“Jo zyrtarizim të gegërishtes, do kemi dy gjuhë zyrtare”

by Shkupi Press  |  in Opinione at  8:09 PM

Prof.Dr.Rami Memushaj



Vitet e fundit çështja e statusit dhe e rolit të dialekteve ka ardhur duke zënë gjithnjë e më shumë vend në tubime gjuhësore dhe në shtypin e shkruar e elektronik. Së fundmi, mësojmë se edhe Ministria e Kulturës e ka përfshirë në programin e saj të ruajtjes së trashëgimisë kulturore edhe mbrojtjen e dialekteve. Ruajtjes dhe lartësimit të dialekteve iu kushtua edhe një “workshop” (dmth. seminar), i organizuar nga “Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe e Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe” e kësaj ministrie, ku profesorë e akademikë folën për statusin e dialekteve në diktaturë e sot dhe për rolin e tyre si burim i pasurimit të gjuhës standarde.
Para se të shqiptohemi për “rijetësimin e gjuhës shqipe”, mendojmë se, për ata që nuk kanë shkollim filologjik, do sqaruar kuptimi i fjalës “dialekt” dhe për këtë po sjellim shpjegimet që ka dhënë para 100 vjetësh gjuhëtari austriak Maksimilian Lamberc. I thirrur në Shkodër për të ndihmuar Komisinë Letrare në zgjedhjen e dialektit që do të merrej si bazë e gjuhës së shkruar, ai, në përfundim të një udhëtimi studimor 45-ditësh nga Shkodra në Berat, mbajti para anëtarëve të Komisisë një raport, në të cilin, ndër të tjera, thuhet:
“Dija e gjuhsís, për me mujtë e me sjellë pak rregullim në ndryshimin e djalektavet shqip âsht msue me përdorue fjalen “gegnisht” e “tosknisht”. Këta skàje deri në nji farë lloj gradi i përgjigjen së drejtës, mbassi të gjithë djalektet, qi janë nga veriu i lumit të Shkumbit, qi thirren gegnishte, në nji farë pikëpamje fonetike me rândësi bâjnë nji ndryshim me djalektat e Shqipnís Jugore, qi thirren nden emnin tosknisht… Vetem mbas dijes së gjuhësís nisën edhe këta skàje me u përhapë edhe në jetën praktike, shqiptarët e jugës me u thirrë “toskë” e ata të veriut “gegë… Këto zhvillime tregojnë, se fjalët “Gegë” e “Toskë”, “gegnisht” e “tosknisht” mbas kuptimit qi kanë sot, nuk janë tjetër veç se fjalë ndihme për dijen e gjuhsís. Të tilla fjalë ndihme natyrisht kanë një vlerë të madhe praktike edhe kanë me u mbajtun e duhen me u mbajtun. Veç se kur të përdoren, duhet me e dijtë qarisht, se këto nuk diftojnë nji kundërshtim të jetës së vërtetë, veç se dija e gjuhsís i përdoron me qellim qi, të munt të sjelli nji farë rregullimi ndë ket chaos të ndryshueshëm mbi thëmel të disa veçorinave të posaçme…” (Laimet e Komisís Letrare shqipe në Shkodër, Kallënduer 1918, nr. 1, f. 32; nr. 2, f. 43).
Ky gjuhëtar, që ndoshta nuk i kishte rënë në dorë “Kursi i gjuhësisë së përgjithshme” (1916) i F. dë Sosyrit (ku babai i gjuhësisë moderne thotë se “ka vetëm tipare dialektore natyrore, po nuk ka dialekte natyrore”), shpjegon se “gegnisht” e “tosknisht” “nuk janë tjetër veç se fjalë ndihme për dijen e gjuhsís”. Për më tepër, ai flet për “djalektat e Krues, të Tiranës, të Durrsit, të Kavajës, të Peqinit, t’ Elbassanit e të Çermenikës” dhe “të Beratit, të Korçës, të Gjirokastrës, të Frasherit, të Himarës…”, duke e shtrirë përdorimin e këtij termi edhe për të folmet krahinore, pra në një kuptim më të gjerë nga ç’pandehet prej shumëkujt.
Madje, përmbajtja e termit ‘dialekt’ është edhe më e gjerë. Në të përfshihen, së pari, të folmet territoriale të një qyteti a fshati (ose të disa fshatrave) me popullsi homogjene, të cilat janë sisteme gjuhësore reale; së dyti, të folmet sociale – sociolektet, zhargonet, argotë – që janë edhe këto reale, sepse fliten nga grupe shoqërore; së treti, variantet letrare që janë përdorur para se t’ua zinte vendin gjuha standarde, si variantet letrare arbëreshe, toskërishtja letrare, shkodranishtja letrare, elbasanishtja letrare dhe letrarishtja e Kosovë-Maqedonisë e përdorur deri më 1967–68. Më në fund, nën këtë term përfshihen edhe të folmet krahinore, nëndialektet dhe dialektet, të cilat janë konstrukte të gjuhëtarëve, “fjalë ndihme për dijen e gjuhsís”, sikundër thotë Lamberci. Asnjë nuk flet, për shembull, në një toskërishte a gegërishte të përbashkët, as në një nëndialekt toskë a gegë, as në një të folme krahinore të Jugut apo të Veriut, po në një të folme të caktuar, p.sh. të qytetit të Tiranës, të qytetit të Shkodrës, të qytetit të Gjirokastrës, të fshatrave të Hotit, të Himarës etj.
