Në zvogëlimin e numrit të lopëve dukshëm ka ndikuar mungesa e prodhimit vendor të ushqimit për kafshët, por edhe zvogëlimi i prodhimit të bimëve foragjere. Gjithashtu, në këtë ka kontribuar edhe kostoja e shtrenjtë përpunimit të tokës, që është më e shtrenjtë se edhe në vendet perëndimore
Fisnik PASHOLLI
Në Maqedoni nga viti në vit vjen duke u zvogëluar numri i lopëve. Këtë tendencë e mbështet edhe një hulumtim i realizuar nga Entit i statistikës në 5000 ekonomi bujqësore individuale. Hulumtimi tregon se nga 251.240 lopë sa ishin në vitin 2012, numri i tyre një vit më vonë ka rënë në 238.333. Trendin e uljes së numrit të lopëve në Maqedoni e tregon edhe zvogëlimi gjatë dy viteve të kaluara, prej 265.299 në vitin 2011 në 238.333 lopë në vitin e kaluar. Kjo do të thotë se në tre vitet e kaluara fondi i lopëve në Maqedoni është më i varfër për 26.966 frymë.
Sipas blegtorëve dhe Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, në zvogëlimin e numrit të lopëve dukshëm ka ndikuar mungesa e prodhimit të ushqimit vendor për kafshët si dhe zvogëlimi i prodhimit të bimëve foragjere. Kjo njëherazi paraqet edhe një nga kufizimet kryesore të prodhimtarisë më të zhvilluar blegtorale në shtet. Gjithashtu edhe kostoja e përpunimit të tokës në Maqedonia është më e shtrenjtë në raport me vendet perëndimore, theksojnë blegtorët. “Si fermerë nga njëra anë ballafaqohemi me ushqimin mjaft të shtrenjtë të kafshëve, ndërsa nga ana tjetër me vite të tëra nuk ka lëvizje të çmimit grumbullues të qumështit, me arsyetimin se ai varet nga bursat botërore. Por, këtu duhet theksuar se edhe kostoja e përpunimit të tokës te ne është më e shtrenjtë në raport me vendet perëndimore. Për shembull në Francë trajtimi me pesticide për një hektarë tokë kushton 150 euro, ndërsa rendimenti për hektar i grurit është 800-1200 kilogramë. Ndërsa në Maqedoni trajtimi për të njëjtën sipërfaqe kushton 250 euro dhe rendimenti është 200-800 kilogramë grurë”, thotë fermeri Nuredin Abduli nga fshati Përshefcë. Ai ankohet se fermerët ballafaqohen edhe me problemet e pamundësisë që të investojnë në metodat bashkëkohore të prodhimtarisë bujqësore, por edhe në prodhimin më të lirë të ushqimit për kafshët, pasi këtë nuk ua mundësojnë parcelat bujqësore të cilat janë shumë të vogla. Nga Federatat e Fermerëve të Maqedonisë gjithashtu theksojnë se ushqimi i shtrenjtë i kafshëve paraqet një problem serioz në prodhimtarinë blegtorale.
“Të shpresojmë se masat e fundit qeveritare për uljen e TVSH-së prej 18 në 5 për qind për bujqësinë do të sjellin harxhime më të ulëta në prodhimin e mishit dhe prodhimet e qumështit. Nevojitet që të vendoset edhe masa e pagesës me një vend të subvencioneve në vlerë prej 40.000 denarëve në vit për një lopë qumështore, në vend të pagesës ndaras së subvencioneve për qumështin e dorëzuar apo për kokë gjedhi”, thotë nënkryetari i Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, Memet Sinani. Ai apelon edhe për një prodhim më të organizuar dhe bashkëpunim më të madh të fermerëve shqiptarë./Koha

0 comments: