Agim Vinca
“Ti ishe i madh, po ne ta hëngrëm kokën”.
(I. Kadare, Rekuiem për Majakovskin)
E kam njohur në vitin 1985, në Sarajevë. Thuhej se ishte i
vështirë për komunikim (tekefundit, cili nga krijuesit e mëdhenj është “i
lehtë”?), por mua nuk më doli i tillë. Përkundrazi. M’u duk i çiltër e i hapur,
por larg, shumë larg, nga modestia e shtirur. Ishte i vetëdijshëm për vlerat e
tij, të cilat nuk ngurronte t’i shpaloste kudo e kurdo jo vetëm pa kompleks,
por edhe me një krenari të ligjshme e të hijshme për gjithçka të vetën:
origjinën, vendlindjen, gjuhën, emrin, familjen.
Në Sarajevë, në kryeqytetin e Bosnjës dhe të Hercegovinës,
në atë kohë, mbahej, për çdo vit, një nga manifestimet më të mëdha letrare në
ish-Jugosllavi e në Ballkan, në mos edhe në Evropë. Ishte një manifestim vërtet
ndërkombëtar jo vetëm me konceptin e përmbajtjen, por edhe me pjesëmarrjen, jo
si këto që organizojmë sot, kur, edhe nëse merr pjesë qoftë dhe një poet
margjinal nga ndonjë vend i rajonit (ndodh edhe asnjë), i quajmë “festivale
ndërkombëtare”.
“Ditët poetike të Sarajevës” quhej manifestimi dhe zgjaste
disa ditë. Në atë manifestim të madh letrar-poetik për çdo vit prezantohej
ndonjëra nga letërsitë e republikave dhe krahinave të ish-Jugosllavisë dhe,
pasi një vit më parë ishte prezantuar edhe Vojvodina, i kishte ardhur radha
Kosovës. Fati deshi që zgjedhjen e poezisë shqipe të Kosovës, në të vërtetë të
poezisë shqipe në ish-Jugosllavi, ta bëja unë, duke ia “imponuar” organizatorit
konceptin e paraqitjes së poezisë shqipe të këtij krahu jo sipas çelësit
krahinor-regjional, por sipas atij gjuhësor, me ç’rast përzgjedhësi nuk ishte i
obliguar të fuste në libër edhe poetë serbë, malazez, boshnjakë, turq, romë e
të tjerë, por vetëm poetë që shkruanin shqip, pra poetë shqiptarë. Për këtë
arsye libërthi Nga poezia bashkëkohore shqipe në Jugosllavi, që u botua në
kuadër të manifestimit në fjalë, u sulmua ashpër si “antologji etnikisht e
pastër” nga disa letrarë të yshtur serbë nga Kosova e, aty-këtu, edhe nga
ndonjë boshnjak.
Nga Kosova për në Sarajevë (në pamundësi që të merrnin pjesë
të gjithë) udhëtoi një grup prej gjashtë poetësh, plus unë si përzgjedhës,
domethënë gjithsej shtatë vetë, kurse nga Beogradi në Sarajevë do të vinte për
t’i deklamuar vargjet e poetëve tanë në përkthim vetë Bekim Fehmiu. (“Bekim
Fehmiu, Bekim Fehmiu/ Emri i tij në buzë na mbiu” - kam pasë shkruar në një
poemë timen të hershme ku evokoj moshën e djalërisë). Thënë me terminologjinë
sportive, në “ekip” ishin poetët: Enver Gjerqeku, Fahredin Gunga, Azem Shkreli,
Rrahman Dedaj, Ali Podrimja dhe Eqrem Basha, kurse unë isha në rolin e
“selektorit”. Katër të parët nuk rrojnë më, kurse dy të fundit besoj se mund ta
konfirmojnë në çdo kohë vërtetësinë e kësaj që vendosa ta them publikisht tani
që edhe Bekim Fehmiu shkoi në amshim.
Për ta ndjekur manifestimin “Ditët poetike të Sarajevës” dhe
paraqitjen e poezisë shqipe në kuadër të tij, nga Kosova kishte udhëtuar edhe
gazetari i rubrikës së kulturës në “Rilindje”, i ndjeri Xhemail Mustafa, që
ishte edhe kritik letrar, i cili raportoi nga Sarajeva në Prishtinë: ”Prezentim
për mburrje i poezisë sonë”.