Në ditët tona, variante reale të gjuhës shqipe janë gjuha standarde dhe të folmet vendore. Gjuha standarde (ndryshe gjuha letrare kombëtare) funksionon si një makrosistem me norma të caktuara në të gjitha sistemet dhe përdoret në shkallë kombëtare në të shkruar e në të folur, kurse të folmet vendore janë mikrosisteme që përdoren vetëm në të folur. Pikërisht, kjo pamje reale e situatës gjuhësore në hapësirat që mbulon shqipja duhet mbajtur mirë parasysh kur shtrohen alternativa të tilla, si: “vetëm gjuhë standarde apo gjuhë standarde dhe dialekt në shkollë?”, kur kërkohet demokratizimi i gjuhës “nëpërmjet zyrtarizimit të dialekteve dhe të nëndialekteve” dhe hartim “tekstesh administrative në nivel komune ose bashkie”(!) etj.
Kur dëgjon të nyjëtohen kërkesa të tilla jo nga njerëz sidokudo, po nga akademikë e profesorë, të lindin vetvetiu një varg pyetjesh: Do të bëhet dialektologji edhe në shkollën 9-vjeçare e të mesme? Çfarë duhet zyrtarizuar: variantet e mëparshme letrare, dy dialektet dhe gjashtë-shtatë nëndialektet? Nëse nxënësit që “gojarisht shprehet në dialekt”, nuk i duhet kërkuar të shkruajë në gjuhën zyrtare, atëherë ç’është nevoja e mësimit të gjuhës shqipe në shkollë?
Në një kohë kur është nyjëtuar publikisht shqetësimi intelektual për mungesën e kujdesit të shtetit ndaj gjuhës standarde, në këtë lëvizje që lartëson dialektet, janë aktivizuar institucione qeveritare, akademikë e profesorë, disa syresh edhe anëtarë të Këshillit Ndërakademik. Kthimi i vëmendjes nga dialektet e të folmet, duke mobilizuar për këtë qëllim edhe një drejtori të posaçme, i bën dëm jo vetëm prestigjit tonë si komb. Në thelb, secila nga kërkesat e nyjëtuara në “workshop-in” në fjalë përbën një kthim prapa, humbje të panevojshme energjish intelektuale dhe çarje të njësisë kombëtare. Pyetjes për mundësinë e “rikthimit të gegërishtes në formatin e saj zyrtar” gjuhëtari arbëresh Françesko Altimari i është përgjigjur se “nuk më duket e logjikshme, as e volitshme të kthehemi tek ‘kafazet’ e vjetra gjuhësore-krahinore të shqipes”.
Kjo lëvizje e dyshimtë shpallet si përmbushje e detyrimeve që burojnë nga Konventa e UNESKO-s për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale (2003), e cila merr në ‘ruajtje’ “traditat dhe shprehjet gojore, përfshirë këtu edhe gjuhën si vektor i trashëgimisë kulturore jomateriale”, nëpërmjet masave “që synojnë jetëgjatësinë e trashëgimisë kulturore jomateriale, përfshirë këtu identifikimin, dokumentimin, kërkimin, ruajtjen, mbrojtjen, nxitjen, vlerësimin, përcjelljen, kryesisht përmes edukimit formal dhe joformal, si dhe rigjallërimin e aspekteve të ndryshme të kësaj trashëgimie” (Neni 2, pika 2 dhe 3).
Ajo që na tërheq vëmendjen në emërtimin e Drejtorisë së Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe, është, së pari, termi ‘rijetëzim’, një kalk i ang. revitalization, që ka si sinonim language revival “ringjallje e gjuhës”. Me ‘rijetëzim”, në literaturë kuptohet “përpjekja e palëve të interesuara për të ndaluar ose kthyer mbrapsht rënien e një gjuhe ose për të ngjallur një gjuhë të vdekur”. Pra, ruajtje e një gjuhe që flitet vetëm nga brezi i vjetër ose që nuk flitet më. Por cilat janë në Shqipëri gjuhët që fliten vetëm nga brezi i vjetër dhe ato që nuk fliten më? Në Atlasin e UNESKO-s të gjuhëve në rrezik (Atlas of the World’s Languages in Danger, UNESCO, 2011), si gjuhë të rrezikuara të Shqipërisë përmenden arumanishtja, gjuha rome, judaishtja (të tria të rrezikuara përfundimisht: fëmijët nuk i mësojnë më në familje si gjuhë amtare) dhe gjuha gorani (e pambrojtur: e flasin shumica e fëmijëve, por vetëm në familje).
