtë trupore shtohen, “shkenca” moderne nuk e pranon këtë fenomen. E njëjta gjë ndodh edhe me shkencën e psikologjisë ku, sipas parimit frojdian, bota e ëndrrave konsiderohet si një skenë fantastike tek e cila përplasen pasionet e atij që ëndërron me frenimet e atij që është i vetëdijshëm. Një përjashtim përbën psikiatri i njohur Karl Gustav Jung, i cili jo vetëm e studjoi këtë fenomen, por edhe ai vetë kishte eksperienca të tilla astrale.
Shkenca konsideron si “reale” vetëm atë që është e dukshme në sytë e trupit tonë fizik dhe që është e mundur të vërtetohet në kushte të rrepta laboratorike. Ndoshta janë ritmet e shpejtë të jetës tonë, ndoshta tendencat tona mikroborgjeze, ndoshta disa shtysa të kontrolluara, ndoshta akoma edhe disa frikëra të brëndëshme, që na kanë bërë të besojmë se njeriu është vetëm ajo që duket dhe jo ajo që është. Paraardhësit tanë më siguri që do të qeshnin me “eksperimentet” tona, sepse e dinin shumë mirë se nuk ekzistonte “specialist” që të mundë të vinte kabëlla tek Shpirti, ose të peshojë jetën. Pikërisht prandaj ishin në gjëndje të udhëtonin ashtu sikurse shumë pak njerëz modernë munden.
Sot shfaqet në mënyrë të theksuar nevoja e kthimit të një konsiderate tërësore të qënies njerëzore. Kështjellat e shkencës konservtore avash-avash po ndalojnë së qëni të pamposhtura, pasi kërkues të rinj kërkojnë të vërtetën në dijen e lashtë dhe guxojnë të ecin mbi udhë të harruara. Po fillojmë përsëri të vetëdijësohemi, se njeriu përbën një pjesë të natyrës dhe ndjek ritmin e universit. Jeton në tokë, por mund të lartësohet drejt qiejve që të marrë pjesë në misterin e Shenjtë që na rrethon. Pra le të përpiqemi të zbulojmë natyrën tonë brendësore, duke qënë të hapur në udhëtimet e mrekullueshme të Shpirtit tonë.

Si lindi këndimi?

by Publiciteti  |  in Suplement at  1:30 PM
Në fillim ishte zëri, fryma që tingëllon, një shenjë e zëshme e jetës dhe më pas lindi fjala për t’u bërë përsëri muzikë
Origjina

Njerëzit u këndonin ndjenjave të tyre shumë më përpara sesa të ishin në gjendje të flisnin për mendimet. Por sigurisht nuk duhet të imagjinojmë se këndimi i asaj kohe ishte njëlloj me të sotmin.
Vokalizmi prehistorik
Në fillimet e saj, kënga u ngjante tingujve si cicërima e zogjve apo ulërima e kafshëve ose e qara e bebeve, pra si diçka që nuk komunikonte mesazhe.
Këndimi, prodhimi vokal i toneve muzikore, është kaq elementar për njeriun saqë origjina e tij ka humbur në antikitetin e lashtë përmes gjuhës së folur.
Zëri mendohet të jetë instrumenti origjinal muzikor dhe nuk ekziston asnjë kulturë njerëzore, pavarësisht sesa e izoluar mund të ketë qenë, që nuk këndon.
Jo vetëm që këndimi është i lashtë dhe universal, por në kulturat primitive ai kishte funksion ndërlidhës me mjedisin, individin, grupin shoqëror dhe fenë.
Njerëzit primitivë këndonin duke u bërë thirrje zotave me lutje dhe thirrje, festonin ritet e tyre me vargje këngësh dhe rikujtonin baladat historike e heroike.
Me shumë gjasa, këndimi i parë ishte individual dhe i improvizuar si imitim i thjeshtë i tingujve të dëgjuar në natyrë. Në këtë pikë, këndimi i tingujve komunikues dhe të kuptueshëm nuk mund të quhet themelor, por ishte padyshim një hap i rëndësishëm për krijimin e gjuhës.
Shumë antropologë besojnë se zhvillimi i laringut të poshtëm, pjesë shumë e rëndësishme e artikulimit të fjalëve, ishte një zhvillim i vonshëm i evolucionit njerëzor.
Nuk ka kocka në laringun njerëzor, kështu që mbetjet arkeologjike nuk ofrojnë prova fizike të drejtpërdrejta mbi aparatin zanor te njeriu prehistorik. Pavarësisht mungesës së studimeve që lidhin karakteristikat vokale me masën e trupit, besohet se personat shtatlartë ishin këngëtarë bas, ndërsa trupat më të vegjël, siç janë mesdhetarët, prodhojnë këngëtarë të vokalit të lartë.
Bazuar në njohuritë që kemi sot në lidhje me këndimin në kohën primitive, një skenar i mundshëm është që zhvillimi muzikor të ketë filluar me disa forma të thjeshta melodike bazuar në disa tone.
Polifonia u shfaq më vonë, kur fëmijët, gratë dhe meshkujt këndonin paralelisht me anë të pyetje-përgjigjeve, që kombinonin frazat dhe tingujt. E gjitha kjo ka çuar në evoluimin e toneve dhe strukturës së sekuencës muzikore.
Kulturat madhore të hershme, që janë burime të muzikës perëndimore, kanë pasur karakteristikat muzikore të lidhura në një farë mënyre me gjuhët respektive. Ekspertët janë të mendimit se gjuha dhe shprehja muzikore e saj kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën, por kjo lidhje është komplekse dhe e paqartë.
Shembulli më i zakonshëm i kësaj lidhjeje është se veglat frymore të muzikantëve francezë prodhojnë një timbër të veçantë, duke qenë se metrikat 6/8 nuk janë të pranishme në këngët hungareze dhe se teknika vokale klasike perëndimore u zhvillua prej rajoneve italishtfolëse.
Nuk dihet se kur apo ku u zhvillua arti muzikor, i ndarë nga muzika folk, por ka prova se kulturat e ndryshme mesopotamike e nxitën atë rreth 3500-500 vite para Krishtit. Kjo ishte periudha dhe vendi ku muzika u konsiderua një art dhe shkrimi i saj u la në dorë të profesionistëve muzikorë.
Kënga më e lashtë ekzistente është ajo e Himnit sumerian të Krijimit, që daton 800 vjet përpara Krishtit. Kultura egjiptiane e muzikës ekzistoi në mijëvjeçarin e katërt para Krishtit dhe muzika ishte e lidhur me jetën shoqërore dhe fetare të Mbretërisë së Vjetër.
Grekët kishin një kulturë të zhvilluar muzikore, ku dalloheshin shenja të muzikës folk vendase dhe pak influencë egjiptiane. Poezia e Safos dhe disa të tjerëve shpesh këndohej në konkurse me melodi dhe ritëm të bazuar në metrikën poetike.
Kultura judaike ka ruajtur disa melodi që datojnë 500 vite përpara erës sonë. Psalmi i Davidit dhe Kënga e Solomonit këndoheshin dhe njiheshin si prani e muzikës profesioniste. Pas shkatërrimit të Tempullit të Dytë në vitin 70 të erës sonë, muzika hebreje filloi të bëhej gjithnjë e më vokale.
Te romakët, muzika erdhi si huazim prej grekëve, por fillimisht në mënyrë instrumentale dhe në natyrë ushtarake. Seneka ka shkruar se ishte shqetësuar një natë vonë prej zërave të lartë të këngëtarëve që bënin ushtrime vokale.
Këndimi u bë një pjesë tejet e rëndësishme për fenë e krishterë, sepse u përfshi në ritualet fetare dhe muzika u përdor për t’i bashkuar njerëzit me njëri-tjetrin dhe krijuesin. Megjithatë, duhet theksuar se kjo muzikë ishte e huazuar prej feve të tjera derisa arriti të krijonte koret e famshme kishtare.