Kur arritëm në Sarajevë Bekimin e gjetëm atje, në hotel
“Evropa”, ku ishin vendosur pjesëmarrësit e festivalit, përfshirë edhe
mysafirët nga Kosova. Ne udhëtuam grup nga Prishtina në Sarajevë, kurse ai
kishte ardhur solo nga Beogradi si i ftuar special nga organizatori, Këshilli
Drejtues i festivalit, i cili kishte paraparë që poetët të lexonin nga një
poezi në origjinal, kurse aktorët Bekim Fehmiu dhe Miralem Zubçeviq - një aktor
i njohur boshnjak - nga një poezi në përkthim serbokroatisht prej secilit
autor.
Ditën që do të mbahej mbrëmja e poezisë shqipe, kryetari i
Komisionit për Kulturë të Lidhjes Socialiste të Bosnjës dhe Hercegovinës,
publicisti i njohur Mirosllav Jançiq, do të shtronte drekë për nder tonin.
Ishte pranverë, bënte mot i ngrohtë dhe dreka ishte paraparë në një restorant
të bukur në periferi të Sarajevës. Kur po bëheshim gati të niseshim, Bekimi tha
se nuk do të vinte në drekë dhe, duke i kërkuar falje mikpritësit, shtoi se do
të shkonte në hotel për t’u përgatitur për në mbrëmje. Dikush nga ne, që ishte
pak më afër me botën e filmit dhe të teatrit, qeshi paksa me ironi në kuptimin:
“Ç’përgatitje do të bësh ti, një aktor kaq me përvojë, për t’i recituar dy a
tri poezi?!”. As ne të tjerëve nuk na u duk shumë i bindshëm arsyetimi i
artistit, por pa kaluar as disa orë do të bindeshim se e kishim pasur gabim.
Mbrëmja e poezisë shqipe ishte paraparë të mbahej në sallën
e universitetit popullor “Gjuro Sallaj” në orën 19 të mbrëmjes. Bekimi erdhi
fiks në orën shtatë, i veshur solemnisht (ndryshe nga kolegu i tij që ishte me
xhinse dhe atlete): me një palë çizme me taka, me pantallona teget, me një sako
ngjyrë krem me katrorë dhe me një shall të kuq në qafë në vend të kravatës.
Ishte i qetë dhe serioz si ai që pret të dalë në arenë.
Pas fjalës hyrëse dhe leximit që bënë poetët, të cilët
lexuan në origjinal, shqip, në skenë dolën aktorët. Kur i erdhi radha Bekimit
iu afrua mikrofonit, i hodhi një shikim gjeneral sallës, pastaj e përshkoi me
sy ngadalë nga njëri cep tek tjetri, ngulshëm dhe pa e thënë asnjë fjalë,
derisa nuk u shua edhe pëshpërima e fundit.
Në sallë mbretëroi qetësi e plotë. Pastaj u dëgjua zëri i
Bekimit, që po recitonte vargjet e sonetit Besa të Enver Gjerqekut, të
përkthyer në serbokratisht nga vetë poeti. Mjaftoi vargu i parë: “Mos ma thuaj
atë fjalë më të rëndë se guri” për ta ngritur në shkallën më të lartë
interesimin e publikut të pranishëm në sallë, ku nuk mungonin as studentët
shqiptarë, që kishin përgatitur për ne një buket të madh lulesh të freskëta.
Poezitë e poetëve tanë atë natë tingëlluan po aq bukur
serbokroatisht (alias boshnjakisht) sa edhe shqip, në mos edhe më bukur. Falë
Bekimit. Zëri i tij i fuqishëm dhe qëndrimi dinjitoz impononin respekt, kurse
figura e tij rrezatonte respektin për skenën, artin, publikun, por edhe për veten.
Atë natë në Sarajevë u pa qartë: Bekim Fehmiu nuk ishte vetëm një aktor i madh
i teatrit dhe i filmit, por edhe një deklamues i shkëlqyeshëm i poezisë.
Kur u krye mbrëmja m’u kujtua mesdita dhe mosardhja e
Bekimit në drekë me arsyetimin se i duhej të përgatitej për në mbrëmje. Nuk
kishim të bëjmë, pra, me kurrfarë poze a shtirjeje. Ishte e qartë si drita e
diellit se ai kishte ushtruar gjatë ditës, ndoshta edhe para pasqyrës, duke e
studiuar çdo detaj të tekstit dhe të performancës.
Kishim arsye të ishim të lumtur dhe krenarë. Poezia jonë u
prit mirë në Sarajevë; jo mirë, po shkëlqyeshëm, kurse Bekimi ynë, i madhi
Bekim Fehmiu, shkëlqeu si gjithnjë!
Në Sarajevë Bekimi e ndiente veten si në shtëpi të vet. E si
të mos e ndiente? Ishte qyteti ku kishte lindur dhe ku kishte shumë miq. Por
nuk ishte vetëm kjo shkak i afërsisë. Duhet të ketë qenë edhe një arsye tjetër.
Me intuitën e tij prej artisti, por edhe si njohës i mirë i realitetit, ai e
parandiente se nacionalizmi serb, që po merrte hov në qytetin ku jetonte, në
Beograd, do t’i vërsulej një ditë këtij qyteti, ashtu siç do t’i vërsulej edhe
Kosovës së tij të dashur, e cila qysh atëherë ishte vënë në shënjestër.
Manifestimi në Sarajevë qëlloi menjëherë pas aferës
Martinoviq, një pederasti serb nga rrethina e Gjilanit, i cili lëndimet që ia
shkaktoi vetes deshi t’ua mvishte shqiptarëve. Për fat, gënjeshtra në këtë rast
i pati vërtet këmbët e shkurtra (u demantua shpejt, pa kaluar as një javë), por
lajmi e pat bërë efektin e vet negativ në opinionin jugosllav. Bekimi, i cili,
sikurse ne të tjerët, ishte i lumtur që shqiptarët nuk e kishin bërë këtë vepër
të shëmtuar, fliste hapur për ngjarjen, duke bërë një krahasim shumë të qëlluar
e konkret përkitazi me lajmin dhe demantin. Lajmi është - thoshte - sikur hip
në minare dhe nga atje derdh në qytet një thes me pupla, kurse demanti - si kur
zbret nga minarja dhe rend poshtë e përpjetë për t’i mbledhur puplat e derdhura
për t’i futur sërish në thes. Ata që merren me gazetarinë dhe komunikimin thonë
se ky është një krahasim i njohur, por mua nuk më vjen turp të pohoj se për
herë të parë e kam dëgjuar prej Bekim Fehmiut. Dhe ta dëgjoje diçka nga goja e
një artisti si Bekimi nuk ishte njësoj si ta dëgjoje nga dikush tjetër. Ai
kishte dhuntinë të ta “vizatonte” atë për të cilën fliste.
Në darkën e organizuar me atë rast, rreth tryezës me
personalitete të jetës politike, letrare dhe kulturore nga të dyja vendet,
Bekimi e kishte fjalën kryesore. Fliste me pietet për familjen dhe veçanërisht
për të atin, Ibrahim Fehmiun, një mësues atdhetar, i cili ishte varrosur me
flamur kombëtar, në një kohë kur flamuri kuq e zi në Kosovë ishte i ndaluar!
(Vargjet e Nolit të madh kushtuar këtij flamuri: “O Flamur gjak, o Flamur
shkabë,/ O vënt’ e vatr’ o nën’ e babë,/ Lagur me lot, djegur me flagë,/ Flamur
i kuq, Flamur i zi!” do t’i recitonte me patos të lartë emocional në spektaklin
“Dua më shumë Shqipërinë” në vitin 2002 në Tiranë, duket edhe në shenjë kujtimi
e nderimi për babanë).
Prindërit e tij kishin lindur tetë fëmijë, katër djem dhe
katër vajza dhe që të gjithë kishin emra të bukur shqip, të bukur e simbolikë:
Arsim, Fatmir, Bashkim, Bekim, Shpresa, Besa, Luljeta dhe Afërdita. (Renditja
mund të mos jetë e saktë). Merita për këtë i takonte, sigurisht, babait të
Bekimit, Ibrahim Fehmiut, i cili, mu për shkak të përkushtimit të tij ndaj
idealit kombëtar, ishte dashur të lëvizte me familje në relacionin: Sarajevë,
Shkodër, Prizren e gjetkë.
Ishte kënaqësi ta dëgjoje Bekimin se si i komentonte emrat e
vëllezërve dhe të motrave të tij, përfshirë edhe të vetin, duke i lidhur me
dëshirën e të atit, që ishte edhe e tija, për arsimimin, mirëqenien,
fatbardhësinë, bashkimin, lulëzimin, besatimin, shpresën për ditë më të mira
dhe, më në në fund, edhe bekimin e popullit shqiptar.