Por “workshop-i” i organizuar nga Ministria e Kulturës nuk kishte si objekt asnjë nga këto gjuhë të rrezikuara të Shqipërisë. Njoftimi i gazetave ishte se “Ministria e Kulturës merr në mbrojtje dialektet, e kërkoi UNESCO që në 2003”. Po cilat dialekte do të “rijetëzojë”, dmth. do të ngjallë kjo Drejtori? Drejtorja e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor, Zh. S. Harasani, në deklarimin e saj për shtypin nuk është e qartë. Ajo citohet të ketë thënë: “Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe e Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe është krijuar për forume, për format e gjuhës së folur, sepse gjuha e folur sipas UNESCO-s futet në trashëgiminë shpirtërore.” Dhe më tej: “Kur themi rijetëzim i gjuhës shqipe, kjo për të parë dhe mbrojtur të gjithë format e saj. Këtu nuk flasim për dëmtimet që mund t’i bëhen shqipes standarde, por për dialektet e gjuhës, shprehive në gjuhë, kësaj pasurie të madhe.”
Mbetet të dimë se ç’kupton me dialekt drejtorja dhe drejtoria që do t’i rijetëzojë ato. Në faqen e internetit të ministrisë nuk kemi mundur të gjejmë të dhëna për projektin e miratuar dhe se çfarë synohet të “rijetësohet”. Në bazë të përkufizimit të Konventës së UNESKO-s, kandidatë për t’u rijetëzuar janë variantet e shkruara të shqipes, që sot nuk përdoren më – shkodranishtja letrare, elbasanishtja letrare, toskërishtja letrare dhe kosovarishtja letrare – dhe të folmet e fshatrave të braktisura. Por këto të fundit nuk mund të ngjallen, sepse folësit e tyre i kanë lënë vendbanimet. Nga leximi i komenteve, intervistave dhe i kumtesave të botuara na rezulton se në “workshop” nuk u kërkua “rijetësim”, ngjallje e varianteve letrare të vdekura, po krijim variantesh të reja të gjuhës. Sepse zyrtarizim i dialekteve dhe i nëndialekteve do të thotë standardizim i gegërishtes, ndryshe krijim edhe i një gjuhe tjetër zyrtare; po u zyrtarizuan edhe nëndialektet, sikundër u kërkua nga një akademik që foli për demokratizim të edukimit “nëpërmjet zyrtarizimit të dialekteve dhe nëndialekteve”, atëherë i bie që në hapësirat që mbulon shqipja, të kemi 8-9 gjuhë zyrtare!
Duke mos u marrë më tej me propozime të tilla çoroditëse dhe shumë të dëmshme, ajo që duam të themi në mbyllje të këtij shkrimi, është se politikat gjuhësore të qeverisë duhen ndërtuar në këshillim të ngushtë dhe me ndihmën e institucioneve gjuhësore, të cilat e njohin mirë gjendjen gjuhësore të vendit, për shkak se detyra e tyre është pikërisht studimi i gjuhës në të gjitha format dhe shfaqjet e saj. Këto institucione, veçanërisht dialektologët e tyre, kanë bërë një punë të shkëlqyer për studimin e të folmeve të shqipes, me mbledhjen e një materiali të pasur leksikor dhe krijimin e bankës zanore të ligjërimeve vendore, kanë botuar punime e monografi, duke e kurorëzuar këtë punë me botimin e “Atlasit dialektologjik”, një nga veprat madhore të gjuhësisë shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX. E gjithë kjo punë e kryer e bën të pavërtetë pohimin e znj. Harasani se “nuk ka pasur sa duhet studime dhe botime” për dialektet. Për sa i përket pohimit se “deri më sot gjuha shqipe e folur, ajo e dialekteve ka qenë e pambrojtur”, mbetet të shohim se si do t’i mbrojë dialektet Ministria e Kulturës.
Gjithsesi, ajo që duhet pasur parasysh, është se të folmet janë kategori historike. Ndryshimet demografike që kanë ndodhur e do të ndodhin në të ardhmen, do ta prishin karakterin homogjen të trevave të caktuara, gjë që do të sjellë edhe ndryshime në hartën dialektore të shqipes. Po studimin e këtyre zhvillimeve dhe pasurimin e bankës zanore me material gojor nga të folmet nuk mund ta bëjnë shoqata dhe amatorë. Për këtë, së pari, duhet “rijetësuar” departamenti i dialektologjisë në Institutin e Gjuhësisë. Pastaj këtij dhe departamenteve universitare të gjuhës shqipe u duhen dhënë fonde për kërkime në terren dhe për rifreskimin e bankës zanore me regjistrime të reja. Këto janë punë që mund t’i kryejnë vetëm studiuesit e shqipes, në radhë të parë dialektologët. Nismat e projektet që vijnë nga njerëz jashtë profilit, edhe po të mos bëhen për qëllime fitimi, më shumë prishin sesa ndreqin punë.