8 mënyra për të kursyer para, nga kafja e përditshme te qeraja

by Publiciteti  |  in Suplement at  9:30 AM
Me siguri cilido prej nesh po të kërkojë në bodrumin e shtëpisë, depon apo ndonjë cep tjetër do të gjejë dicka që e ka harruar prej kohësh, nuk e përdor më dhe nuk i shërben. Në vend se ti përdorim për të shtuar rrëmujën këto objekte mund ti shesim
 
Çdo ditë ankohemi për lekët e shumta që harxhojmë. Kafe, makinë, qëra, cigare dhe shumë shpenzime të tjera që na bëjnë të mos kursejmë dot në fund të muajit. Ka shumë mënyra për të kursyer para duke filluar nga eleminimi i gjërave të panevojshme dhe duke mbajtur ato vërtet të domosdoshme. Nëse në një fletë do të shënojmë të gjitha shpenzimet e një muaji do të shikojmë se midis tyre ka shpenzimë të domosdoshme, si dhe shpenzime që mund ti shmangim. Fillimisht duhet ët tregohemi të kujdesshëm në kryerjen e shpenzimeve të vogla të përditshme dhe duke qenë të vëmendshëm për disa gjeste në dukje të parëndësishme. Mënyrat që do të evidentojmë çojnë në eleminimin e këtyre shpenzimeve të panevojshme.
Eleminimi i  kafesë
Në shqipëri lokalet edhe baret janë nga bizneset më të përhapura dhe më fitimprurëse. njerëzit dhe sidomos të rinjtë kalojnë një pjesë të mirë të ditës në kafene. Qoftë në lokale apo në shtëpinë tonë kafeja është dicka e vogël që zbraz xhepat tona pa e vënë re. Mesatarisht një kafe në Shqipëri kushton 80 lekë, supozojmë se pimë 3 kafe në ditë, kjo shifër ditore po ta llogarisim ne 1 muaj shkon 72 mijë lekë. Ndoshta askush nga ne nuk e ka vënë re por shifra vjetore shkon mbi 850 mijë lekë, shifër sa dy rroga mesatare mujore,domethënë punojmë dy muaj në vit vetëm për kafetë…….. Kjo nuk do të thotë që duhet të bragtisim kafenë por të ndergjegjësohemi për një konsumin më të vogël të saj.
Të mësojmë të gatuajmë
Të gjithë kemi nevojë të ushqehemi që të mundemi të jëtojmë, por restorantet janë gjithmonë të kushtueshme. Kjo nuk do të thotë të jëmi magjistarë, as shef kuzhine. Çdokush nga ne ka mundësinë të mësojë disa receta të thjeshta dhe praktike duke shmangur ngrënien dhe cmimet e larta të restoranteve. Nuk është e thënë që gatimet tona të jenë shumë të pasura si ato në emisionet televizive, gjithsesi nëse ndonjëherë vendosim të gatuajmë dicka të vecantë dhe praktike ekzistonjë qindra libra kuzhine dhe faqe i nterneti që ta bëjnë akoma më të thjeshtë punën. Kështu hamë shëndetshëm dhe pa harxhime të mëdha.
Heqja dorë nga makina
Automjetet të kushtojnë shumë para, kjo jo vetëm nga çmimi i blerjes po edhe sigurimi, riparimet dhe karburanti, çmimi i të cilit ka shkuar në qiell. Në radhë të parë duhet ti bëjmë pyetjen vetes nëse vërtet nuk mund t’ia dalim pa makinë. Shumica e njerëzve që kanë makinë prej saj preferojnë më tepër komfortin dhe rehatin që të jep lëvizja me makinë. Nëqoftëse në fund të muajit duhet të numëroni dhe lekët e vogla që i u kanë ngelur atëherë duhet menduar seriozisht çështja e eleminimit të makinës nga shpenzimet tuaja. Duhet të filloni të mendoni për mundësinë e lëvizjes me mjete të transportit publik për të kryer nevojat e përditshme.
Për ata që s’mund të bëjnë pa makinë
Sugjerimi i mëparshëm mund të mos jetë i  mundshëm për të gjithë pasi ka një kategori njerëzish që s’mund të bëjnë pa makinë. Në qoftë se makina juaj është e re dhe kushton shumë mund ta shisni atë dhe të blini një me çmim më ekonomik pasi tregu ka shumë mundësi të mira kursimi për makina shumë të mirëmbajtura që mund të shiten për një arsye apo për një tjetër. Kështu mund të keni një përfitim të konsiderueshëm në diferencën e cmimit
Gjej dikë për të ndarë qeranë ose jeto me prindërit
Ndarja e shpenzimeve për qeranë lejon të kursesh shumë para. Mendoni që mund t’iu mjaftojë një apartament më pak i kushtueshëm dhe me sipërfaqe më të vogël te cilin mund ta ndani me dikë tjetër duke mbajtur për vete një hapësirë të mjaftueshme. Paratë që kurseni nga ndarjen e qerasë mund ti përdorni për të blerë sende më të nevojshme ose mund të hapni një llogari bankare
Telefonin fiks dhe abonimet kabllore
Nëse keni një tëlëfon celular nuk keni nevojë për telefonin fiks, braktisni linjën e telefonit fiks dhe kurseni paratë tuaja (neqoftëse nuk e përdorni atë për lidhje me i nternetin). Në vend të tij mund të përdorni një komunikim shumë më funksional si “Skype”, mund ta bëni si nga kompiuteri ashtu edhe nga telefoni cellular. Gjithashtu përdorimi i internetit ka bërë të mos jetë më i domosdoshëm një abonim kabllor (satelitar ose tokësor) për të parë kanale televizive. Shumë stacione televizive mund të ndiqen falas direkt nga i nterneti.
Shisni gjërat që nuk i u duhen
Me siguri cilido prej nesh po të kërkojë në bodrumin e shtëpisë, depon apo ndonjë cep tjetër do të gjejë dicka që e ka harruar prej kohësh, nuk e përdor më dhe nuk i shërben. Në vend se ti përdorim për të shtuar rrëmujën në shtëpi këto objekte mund ti shesim. Kështu mund të fillojmë të shesim rroba që nuk i veshim me apo sende që nuk i  pqërdorim. Kjo mund të shndërrohet edhe në një punë që sjell përfitime të mira pasi jo shumë pesona dinë të shesin në i nternet.
Ndaloni alkolin dhe duhanin
Ka disa të rinjë të cilët shpenzojnë shuma marramendëse për pijet alkolike në lokalet e natës. Mendoni që mund të shpenzoni një pjesë të mirë të rrogës me pijet të cilat sapo del nga ambjenti ku i konsumon të bëjnë të ndjehesh shumë keq. Gjithashtu vesi i  duhanit jo vetëm që mund tiu vrasë e t’iu shkaktojë shumë dëme shëndetësore por edhe i’u zbraz xhepat. Mendoni sa duhanpirës mund te ketë në vendin tonë dhe sa shume shpenzohet në një vit për cigare duke pasur parasysh çmimet e larta të tyre. Vetëm në një vit nga një duhanpirës shpenzohen më shumë se 1 milionë lekë. Të heqësh shpenzimet e përditshme, të mësosh të mos përdorësh me gjërat e panevojshme është një mënyrë e thjeshtë me të cilën mund të jetosh mirë duke mos të munguar gjërat e domosdoshme. Gjithashtu do t’iu lejojë të kurseni para me të cilat mund të ndiqni kurse të ndryshme për të mësuar gjëra të reja ose të udhëtoni nëpër botë.

23 dinastitë më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara

by Publiciteti  |  in Top Lajm at  4:18 PM
Nga Rockefeller, Ford, Bush e deri tek Clinton-ët, ja familjet që kontrollojnë Amerikën dhe botën


Nga Melissa Stanger & Paige Cooperstein, Businessinsider
Nëpërmjet parave, talentit apo thjesht publicitetit të mirë, disa familje dominojnë në jetën amerikane. Ata janë dinastitë e vjetra legjendare, dinastitë industriale të shekullit 20, dinastitë e sportit dhe zbavitjes, dhe dinastitë politike që kanë një sasi surprizuese pushteti për një vend demokratik. Ne morëm në shqyrtim dinastitë më mbresëlënëse amerikane dhe i renditëm ato, duke pasur parasysh trashëgiminë historike, ndikimin aktual dhe pasurinë. /Përgatiti: Endri Farka

23. Familja Trump-Kushner 
Manjatët e pasurive të patundshme

Një nga manjatët më të fuqishëm të pasurive të patundshme sot, Donald Trump, e filloi karrierën e tij si një investitor i pronave të patundshme në kompaninë e babait të tij. Ndërsa luftonte falimentimin në vitet 90’, Trump rithemeloi veten si një biznesmen i suksesshëm, dhe sot njihet për reality-shown e tij “The Apprentice”. Vajza e tij Ivanka ka treguar se është po aq e zgjuar dhe e shkathët në biznes. Ajo fitoi rezortin The Doral dhe kursin e golfit Blue Monster në Majemi për 150 mln dollarë, dhe sipas Forbes po planifikon të shpenzojë 200 mln dollarë për ta rinovuar atë. Ajo gjithashtu ka një biznes këpucësh dhe bizhuterish shumë të suksesshëm. Bashkëshorti i Ivankas, biznesmeni Jared Kushner, drejton firmën e zhvillimit të pasurive të patundshme të familjes së tij, Kushner Properties. Ai ka në zotërim gazetën The New York Observer, të cilën e bleu në vitin 2006 për 10 mln dollarë. Fëmijët e tyre kanë një perandori për të trashëguar. Donald Trump ka një pasuri me vlerë rreth 3.9 bilion dollarë, ndërsa Ivanka dhe Jared së bashku 350 mln dollarë.

22. Familja Kardashian 
Biznesmenet e argëtimit

U bënë të famshëm nga njerku i tyre olimpik Bruce Jenner dhe nga video famëkeqe e seksit të Kim Kardashian. Familja Kardashian arriti ta mbajë këtë famë me reality-shown “Keeping Up with the Kardashians” që portretizon pasurinë dhe jetën e tyre të luksit. Bruce Jenner është i famshëm për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të vitit 1976. Ai u martua me Kris Houghton Jenner, që kishte disa fëmijë nga bashkëshorti i saj i mëparshëm Robert Kardashian. Sot Kris është presidente e kompanisë së saj Jenner Communications. Fëmijët Kardashian janë jo pak herë në qendër të vëmendjes, pavarësisht roleve të tyre në reality-shown “Keeping Up”, marrëdhëniet dramatike, paraqitjet në publik, dhe shpeshherë skandaleve. Kim Kardashian thuhet se është femra më e paguar e televizionit, duke fituar 18 mln dollarë në vit falë reklamave. Një ikonë e papritur e modës, Kim sapo i dha jetë anëtarit të ri të familjes me të dashurin dhe tani të fejuarin Kayne West. Çifti u shfaq disa herë në kopertinat e revistave me veshjet e dasmës.

21. Familja Barrymore
Legjendat e filmit dhe skenës

E ashtuquajtura “Familja e parë hollivudiane”, Barrymore hodhi industrinë e zbavitjes nga ekrani në skenë qysh përpara Luftës Revolucionare Amerikane. Familja filloi me Maurice Barrymore – emri i tij i skenës – që i dha jetë aktorëve si Lionel, Ethel dhe John Barrymore. John, i njohur si “Profili Madhështor”, për pamjen e tij aristokratike, ishte një nga aktorët më të mirënjohur të shekullit 20. Së bashku me gruan e tij të dytë, Dolores Costello, ata i dhanë jetë djalit John Drew Barrymore. John sapo prindërit u divorcuan, u rebeleua kundër dëshirave të mamasë së tij për ta mbajtur jashtë qendrës së vëmendjes dhe firmosi kontratën e parë si aktor në moshën 17 vjeçare. Vajza e John Drew, më e reja dhe më e mirënjohura e familjes Barrymore, ka filluar të aktrojë që në moshën 3 vjeçare. Ajo është e adoptuara e regjisorit Steven Spielberg. Drew Barrymore ka një pasuri prej 125 mln dollarësh.

20. Familja Ford 
Manjatët e automobilave

Henry Ford themeloi Kompaninë Ford në vitin 1903, dhe Ford ishte familja e parë amerikane e automobilave. Djali i tij i vetëm, Edsel, mori kontrollin e kompanisë në vitin 1919 në moshën 26 vjeçare dhe ka marrë të gjitha kreditet e popullaritetit të markës. Djali i Edsel, Henry i dytë, mori në dorë Kompaninë Ford në vitin 1943 në moshën 25 vjeçare, dhe ai me të vërtetë arriti të rigjallëronte kompaninë pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe vëllezërit e tij kishin poste të larta dhe të fuqishme. Edhe sot e kësaj dite, familja është e përfshirë në kompani: Djali i Henrit të dytë, Edsel i dytë, vazhdon të jetë pjesë e bordit të drejtuesve. Mbesa e tij Elena është zëvendës-presidente e kompanisë. Pasardhësit e Henry Ford vazhdojnë të kontrollojnë Kompaninë Ford edhe pse kanë një pronësi të pakët prej 2%. Familja Ford ka një vlerë aksionesh prej 1.2 bilion dollarësh.

19. Familja Marsalis
Manjatët e muzikës

Pianisti i xhazit, Ellis Marsalis, udhëhoqi një dinasti muzikore në Nju Orlins, në vendin ku lindi dhe u rrit. I shtyrë nga babai i tij, që ishte një biznesmen dhe muzikë-dashës, Ellis studioi për muzikë në kolegj dhe luajti për kuartetin e xhazit Corps Four. Ai performoi si profesionist në mbarë botën. Patriarku i klanit Marsalis, Ellis Jr, u bë pjesë e Hall of Fame (Muze në kujtim të njerëzve të dalluar) në Luiziana. Brandford, djali i madh i Ellis, saksofonisti i cili mori çmimin Grammy, themeloi grupin Marsalis Music në vitin 2002, dhe ka luajtur me Filarmonikën e Nju Jorkut dhe Simfoninë Australiane vitet e fundit. Wynton, ndoshta pjesëtari më i njohur i familjes Marsalis, u bë i pari artist xhazi që fitoi çmimin Pulitzer në Muzikë, për kompozimin e “Blood on the fields” në 1997-n. Ai është një kompozitor, performues, dhe muzikant i suksesshëm. Ellis ka katër djem të tjerë, të cilët gjithashtu kanë vazhduar në gjurmët e suksesshme të të atit.