Komentin më të bukur të këtij lajtmotivi të tij të dashur
Bekimi e bëri ndoshta pikërisht atë natë në Sarajevë, në qytetin ku kishte bërë
hapat e parë në jetë. Se ç’kishte një frymëzim të veçantë atë natë Bekim
Fehmiu! Ose ndoshta ne na dukej ashtu, veçmas mua, pas suksesit të poezisë
shqipe në “Ditët poetike të Sarajevës”!
Edhe të nesërmen, kur i bëmë një vizitë në shtëpi
shkrimtarit Qamil Sijariq, nuk e kishte braktisur ai nur. Prozatori i njohur me
origjinë nga Sanxhaku në kufi me Kosovën, që kishte shkruar për shqiptarët, nuk
ia hiqte sytë Bekimit (ndoshta e shihte për herë të parë nga afër) dhe duke e
parë me simpati me manirin e një plaku të urtë e finok fliste si për vete me të
folurit e tij karakteristik: “Shih, pash zotin, çfarë burri!... Çfarë trimi!...
Si shkëmb!… Bekimi ynë!”.
Bekimi ynë!
Pas mbrëmjes së suksesshme të poezisë shqipe në Sarajevë, të
cilën bardi i poezisë boshnjake, Izet Sarajliqi i famshëm e plot sharm, e
quajti “ngjarje kulturore” dhe sidomos pas kthimit në Prishtinë, më lindi ideja
që një mbrëmje e tillë të organizohej edhe në Prishtinë - me Bekim Fehmiun në
rolin “kryesor”, atë të deklamuesit të vargjeve të poetëve tanë para publikut
të përbërë kryesisht nga studentët. Atëbotë në Fakultetin Filozofik (më vonë
Filologjik) të Prishtinës ekzistonte tradita e mbrëmjeve letrare, që ndiqeshin
nga një numër i madh njerëzish, dashamirë të poezisë, që mbushnin cep më cep
“Sallën e Kuqe” të këtij fakulteti, e nuk mungonin as ata që qëndronin në këmbë
në të dy anët e saj. Në ato mbrëmje lexonin vargjet e tyre krijuesit më të
njohur të poezisë shqipe në Kosovë, prej Esad Mekulit e deri tek poetët
studentë. Ishte koha e censurës dhe poezia ishte mediumi i vetëm nëpërmjet të
cilit mund të thuheshin disa nga të vërtetat e ndaluara, ndërsa salla e mbushur
përplot ushtonte nga duartrokitjet sa herë që poetët qëllonin “në shenjë”.
Kisha menduar të bëja një përzgjedhje të poezisë shqipe, me
theks te poezia e sotme dhe pasi t’ia dorëzoja materialin Bekimit, me lutjen që
ta lexonte, të kërkoja pëlqimin e tij për të filluar përgatitjet. Bëja plane,
skica, sinopsise; shënoja titujt e vjershave dhe emrat e poetëve, duke pasur në
mend gjithnjë Bekimin, por nuk arrita të kontaktoja me të apostafat për këtë
qëllim.
Atëherë s’kishte telefona celularë e internet, madje as
faks. Verës, kur ai vinte nga Beogradi në Prishtinë dhe kalonte ditë të tëra i
rrethuar nga aktorë, shkrimtarë, gazetarë etj., unë ikja në vendlindje.
Gjithkush e ka Itakën e vet dhe çdo njeri është ngapak Uliks! Kurse Kosova, ku
dikur moti kanë jetuar dardanët e lashtë, po i gjasonte gjithnjë e më shumë
Trojës së Homerit. Situata politike nga viti në vit vinte duke u rënduar;
diferencimi duke u thelluar; hapësira për veprim duke u ngushtuar. I dënuar me
parapërjashtim nga partia në të cilën kisha hyrë pa dëshirë (ishte kusht për të
punuar në fakultet), rrezikohesha të pushohesha edhe nga puna. Isha si të
thuash me një këmbë në fakultet, me tjetrën jashtë tij, gjersa një ditë na i
mbyllën dyert krejtësisht. Nga ana tjetër, ai vetë, krenar për përkatësinë e
vet, do ta braktiste demonstrativisht Teatrin Jugosllav të Dramës në ’87-n, në
shenjë revolte ndaj propagandës antishqiptare. Nuk arrita t’ia shprehja Bekim
Fehmiut idenë që kisha për një mbrëmje të poezisë shqipe në Filologjik, të
ngjashme me atë të Sarajevës, veçse shqip, natyrisht. Nuk e di pse. Kisha një
si ngurrim që nuk ishte pa lidhje me mitin e të qenit të tij “i vështirë për
bashkëpunim”. Më ka mbetur peng që nuk arrita së paku t’ia shprehja këtë ide.