3 comments:

  1. Jam vanessa nga Australia, ndihem shumë e bekuar në martesë pasi (DR Fady) më ktheu te burri im, i cili ishte ndarë prej meje për 11 muaj të mirë. Edhe pse e kam gojën kudo, nuk do të mjaftojë të falënderoj doktor Fadi për ndihmën e tij në jetën time. Burri im është ndarë prej meje prej 11 muajsh dhe unë kam dhimbje dhe agoni pa të. Kështu që kërkova kudo për ndihmë, por asgjë nuk funksionoi derisa e mora fjalën me Dr. Fady, me të cilin kontaktova në internet. I shpjegova situatën time dhe ai më premtoi se burri im do të kthehej tek unë brenda 7 ditëve për sa kohë që zemra ime ende rreh për Të. Unë besova në të dhe ai më përgatiti një magji dhe burri im më thirri siç tha doktor Fadi. Ai u lut dhe tha se kishte nevojë për mua dhe tani ne po jetojmë përsëri të lumtur për 3 muajt e fundit. Kushdo që lexon artikullin tim që ka nevojë për ndihmë duhet ta kontaktojë atë ... Email. drfady720@gmail.com.ose shtoni atë në whatsapp +2349039422406 për më shumë informacion

    Nëse kaloni diçka
    nën probleme ai është gjithashtu i përsosur
    (1) Dëshiron të kthehesh?
    (2) A keni gjithmonë makthe?
    (3) Dëshironi të merrni një promovim në zyrën tuaj?
    (4) Dëshironi që gratë/burrat të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë?
    (6) Dëshiron të jesh i pasur?
    (7) Dëshironi të lidheni me bashkëshortin tuaj?
    pergjithmone i joti?
    (8) A keni nevojë për ndihmë financiare?
    (9) A jeni mashtruar dhe dëshironi?
    i ktheni paratë e humbura?
    (10) Kuroni kancerin, HIV/AIDS, herpesin dhe të gjitha llojet e sëmundjeve
    (11) Ju dëshironi të ndaloni problemet martesore dhe divorcin
    (12) Lindja e fëmijëve
    (13) Thyerja e Garës së Gjeneratës
    (14) Gjetja e një pune
    (15) Mbrojtja shpirtërore
    (16) Kujdesi bimor
    (17) Divorci
    (18) Magjia e martesës
    (19) Magjia e shpërbërjes
    (20) magjia e parave
    (21) dashuri magjike
    (22) të mbeteni shtatzënë
    (23) Mbrojtja e kompanisë
    (24) Magji për problemet familjare
    (25) Problemet në proces gjyqësor
    Nëse keni nevojë ose dëshironi informacion rreth magjive të dashurisë ose parave, mund ta zgjidhni atë problem sot në zoom Temple

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  3. Përshëndetje të gjithëve, funksionoi vërtet dhe jam krenare që dëshmoj edhe unë. Burri im më la për një vajzë tjetër. U ndjeva shumë keq, por prisja që ai të kthehej tek unë. Një ditë pashë një mesazh se si një grua takoi burrin e saj dhe vendosa të provoj këtë profet i cili e ndihmoi sepse lidhja ime dështoi. Edhe pse nuk besoja kurrë në punën shpirtërore. U përpoqa me ngurrim sepse isha e dëshpëruar, por për habinë time të madhe, ky profet më ndihmoi dhe lidhja ime tani është perfekte sepse më ndihmoi të rikthehesha te burri im dhe ai tani më trajton si mbretëreshë, edhe pse më tha se nuk ishte më i dashuruar me mua. Epo, nuk mund të them shumë, por nëse keni probleme me lidhjen tuaj, ja adresa e email-it (palaceofsolutions@gmail.com). Partneri juaj patjetër do të kthehet tek ju.. Ose kontaktoni whatsapp-in e tij në +1(813) 360 1365.

    ReplyDelete

Proudly Powered by Blogger.