18. Familja Mellon 
Manjatët financiarë

Kjo familje emigrante irlandeze nga Pitsburgu i Pensilbanisë, njihet për Bankën e Nju Jorkut ‘Mellon’, Chevron, Kompaninë Amerikane të Aluminit, Kompaninë e Ndërtimit të Anijeve në Nju Jork, si dhe një numri të madh kompanish të tjera. Pasuria e familjes filloi kur Gjykatësi Thomas Mellon themeloi në Nju Jork bankën Mellon në vitin 1869. Djemtë e tij Andreë dhe Richard më vonë morën kontrollon e kompanisë dhe e shumëfishuan pasurinë e familjes. Andrew krijoi kompaninë më të madhe të çelikut në botë, ndërsa Richard investoi në qymyr dhe alumin. Me pasurinë e tyre në kulm, Andrew u caktua Sekretar i Thesarit, ndërsa Richard u bë president i bankës. Të dy vëllezërit ishin gjithashtu filantropistë shumë bujarë, ata themeluan Institutin Mellon për Kërkime Industriale. Brezat e ardhshëm vazhduan të menaxhonin pasurinë e familjes dhe të dhuronin bamirësi.

17. Familja Manning 
Familja e parë e futbollit

Familja Manning rrjedh nga breza krenarë futbollistësh amerikanë. Archie Manning e filloi trashëgiminë familjare të futbollit në Universitetin Misisipi në fund të viteve 60’. Ai luante si qendërmbrojtës për skuadrat e New Orleans Saints, Houston Oilers dhe Minnesota Vikings përpara se të tërhiqej në vitin 1985. Papa Manning tha se kurrë nuk i kishte shtyrë tre djemtë e tij që të bëheshin futbollistë profesionistë por ata e dashuronin këtë lojë. Peyton dhe Eli, të dy e kanë fituar Kampionatin dhe kanë marrë çmime nderi si lojtarët më të mirë të vitit në fund të sezonit. Peyton e filloi karrierën e tij qendërmbrojtës për skuadrën Indianopolis Colts dhe më vonë kaloi tek Denver Broncos në 2012-n. Ai e udhëhoqi skuadrën e Denverit drejt fitimit të kupës. Në vitin 2013, Peyton është pjesë e listës së atletëve më të paguar me 30 mln dollarë. Vëllai i tij më i vogël Eli, renditet më poshtë me 26,6 mln dollarë. Ndërsa vëllai më i madh i familjes, Cooper, për të cilin është folur më pak, kurrë nuk arriti të luante si futbollist profesionist për shkak të një çrregullimi të shtyllës kurrizore, por ai pati një karrierë të suksesshme në fushën e investimeve.

16. Familja Hearst 
Manjatët e medias

Familja Hearst ishte një familje e pasur shumë kohë përpara se të ishte pjesë e medias. Publikimet e William Randolph të njohura si “gazetaria e verdhë” paraqisnin historitë më të bukura, ndonjëherë thashetheme por gjithnjë zbavitëse. Ai e filloi perandorinë e tij me një gazetë të vogël në San Francisco përpara se ta përhapte në Nju Jork dhe më pas në qytetet e mëdha ndërkombëtare. Sot Kompania Hearst është një kompani partnere e disa nga revistave më të mëdha në botë. Në vitin 1903 William Randolph Hearst u martua me Millicent Wilson dhe kishin së bashku 5 djem. Të pestë ata punuan në media. William Jr u bë reporter i gazetës Haearst dhe u vlerësua me çmimin Pulitzer për punën e tij, dhe mori kontrollin e kompaninë kur babai i vdiq. Sot, familja Hearts është akoma e përfshirë në menaxhimin e shumë revistave.

15. Familja Pritzker
Legjendat ligjore

Nicholas Pritzker ndërtoi një trashëgimi ligjore për familjen e tij. Ai erdhi nga Kievi pa asnjë qindarkë, mësoi anglishten në mënyrë autodidakte dhe punonte ditën që të paguante shkollën e ligjit natën. Ai filloi një praktikë për këtë profesion, ndërsa djemtë e tij Harry, Abram dhe Jack u drejtuan nga biznesi, duke investuar në pasuri të patundshme dhe kompani të vogla të cilat rritën pasurinë e familjes. Abram ndihmoi në themelimin e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Çikagos. Tani familja Pritzker është më tepër e famshme për kontrollin e perandorisë së hoteleve Hyatt falë djemve të Abram, Jay, Robert dhe Donald. Në vitin 1957 ata blenë Hotelin e vogël Hyatt në Los Anxheles dhe me kalimin e viteve investuan sasi të mëdha parash duke e bërë një nga hotelet më të mëdha në botë. Ata gjithashtu themeluan konglomeratin industrial Marmon Group, të cilën ia shitën në vitin 2008 Warren Buffett dhe Berkshire Hathaëay për 4.8 bilion dollarë. Edhe fëmijët e Jay Pritzker kanë një karrierë të suksesshme, djemtë e tij Daniel dhe John janë muzikantë xhazi, ndërsa vajza Jean, është producente filmash.

14. Familja Murdoch
Monarkët e medias

Murdoch është një familje manjate australiano-amerikane që drejton një konglomerat masiv mediatik. Familja filloi të fitojë pushtet në fillim të viteve 1900 në Melburn, Australi kur Keith Murdoch themeloi zinxhirin e parë kombëtar mediatik, të quajtur News Limited. Keith kishte 4 fëmijë, por djali i tij Keith Rupert mori përsipër biznesin familjar pasi i vdiq i ati. The Economist krediton atë për shpikjen e tabloidit modern. Ai arriti të fitonte miliarda dollarë në vitin 1969 në Mbretërinë e Bashkuar duke bërë që familja e tij të renditej si e 33-ta më e pasur në botë. Edhe pse i lindur në Australi, Rupert Murdoch lëvizi në Nju Jork në vitin 1974 ku dhe mori nënshtetësi amerikane. Familja u përball me disa hetime në 2011 për shkak të disa përgjimeve telefonike ku thuhej se redaktorët e kompanisë Murdoch përdornin mjete të tjera të paligjshme për marrjen e informacioneve. Shumë nga fëmijët e Rupert dhe të afërm të tjerë të familjes vazhdojnë të punojnë në media.

13. Familja Coppola 
Manjatët e industrisë së zbavitjes

Disa njerëz besojnë se filmi klasik “The Godfather”, një film i drejtuar dhe shkruar nga Francis Ford Coppola, është i bazuar pjesërisht në historinë e vetë familjes së tyre. Prindërit e Francis Ford ishin muzikantë, por ai shkoi në Hollywood duke bërë filma si “Godfather”, “The Great Gatsby” dhe “Apocalypse Now” me të cilat fitoi tre çmime Oskar dhe dy çmime Golden Globe. Motra e tij, Talia Coppola Shire dhe vëllai August Floyd Coppola, gjithashtu merren me filma dhe i dhanë jetë brezave të rinj të kinemasë, si Nicolas Cage. Edhe familja e Francis Ford iu drejtua industrisë së kinemasë: gruaja e tij është dokumentariane, Roman është producent dhe skenarist dhe Sofia, që e bëri debutimin e saj si fëmijë në pjesën e parë të filmit “Godfather”. Anëtarët e familjes Coppola ë kanë një duzinë me nominime dhe fitore çmimesh në karrierën e tyre.