T’ia thosha troç, pavarësisht nga përgjigjja që mund të merrja! Tani që ai nuk
është më dhe kur i dha fund jetës ashtu siç deshi vetë, si në film, ky peng më
rëndon edhe më shumë. Ky shkrim, andaj, sa nderim për aktorin dhe njeriun e
madh, po aq, në mos më shumë, është edhe çlirim nga një peng i tulatur ndër
vite.
Në shkrimet që vërshuan këto ditë në shtypin tonë pas
përhapjes së lajmit për vdekjen tragjike të Bekim Fehmiut, u prek doemos edhe
problemi i raportit të tij me skenën shqipe dhe institucionet shqiptare. Bekim
Fehmiu e mbylli karrierën e tij të gjatë pa luajtur në asnjë film a shfaqje
teatrore në gjuhën shqipe. Ky është një fakt. Dhe faktet, siç dihet, janë
kokëforta. Aleksandër Moisiu luajti pothuajse në të gjitha skenat e botës,
përfshirë edhe Bukureshtin, Athinën, Sofjen dhe Beogradin, por jo edhe në
Tiranë, sepse Shqipëria në kohën kur jetoi ai nuk kishte teatro se kinema jo se
jo. Mirëpo, nuk ishte kështu në kohën kur jetoi pasardhësi i tij, Bekim Fehmiu,
i cili karrierën e vet si aktor e filloi në Teatrin Popullor (sot: Kombëtar) të
Kosovës, nga ku u largua pas gjashtë muajsh. U bë i njohur si aktor jo vetëm në
hapësirën ish-jugosllave, ku konkurrenca ishte shumë e fortë, por edhe në botë.
Luajti me aktorët më në zë të kohës së vet dhe punoi me regjisorë të famshëm
anembanë botës. Por nuk realizoi as edhe një rol të vetëm në Prishtinë a në
Tiranë. Disa përpjekje, si ajo për të luajtur Hamletin në Prishtinë, rolin
kryesor në filmin Njeriu prej dheu etj., dështuan që në nismë. Edhe ofertat e
mëvonshme të dy regjisorëve nga Tirana, Kujtim Çashkut dhe Piro Milkanit, nuk
arritën të finalizohen. Ky i fundit pohon se Bekimi ëndërronte, e kishte ëndërr
jetësore, ta luante rolin e Skënderbeut, gjë që edhe e shprehu gjatë vizitës së
tij në Shqipëri në vitin 1972. Ndërsa ideja ime për një mbrëmje të poezisë
shqipe në Prishtinë, pas asaj të Sarajevës, mbeti jo vetëm në zanafillë, por
edhe e pashpallur.
Të gjithë ata që iu qasën këtij problemi këto ditë, me gojë
ose me shkrim, të gjithë pa përjashtim, kanë eksploatuar një fjalë: fjalën
mediokritet. Është e vërtetë se mjedisi ynë është shumë mediokër (sot, mbase,
më shumë se dikur) dhe se këtu nuk kuptohen drejt e, madje, edhe keqkuptohen,
krijuesit dhe intelektualët që shtrojnë kërkesa të larta etike dhe estetike
para vetes dhe të tjerëve, duke dalë nga skemat dhe niveli mesatar. E, Bekim
Fehmiu ishte i tillë: serioz në punën e vet, profesionist, i pakompromis. E kam
parë këtë me sytë e mi në Sarajevë në vitin 1985. Ai nuk kishte ardhur aty sa
për ta bërë rendin. Jo. Kishte ardhur t’i dëshmonte vlerat e tij dhe të
kulturës së cilës i takonte. Kishte ardhur t’i bënte një shërbim poezisë shqipe
dhe këtë ia bëri si është më së miri; ashtu si dinte dhe si donte ai. Bekim Fehmiu.
Nuk e kishte krijuar rastësisht atë emër. Dhe atë nam.

Jam vanessa nga Australia, ndihem shumë e bekuar në martesë pasi (DR Fady) më ktheu te burri im, i cili ishte ndarë prej meje për 11 muaj të mirë. Edhe pse e kam gojën kudo, nuk do të mjaftojë të falënderoj doktor Fadi për ndihmën e tij në jetën time. Burri im është ndarë prej meje prej 11 muajsh dhe unë kam dhimbje dhe agoni pa të. Kështu që kërkova kudo për ndihmë, por asgjë nuk funksionoi derisa e mora fjalën me Dr. Fady, me të cilin kontaktova në internet. I shpjegova situatën time dhe ai më premtoi se burri im do të kthehej tek unë brenda 7 ditëve për sa kohë që zemra ime ende rreh për Të. Unë besova në të dhe ai më përgatiti një magji dhe burri im më thirri siç tha doktor Fadi. Ai u lut dhe tha se kishte nevojë për mua dhe tani ne po jetojmë përsëri të lumtur për 3 muajt e fundit. Kushdo që lexon artikullin tim që ka nevojë për ndihmë duhet ta kontaktojë atë ... Email. drfady720@gmail.com.ose shtoni atë në whatsapp +2349039422406 për më shumë informacion
ReplyDeleteNëse kaloni diçka
nën probleme ai është gjithashtu i përsosur
(1) Dëshiron të kthehesh?
(2) A keni gjithmonë makthe?
(3) Dëshironi të merrni një promovim në zyrën tuaj?
(4) Dëshironi që gratë/burrat të vrapojnë pas jush?
(5) Dëshironi një fëmijë?
(6) Dëshiron të jesh i pasur?
(7) Dëshironi të lidheni me bashkëshortin tuaj?
pergjithmone i joti?
(8) A keni nevojë për ndihmë financiare?
(9) A jeni mashtruar dhe dëshironi?
i ktheni paratë e humbura?
(10) Kuroni kancerin, HIV/AIDS, herpesin dhe të gjitha llojet e sëmundjeve
(11) Ju dëshironi të ndaloni problemet martesore dhe divorcin
(12) Lindja e fëmijëve
(13) Thyerja e Garës së Gjeneratës
(14) Gjetja e një pune
(15) Mbrojtja shpirtërore
(16) Kujdesi bimor
(17) Divorci
(18) Magjia e martesës
(19) Magjia e shpërbërjes
(20) magjia e parave
(21) dashuri magjike
(22) të mbeteni shtatzënë
(23) Mbrojtja e kompanisë
(24) Magji për problemet familjare
(25) Problemet në proces gjyqësor
Nëse keni nevojë ose dëshironi informacion rreth magjive të dashurisë ose parave, mund ta zgjidhni atë problem sot në zoom Temple
Jam shumë i lumtur që po shkruaj këtë artikull këtu, jam këtu për të eksploruar forumin e blogjeve rreth kurës së mrekullueshme dhe më të sigurt për HERPES SIMPLEX VIRUS. Isha pozitiv ndaj virusit vdekjeprurës të quajtur HERPES dhe e humba plotësisht shpresën sepse u refuzova edhe nga miqtë e mi të dollapit. Kërkova në internet për të ditur dhe pyetur për kurën për HERPES dhe pashë dëshminë e Dr.ELLEN në internet se si ai u shërua kaq shumë persona nga Sëmundja e Herpesit, kështu që vendosa të kontaktoj herbalistin e madh sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë gjithçka. E kontaktova për të ditur se si mund të më ndihmojë dhe ai më tha të mos shqetësohem kurrë se do të më ndihmojë me barërat natyrale nga Zoti! pas 2 ditesh qe e kontaktova me tha qe kura eshte gati dhe ma dergoi nepermjet FEDEX ose DHL dhe me erdhi pas 4 ditesh! e përdora ilaçin ashtu siç më udhëzoi ai (MËNGJES dhe MBRËMJE) dhe u shërova! është vërtet si një ëndërr, por jam shumë i lumtur! kjo është arsyeja që vendosa të shtoj edhe më shumë komente për Të, në mënyrë që më shumë njerëz të shpëtojnë njësoj si unë! dhe nëse keni nevojë për ndihmën e tij, kontaktoni me emailin e tij (ellenspellcaster@gmail.com) mund ta kontaktoni në WHATSAPP +2348106541486 Ai tha se keni barin për të kuruar kurimin e dallimeve për çdo sëmundje
ReplyDelete(1) HERPES,
(2) DIABET,
(3) HIV dhe AIDS,
(4) INFEKSIONI I TRAKTIT URINAR,
(5) HEPATITI B,
(6) IMPOTENCA,
(7) SHFIRTËSIA/INFERTILITETI
(8) DIARRE
(9) ASTMA… DHE MË SHUMË
WhatsApp: +2348106541417
Email: ellenspellcaster@gmail.com