12. Familja Koch 
Manjatët e biznesit

E kryesuar nga Charles Koch dhe vëllai i tij, David Koch industria Koch është kompania private e dytë më e madhe në Amerikë. Pjesëtarët e familjes Koch janë ndër njerëzit më të fuqishëm dhe më të pasur në botë, falë aftësive të tyre sipërmarrëse. Biznesi familjar filloi nga Fred Koch, që e lançoi karrierën e tij në Kompaninë e Teksasit, duke punuar gjatë derisa bashkëpunoi në themelimin e Kompanisë së prodhimit dhe rafinimit të vajit në mesin e shekullit 20. Djemtë e Fred, Charles dhe David, sot janë fytyrat e Industrisë Koch, por ata kanë gjithashtu dy vëllezër, Bill dhe Frederick që nuk janë të përfshirë në kompani. Pati një betejë të gjatë e të shëmtuar ligjore ku Bill dhe Frederick paditën vëllezërit e tyre, por çështja u anullua. Por zërat në shtyp për vëllezërit Koch nuk janë aspak pozitive. Disa i konsiderojnë këta vëllezër si shtypësit e demokracisë, ose anti-amerikanë. Gjithsesi Charles dhe David kanë lidhje të forta politike, të cilat qofshin për mirë apo për keq, përsëri janë të forta.

11. Familja Sulzberger-Ochs
Të dalluarit e gazetave

Gazeta New York Times është biznes i familjes Sulzberger. Arthur Hays Sulzberger, “Gjyshi i gazetës Times”, mori pjesë në Universitetin e Kolumbias në vitin 1918 dhe një vit më pas u martua me Iphigene Ochs, vajzën e botuesit Adolph Ochs. Arthur Hays pa zhvillimin e gazetës ku punonte, si në sasi ashtu dhe në reputacion, gjatë mesit të viteve 1900. Kur njerku i tij vdiq ai mori kontrollin si botues dhe president i gazetës, dhe arriti të dyfishonte tirazhin e saj si dhe numrit e stafit. Dy vjet pasi doli në pension, djali i tij u bë udhëheqës i gazetës. Duke vazhduar traditën familjare, Arthur Jr u bë botues i gazetës “New York Times”. Ai ka marrë të gjitha kreditet e zhvillimit të operimeve dixhitale të kësaj gazete. Në vitin 2009 djali i tij Arthur Gregg, hyri në biznes duke u bërë reporter. Që nga marsi i vitit 2012 ai është redaktor në gazetën New York Times.

10. Familja Ellison
Të dalluarit e teknologjisë dhe filmit

Ishte një person tepër i përulur, ndërsa sot Larry Elison është një nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në teknologji. Ai lindi nga një nënë e pamartuar hebreje, familja e së cilës mori mbiemrin Ellison nga ishulli Ellis. Mamaja e Larry-t ia dha fëmijën e saj (Larry-n) disa të afërmve për adoptim në një moshë të re, dhe ai arriti ta takonte atë vetëm një herë. Djali që braktisi kolegjin, sot 69 vjeç, ndërtoi një perandori të madhe nga asgjëja duke arritur një pasuri prej 49.3 bilion dollarësh. Ai gjithashtu është një manjat i pasurive të patundura, që përfshin të gjithë ishullin e Hauait. Nisma e tij e fundit ka të bëjë me zhdukjen e sëmundjes së poliomielitit, dhe ka shpenzuar një sasi prej 100 mln dollarësh për këtë iniciativë. Ky investim mund të sjellë zhdukjen e poliomielitit në vitin 2018. Martesa e tretë e Larry-t rezultoi me lindjen e dy fëmijëve, David dhe Megan. Të dy fëmijët e Ellison iu drejtuan industrisë së filmit dhe secili nga ata zotëron një kompani të suksesshme prodhimi filmash. Filma që kanë dalë nga kompanitë e tyre janë American Hustle, Her, Star Trek etj.

9. Familja Lauren
Sunduesit e shitjes me pakicë

Anëtarët e familjes Lauren sot përfshijnë shitjen me pakicë, filantropinë dhe filmin dhe secila prej tyre mban domethënien e paharrueshme të emrit Lauren. Ralph Lauren lindi në një familje emigrante hebrenjsh në Nju Jork. Ai kishte një mani që të vishej dhe të dukej sa më mirë, dhe paguante për edukimin e tij. Ralph dizajnonte kollaret e gjëra – një kontrast i madh me kravatat e holla të asaj kohe – dhe kështu lindi etiketa Polo. Ralph Lifschitz e ndryshoi mbiemrin duke e vënë Lauren, dhe marka e tij u zhvillua duke u bërë një mënyrë jetese në stilin e veshjeve amerikane. Ralph u martua me Ricky Anne dhe kishin së bashku dy djem dhe një vajzë. Një nga djemtë e tij, David, është i vetmi që vazhdoi biznesit e babait të tij. Tani ai është zëvendës-president në Korporatën e Marketingut, Komunikimit dhe Reklamës tek Ralph Lauren. David u martua me mbesën e Presidentit Xhorxh W. Bush, Lauren Bush që është themeluese e organizatës bamirëse FEED. Ndërsa djali tjetër Andrew është aktor dhe producent filmash. Ralph, sot 74 vjeç, ka një pasuri prej 6.9 bilionësh dollarë.

8. Familja Lauder 
Shefat e Kozmetikës

Estee Lauder ndërtoi perandorinë e kozmetikës nga hiçi që bëri për vete miliona ndjekës besnikë në mbarë botën. Sot, kompania dhe pasardhësit e saj, vlejnë miliarda. Estee Lauder lindi nga prindër emigrantë në Nju Jork. Ajo filloi të bënte kozmetikën e saj personale dhe t’i shiste ato nëpër sallonet e bukurisë së zonës. Me ndihmën financiare të babait të saj, Estee hapi dyqanin e saj në Manhatan në mesin e viteve 1940. Bashkëshorti i saj e ndihmoi që të drejtonte biznesin, madje dhe djemtë u përfshinë, Leonard dhe Ronald. Sot, kompania akoma drejtohet nga fëmijët dhe nipërit e familjes Lauder. Leonard është Presidenti i Kompanisë Estee Lauder Cosmetics. Ronaldi është Presidenti i Klinikës, ndërsa vajzat e tij, kanë poste të fuqishme në kompani. Leonard ka një pasuri prej 8,1 bilionësh dollarë ndërsa vëllai i tij Ronald 3,8 bilion. Familja gjithashtu është tepër filantropike. Ajo ka fondacionin Lauder Foundation që është një organizatë bamirëse.

7. Familja Tisch
Perandorët e arteve

Familja Tisch është e lidhur ngushtë me Korporatën Loews dhe filantropinë e arteve, por Laurence Allen Tisch dhe vëllai i tij i vogël Preston Robert themeloi perandorinë e hoteleve. Investimi i tyre i parë nisi kur Larry bindi prindërit e tij ta ndihmonin për të investuar në një hotel rezort në Nju Xhërsi. Bob shumë shpejt iu bashkua biznesit dhe vëllezërit Tisch morën Korporatën Loews nga Studiot MGM. Sot, kjo korporatë merret me sigurime, naftën dhe transportin nëpërmjet tubacioneve, përveç hoteleve. Larry është investitor kryesore në CBS, ku fitoi një post në bordin drejtues, ndërsa Bob bleu një pjesë të aksioneve të skuadrës New York Giants në vitin 1991. Familja është tepër filantropike. Ajo jep shumë bamirësi si në Parkun Zoologjik Qendror, shkolla arti, dhe në fusha sporti në qytetin e Nju Jorkut. Kunatat Joan dhe Wilma Tisch tani kontrollojnë pasurinë e familjes të ndërtuar nga bashkëshortët e tyre Bob dhe Larry. Wilma ka një pasuri prej 1,5 bilion dollarësh, ndërsa Joan ka 2,9 bilion. Djali i Larry-t, Andrew është së fundmi Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të bordit Loews. Edhe brezat e rinj të kësaj familje po tregojnë vlerën e tyre në biznesin familjar.

6. Familja Vanderbilt 
Industria

Vanderbilt është një nga familjet e vjetra më të pasura. Familja ka prejardhje hollandeze, dhe u bë me rëndësi gjatë dekadave të fundit të shekullit 19. Comelius Vanderbilt, lindur në 1794, u rrit në varfëri, por arriti ta linte mënjanë atë. Që në moshë të re punoi në biznesit e anijeve të babait të tij, dhe arriti të ndërtonte një perandori të prodhimit të anijeve. Ai dhe pasardhësit e tij e zgjeruan biznesin e tyre në industri të tjera përfshi dhe biznesin hekurudhor. Billy, djali i Comelius trashëgoi 95% të pasurisë së babait të tij, dhe vazhdoi të investonte në hekurudhat. Ai ka marrë kreditet e ndërtimit të Terminalit Qendror në Nju Jork. Por pas Billy-t, pjesa më e madhe e familjes Vanderbilts shpenzoi shumë para në pasuri të patundshme. Gloria Vanderbilt, pasardhëse e Comelius-it nga ana e babait, ishte një dizenjatore e blu xhinseve. Djali i saj, Anderson Cooper, punon si spiker tek CNN.

5. Familja Walton 
Sulltanët e qendrave tregtare

Familja më e pasur në vend e ndërtoi pasurinë e saj në një fondacion të patundur: “Çmimet më të ulëta kudo, në çdo kohë”. Sam Walton dhe vëllai i tij Bud hapën dyqanin e parë në vitin 1945 në Arkansas. Familja Walton solli një qendër tregtare me rëndësi. Pas suksesit të modelit të biznesit për Walmart, vëllezërit Walton themeluan Klubin Sam në vitin 1983. Jim Walton, djali i vogël i Sam-it, ka një pasuri prej 36,8 bilionësh dollarë duke e future në listën e revistës Forbes në 10-shen më të pasur në botë. Motra më e madhe e Jim-it, Alice, ndodhet në listë një shkallë më poshtë se ai me një pasuri prej 36,4 bilionë. Ajo e investon paranë e saj në Muzeun Artistik Amerikna “Crystal Bridges” në Arkansas, në të cilën është edhe drejtore. Alice është gjithashtu filantropiste që ka krijuar një komitet veprimi politik në mbështetje të drejtimit të Hillary Clinton. 4 anëtarë të familjes Walton – Christy, Alice, Jim dhe Robson – së bashku arrijnë në një pasuri prej 136 bilionë dollarësh. Bëjnë pjesë në 10 familjet më të pasura amerikane.

4. Familja Rockefeller
Miliarderët bankarë

Rokfellerët janë një familje amerikane me një rëndësi të madhe në industrinë bankare dhe vitet e fundit, ata kanë pasur hyrje edhe në fushën e politikës. Ndërsa shumë prej familjeve të pasura kanë humbur pushtetin e tyre përgjatë viteve, familja Rockfeller e ka bërë perandorinë e saj edhe më të madhe. Kjo familje erdhi në Shtete të Bashkuara, nga Gjermania dikur rreth viteve 1720. Pasuria e John D. Rockefeller filloi kur themeloi një biznes prodhues që ushqente trupat e Unionit gjatë Luftës Civile. Pas Luftës, ai filloi të investonte në vaj dhe themeloi kompaninë Standard Oil në vitin 1870 me një kapital prej 1 mln dollarësh, duke e bërë kompaninë më të madhe të asaj kohe në vend. John D. gjithashtu investoi në projekte madhështore të pasurive të patundshme në qytetin e Nju Jorkut, ku dhe jetonte me familjen. Djali i John-it investoi edhe ai në pronësi të patundshme dhe në fund u bë aksioneri kryesor në Chase Bank. Djali tjetër i John-it, Nelson vendosi t’i hynte politikës, duke shërbyer 4 mandate si Guvernator i Nju Jorkut. Vëllai i tij John i tretë dhuroi 175 mln dollarë në ndërtimin e Lincoln Center. Sot djali i John-it të Tretë, Jay aktualisht shërben si senator i Shteteve të Bashkuara në Virxhinian Perëndimore dhe ka punuar këtu që nga viti 1984.

3. Familja Kennedy
Të fuqishmit e politikës

Familja Kennedy që vjen nga një familje emigrantësh irlandezë është shembull thelbësor i “ëndrrës amerikane”. Kennedy-t e parë emigruan nga Irlanda në Boston në vitin 1848, dhe pas një brezi, një nga anëtarët e familjes hyri në politikë, kur Patrick Joseph shërbeu si Përfaqësues i Shtetit dhe më pas Guvernator i Masaçusets. Djali i Patrick Joseph, u bë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte 9 fëmijë. Tre nga djemtë e tij, John, Robert dhe Ted u bënë figura politike të qeverisë amerikane. John Kennedy u bë president i SHBA-së në vitin 1961 dhe shërbeu deri në vitin 1963 pasi u vra. Edhe vëllai i tij, Robert, u vra pak kohë pasi fitoi zgjedhjet e para të Kalifornisë për zgjedhjet presidenciale. Që nga viti 1962 deri në 2009-n, Ted ishte Senator i Masaçusets, duke qenë kështu i treti për periudhën më të gjatë kohore të shërbimit si senator. Ai vdiq në 2009 pas luftës me kancerin e trurit. Por shumë pjesëtarë të tjerë të familjes Kennedy kanë qenë të aktivizuar. Vajza e John Kennedy-t është ambasadore e SHBA-së në Japoni. Më së shumti familja Kennedy është e njohur për fatkeqësitë që i kanë ndodhur. Ka disa variante për tragjeditë e familjes Kennedy. Familja Kennedy, është e njohur dhe për fatkeqësitë që e kanë pllakosur atë duke e reduktuar atë në një grusht pasardhësish të mbijetuar, që tashmë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, duke u cilësuar madje edhe si “e mallkuar”. Një familje e shquar politike irandezo-amerikane, ajo kishte marrë parashikime se do të kthehej në një prej dinastive më të fuqishme të vendit. Në fillim të viteve 1960, analistët e cilësuan presidencën e John Kennedy-t si të parin e një dinastie në Shtëpinë e Bardhë. Por pas vrasjes së Presidentit dhe pas vrasjes së vëllait të tij, Robert Kennedy, pesë vite më vonë, në vitin 1968, kjo ide do të venitej nga mendja e publikut. Historia e gjatë e tragjedisë në familjen Kennedy nuk shënon vetëm këto dy vdekje të parakohshme. Vëllai i tyre i madh, Xhozef, ishte vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që motra e tyre, Kethlin, kishte humbur jetën në një aksident ajror. Në vitet ’80 dhe ’90 dy prej fëmijëve të Robert Kennedy-t dhe djali i vetëm i John Kennedy-tu ndanë nga jeta në moshë shumë të re në aksidente të ndryshme.

2. Familja Bush

Anëtarët e familjet Bush kanë shërbyer edhe në degën ekzekutive dhe legjislative të qeverisë. Familja nxorri dy presidentë dhe guvernatorë shteti nga rradhët e saj në SHBA. Pasuria e Familjes Bush vlerësohet të jetë 60 mln dollarë. Duke njohur lidhjet e forta në Teksas, Familja Bush pritet të jetë vetëm manjate e naftës dhe vajit, por nafta nuk është e vetmja industri nga e cila kjo familje ka përfitim. Ajo është e shquar edhe në botën e investimit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërmarrjet e biznesit të Samuel Bush e ndihmuan atë të ndërtojë pasurinë e familjes. Djali i Samuel, Prescott, u bë i pasur me anë të financave, në Union Banking Corp por edhe falë vajit, si anëtar i Industrisë ku filloi edhe djali i tij Xhorxh W Bush. Xhorxh Bush u martua me Barbara Pierce, dhe kanë 6 fëmijë. Ai u zgjodh President në vitin 1988. Më pas djali i tij George W. e pasoi në vitin 2000. Tani ai i gëzohet pensionit të tij si një gjysh i përkushtuar.

1. Familja Clinton 
Veteranët e Shtëpisë së Bardhë

Si familje e re, e madhe, politike, Familja Clinton vazhdoi t’i zgjerojë arritjet e saj në botën e politikës dhe filantropisë. Ish-Presidenti Bill Clinton dëshironte të bëhej muzikant përpara se të takonte John Kennedy-n dhe të frymëzohej e shtyhej nga ai drejt fushës së politikës. Duke e filluar si guvernator i Arkansasit në vitin 1976, Bill ndërtoi rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë në vitin 1992 për dy mandate të suksesshme. Gruaja e tij Hillary Clinton, ishte mësuese dhe avokate përpara se të merrte titullin Zonja e Parë. Ajo ka luajtur një rol të madh mbështetës dhe këshillues për Bill-in gjatë karrierës së tij politike, ndërsa ndërtonte të vetën. Një avokate e madhe e reformave të kujdesit shëndetësor dhe çështjeve të tjera me rëndësi, ajo u zgjodh Senatore e Nju Jorkut në vitin 2000, dhe tani shërben si Sekretare e Shtetit. Eksperienca e saj e bën atë një zgjedhje të denjë për presidencën në vitin 2016. Vajza e Clinton-ëve, Chelsea po ndjek gjurmët e babait të saj, si një korrespondente e zonja në NBC. Ajo dhe bashkëshorti i saj po presin fëmijën e parë. Të shohim nëse edhe ai do lërë gjurmë në politikë.

Si jetonin të pasurit në Egjiptin e lashtë

by Publiciteti  |  in Suplement at  7:19 PM
Njerëzit e pasur dhe të famshëm të Egjiptit të lashtë bënin një jetë shumë dekadente me verë, seks, modë dhe shumë festa. Po si do të ishin ata të krahasuar me qejflinjtë e sotëm dhe njerëzit që i quajmë VIP-a?


Dallimet më të mëdha mund të shihen në atë se cilët ishin njerëzit e pasur në kohën e Egjiptit të lashtë dhe cilët janë ata sot? Në Egjiptin e lashtë, faraoni ishte në krye të “piramidës” së pushtetit dhe familja e tij. Më pas vinin fisnikët, pronarët e tokave dhe priftërinjtë. Arkitektët dhe mjekët renditeshin ndër profesionet më të respektuara dhe më pas edhe zejtarët kishin shumë privilegje gjithashtu. Fshatarët dhe punëtorët e pakualifikuar ishin në shkallët e fundit të shoqërisë egjiptiane, por të fundit e listës ishin shërbëtorët dhe skllevërit. Më me fat në një shkallë të tillë të ulët ishin shërbëtorët e pasanikëve dhe fisnikëve, sepse ndryshe nga të varfrit e tjerë, ata kishin të sigurt fjetjen dhe ushqimin. Shumë prej tyre kryenin punë të rënda fizike dhe zakonisht vdisnin të rinj në moshë, veçanërisht skllevërit që kanë ndërtuar piramidat. Bëhet fjalë për vdekje të dhimbshme nga dëmtime kockash. Në Egjipt, profesionet që trashëgoheshin, nuk zgjidheshin. Kështu fëmijët ndiqnin traditën e babait e kështu me radhë. Kjo ndodh edhe sot madje, edhe në fushën e showbiznesit si në rastet e Martin Sheen, Guineth Paltrow apo Blythe Danner. Por edhe në fusha të tjera si në politikë, mjafton që të përmendim në një rast të tillë dinastinë Bush, apo atë Klinton. Ndërsa nëpunësit si shkruesit, kopjuesit e shkrimtarët ishin kryesorët në sferën e të mësuarit dhe të dhënit mësim. Jo çdo fëmijë kishte mundësi që të lexonte dhe të shkruante dhe ata që do të merreshin me shkrime përzgjidheshin. Sot, aktualisht në botë ka një ndryshim për sa i përket pasurisë absolute të krerëve që kishin dikur faraonët, krahasuar me atë të krerëve të shteteve, apo monarkëve të sotëm. Këta të fundit nuk janë domosdoshmërisht më të pasurit e vendit. Edhe për sa i përket priftërinjve apo përfaqësuesve të feve sot, edhe ata nuk renditen ndër më të pasurit dhe për sa i përket feve dhe kultit, nuk konsiderohet ekonomikisht i rëndësishëm në shoqëri, siç ndodhte dikur në Egjiptin e lashtë. Por në atë periudhë, priftërinjtë ishin shumë të dhënë pas të ushqyerit dhe pijes së mirë dhe të bollshme. Kjo është një nga arsyet e zbulimit të shenjave të arteriosklerozës në disa nga mumiet e Egjiptit të lashtë. Ata konsumonin në maksimum mishra, yndyra dhe sheqerna edhe përmes pijeve dhe vuanin nga kolesteroli i lartë. Për sa i përket mishrave, elita kishte mundësi të ndryshme zgjedhjesh që nga mishi i viçit, biftekët, antilopat dhe gazelat. Më të varfrit, frekuentonin kryesisht zogjtë e egër, ose edhe pulat e patat. Ndonjëherë preferohej edhe peshku i Nilit, por sigurisht që nuk ishte ndër pjatat e preferuara, veçanërisht për më të pasurit. Zakonisht peshku konsumohej pasi thahej në diell. Edhe ëmbëlsirat ishin të llojeve të ndryshme. Më të pasurit përdornin mjaltin, ndërsa të varfrit nuk kishin një ëmbëlsirë të preferuar. Por thuajse njësoj si edhe në ditët tona, ishte çështja e të pirit, kryesisht të konsumuarit e verës dhe të bërit tapë me të. Verërat e mira ishin sigurisht ato më të moçmet, si edhe në ditët tona. Birra ndërkohë përdorej dhe nga masat e gjera, nga populli dhe ata më të varfrit. Por edhe të pasurit, ndonjëherë për ta ndërruar, pinin birrë. Në përgjithësi njerëzit ishin të pasionuar pas pijes, siç ndodh edhe sot. Për sa i përket rrezikshmërisë së pijes për të flitet në një porosi me shkrim, në formë trashëgimie të gjetur në një papirus, që një faraon i linte pasardhësit të tij. Në të jepeshin instruksione në lidhje me rregullat për të qenë një faraon i mirë, si të qenët i drejtë, paqësor dhe si të silleshe në mënyrë korrekte në përgjithësi. Pija përmendej kur thuheshin disa nga të këqijat më të mëdha që mund të vinin të tilla si ato të shkaktuara nga humbja e kontrollit për shkak të të pirit. Veçanërisht thuhet në këtë dorëshkrim, pija e tepruar mund të të zbehë ndjeshëm reputacionin dhe madje në mënyrë të pakthyeshme. Duke qenë se shtëpitë ishin ndërtuar me tulla të zakonshme, asnjëra prej tyre nuk ka mbijetuar deri në ditët tona. Por shtëpitë më të varfra ishin ndërtuar me kashtë, gjethe palme dhe shpesh edhe me baltë. Ndërsa shtëpitë e të pasurve ishin ndërtuar ndryshe dhe dy detajet që bënin diferencën në këtë rast ishin materialet dhe hapësira. Jo se shtëpitë e të pasurve ishin larë në ar si shtëpitë e sheikëve të sotëm, por për shembull një nga elementët që ishin të rrallë dhe të shtrenjtë në Egjipt ishte druri, i cili përdorej shumë në dekoracionet dhe ndërtimet e shtëpive të të pasurve. Pyjet e Egjiptit nuk ishin të përshtatshëm për mobilie, ndaj druri për ornamente importohej nga Byblosi, apo Libani i sotëm. Mobiliet e bëra nga druri i mirë gjendeshin vetëm në shtëpitë e të pasurve. Shtretërit e drurit ishin një ëndërr për njerëzit e shtresave më të ulëta. Tapetet nga Persia, copëzat e zbukurimit me alabastër, ebanoz e fildish vinin nga mbretëritë e Afrikës, vazot e arta, bizhutë dhe skulpturat e mermerta vinin nga Nubia dhe të gjitha mund të përballoheshin, si dhe në ditët tona vetëm nga më të pasurit. Ekuivalentja e lagjeve të pasura të sotme si Beverly Hills, në Egjiptin e lashtë, ishin tokat që të pasurit i përdornin për ndërtimin e shtëpive të tyre të pushimit në periferi të qyteteve të mëdha. Këto shtëpi ishin të rrethuara me kopshte dhe me vreshta të pafund. Ndërsa të varfrit ishin ngjeshur me njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre të vogla e të pasigurta. Për ndërtuesit e piramidave, sikurse ndodh edhe në Dubain e sotëm, kishte kapanone të mëdha e dhoma me shtretër që renditeshin njëri pas tjetrit. Një tjetër tipar dallues i të pasurve të Egjiptit të lashtë ishte përdorimi i parukave që bëheshin me lesh deleje, ose edhe me flokë njerëzorë. Këto paruka visheshin nëpër mbrëmje e festa, nëpër festivale apo nëpër grumbullimet që organizoheshin në tempuj. Paruka ishte një parakusht i modës, stilit dhe pasurisë. Pra Viktoria Bekham, nëse do të kishte dashur të triumfonte edhe në jetën e VIP-ave të Egjiptit të lashtë, do të duhej që të vishte pa tjetër paruke, përndryshe nuk mund të quhej “posh”. Po ç’mund të thuhet për fustanet? Nga sa na thotë arkeologjia dhe zbulimet e saj, të gjithë vishnin tunika. Burrat i mbanin deri te gjuri, ndërsa gratë deri te kyçet e këmbës. Ishin tunika të thurura me li nga fabrikat e shumta të pellgut të Mesdheut. Sigurisht që tunikat e të pasurve dallonin shumë nga ato të të varfërve. Të pasurit si në çdo epokë i kishin ato prej materialesh të mirë e të zbukuruara me qëndisma të shtrenjta e zbukurime me gurë të çmuar. Sandalet visheshin nga të gjithë pa përjashtim dhe pa çorape. Dallimi mes të pasurve dhe të varfërve ishte se më të varfrit kishin mundësi vetëm të vishnin sandale të bëra me gjethe palme, ndërsa të pasurit i kishin sandalet prej lëkure. Nuk ekzistonin takat e larta për femrat. Për sa i përket grimit dhe tualetit, ai ishte pjesë e burrave dhe grave njësoj, vetëm se të varfrit nuk kishin mundësi dhe as kohë e arsye për t’u zbukuruar kështu. Zakonisht shumë të përdorura ishin ngjyrat mbi kapakët e syrit të cilat përdoreshin edhe si krem për t’u mbrojtur. Me ngjyra visheshin edhe buzët dhe zbukuroheshin edhe thonjtë. Tatuazhi ishte një pjesë e pandarë e trupit dhe aplikohej si te të gjallët, ashtu edhe te të vdekurit. Kjo gjendet dendur edhe tek njerëzit sot në botë. Për sa i përket lirive të grave, në Egjiptin e lashtë ato ishin më të lira se në Mesopotami, por sigurisht që të pasurat nuk kishin lirinë dhe shthurjen publike që kanë, le të themi sot Paris Hilton me shoqe. Egjiptianet martoheshin shumë të reja në moshë dhe në familjet mbretërore martesat bëheshin mes njëri-tjetrit. Të sillje në jetë një fëmijë ishte e rrezikshme për gratë, por kjo inkurajohej shumë duke qenë se objektivi i pasjes së një familjeje sa më të madhe në numër ishte një objektiv për të gjithë. Dashuria dhe seksi ishin atëherë po aq të ndërlikuara sa edhe sot. Sipas dokumenteve të zbuluara në kohë, egjiptianët ishin shumë aventurierë dhe të dhënë shumë pas kërcimtareve gjysmë të zhveshura, por përmbledhjet me poezi që kanë mbërritur në ditët tona rrëfejnë edhe për një romantizëm të jashtëzakonshëm. Sipas një deklarate të fundit të bërë nga Anxhelina Zholi, besnikëria nuk është thelbësore në një marrëdhënie në çift, por adulteri dhe tradhtia kanë qenë një nga arsyet e gjithhershme të divorceve, vdekjeve dhe depresioneve dhe, në Egjiptin e lashtë, siç ndodh edhe në ditët tona, gratë kërkonin divorc kur i kapnin burrat me të tjera. Divorci ishte i ligjshëm dhe problemet që dilnin prej tij kishin zakonisht të bënin me çështjen e pasurisë dhe të pronave. Sa më e madhe të ishte pasuria, aq më e madhe ishte beteja e divorcit. Në fakt, një gjë është e sigurt gjatë historisë njerëzore që njerëzit në kohë e epoka të ndryshme kanë bërë qejf me të njëjtat gjëra, pra kanë pirë e bërë seks gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Edhe sporti mund të futet në këtë kategori. Egjiptianët ishin shumë të dhënë pas sportit. Ata preferonin shumë garat me kuaj dhe karroca, sikurse në ditët tona elita moderne është shumë e dhënë pas garave me makina të shpejta. Madje ky pasion thuhet se shkaktoi edhe vdekjen e Tutankhamun, siç shkaktuan makinat vdekjen e James Deanit. Mbrëmjet, banketet e festave ishin gjithashtu shumë të frekuentuara dhe pjesë e jetës së shtresave të larta. Sikurse edhe sot. Edhe pse nuk ka prova për përdorimin e drogave mendohet se në Egjipt mund të përdorej opiumi si ilaç.

Proudly Powered by Blogger.