Nga Kristaq Nanushi
(Duke medituar për vëllimin e ri poetik “Vetëtimë” të poetit XH. SPAHIU)
Erdhe përsëri, Xhevo. Me zërin tënd, si gjithmonë. Në maja të mendimit, si ngaherë. Erdhe pa trokitur, se dyert i ke të hapura prej shumë kohësh.
Ajo dorë skeletike në ballinën e vëllimit të mëparshëm “Rreziku” drejtuar (sikur u jep munxën) shtëpive, duke u thënë “… o shpella, ç’paskëshit mbajt brenda”është njëherazi dhe një “ndal” në rrugën ku ecim ne skeletikët e tjerë, që në rrugë të jetës s’po dimë ku vemë. Unë kështu e pashë. Këto plasaritje në mermerin e ballinës së vëllimit të sapodalë “Vetëtimë”, si plasaritje të kohës që jetojmë. Si plagë. Unë kështu i shoh.
Pra erdhe. Ke gjysëm shekulli në poezi, që vjen e vjen me mendime të bukura, herë-herë të çuditshme, ndonjëherë të harlisura në papandehje, por gjithmonë befasuese. Po aq kohë kanë edhe njerëzit që të presin e nuk të përcjellin, rrinë me ty e rreken të kuptojnë kohën. Se ti me poezi kohën prin.

Edhe bashkë kemi gjysmë shekulli shoqëri, por më shumë se fizikisht, unë me ty jam takuar nëpër metaforat e tua. Dhe jetën nga metaforat ta di.
Nuk e di sa ke vuajtur ti nga ajo që kohët e fundit po quhet “pengu i moskuptimit”. Mendoj se për ty ky peng duhet quajtur i mospranimit. Sepse për ty nuk ka patur moskuptim. Poezia jote vërtetë ngrihet me figura të befasishme, të guximshme, ndonjëherë larg mendësisë së zakonshme, por asnjëherë hermetike. Madje unë moskuptim nuk shoh as tek të tjerët e përmendur, si Faik Konica, F. Arapi, L. Poradeci etj.). Mendimi, larg e brenda perceptimeve njerëzore, drejtuar njeriut të thjeshtë e intelektualit të lartë, ka qenë i përthithur çdo herë. Është tjetër gjë vlerësimi i shtetarëve, të cilët kanë lëshuar rrufe mbi to. Dhe është për t’u çuditur: me ty s’janë marrë shtetarë dosido, por edhe diktatori vetë, siç e dimë. Por kjo poezisë sate s’i ka prishur punë. Ty të kanë kërcënuar, ndëshkuar, transferuar, mbuluar me heshtje. Por tjetër gjë jeta jote e tjetër gjë jeta e poezisë. “Heshtje s’ka” ke thënë ti. Kjo kështu veçse i ka forcuar ashtin poezisë.

Njëherë, kur dole nga nëntoka në mbitokë, një mik të tha”ec horizontalisht”, por ti “mend s’xune kurrnjiherë”. I harrove fjalët e njeriut “me një barrë mend në kokë”, dhe sulmove përsëri qiejt e nxirë.
Do nxësh ndonjëherë? Nuk e di, a do dish të heshtësh kur të jesh në amshim? Se thërret lajtmotivi tjetër “Nesër jam aty”. Dhe je vërtet, sepse “prej shpatës dhe shpifjes merr plagë, po s’rrëzohesh”.
Ndër tiparet që kushdo veçon në poezinë tënde është konsekuenca, kontinuiteti yt shpirtëror, që mbeti i njëjtë, i pathyeshëm as nga Zeusi. Çdo vëllimi yt është një rreth idesh që zgjerohet dhe rëndesa filozofike shtohet. Por ka mbetur konstante frymëmarrja e popullit tënd dhe tonaliteti i shprehësisë, që është vetëm yti. Po marr për ilustrim dy nga motivet e tua të dashura:

Motivi i parë – Udhëtimi. Duke qenë njeri i hapësirave, ky mbetet një shqetësim i pandërprerë nëpër kohë.
Dikush ikën./Dikush vjen./Ndarja/si lumi/grryen – thoshe dikur, në rininë tënde (“Vdekje perëndive”1977). Të gërryente ndarja, ndonëse nga stacioni i udhëtarëve, ku vëzhgoje, e dije që udhët e Shqipërisë lëviznin vetëm brenda gardhit të Shqipërisë. Pastaj, kur njerëzit në ekzod ikën larg, rrugë e pa rrugë si të mundnin, ku të mundnin, veç të iknin, ti klithe: Iku truri/mbeti kafka/dhe huri/iku truri – (“Rreziku”, 2003). Edhe sot , në ikje më të lirë, ti përsëri shqetësohesh e vuan: Në udhë të pamundura/nisin zogjtë/ëndra dhe re – (“Vetëtimë”, 2014, f.15).
Motivi i dytë – jeta e njeriut të nëpërkëmbur nga politika.
Thonë se ylberi ka shtatë ngjyra. /S’ka se si. /Sytë e mi/shohin vetëm bardhezinë e një peizazhi të mallkuar: /prokurorë dhe të akuzuar – (“Heshtje s’ka”, 1989). Po ky peizazh i mallkuar, bardh e zi, vazhdoi më pas si fatkeqësi: O unë/o ti/botën e sheh/si qeni/bardh e zi – (“Rreziku” 2003). E, për fat të keq, ky peizazh ka mbetur edhe sot: Shi e mërzi kullojnë pa pushim/ … natë e përnatshme/ … me kot pret agimin të shquash seç je/shi, njeri, apo mërzi – (“Vetëtimë”, 2014, f. 104).
Si kjo e të tjera shqetësime të shoqërisë shqiptare ti i ke marrë mbi kurriz si Sizifi gurin e rëndë dhe i ngjit në majat e mendimit e të kuptimit shoqëror. E në këto ngjitje, në këtë përpjekje sizifiane nuk ta përcakton mosha poezinë, por mungesa e moshës, gjithkohshmëria, pra universaliteti. Fjalën “politikë” ti e shqipton “polithikë” dhe në kllapa qëllimisht vë “pa datë” (“Vetëtimë” 2014, f.121)

Tjetër gjë bëhesh në temat lirike të peizazhit e të dashurisë. Në këto trëndafili erëmon për të gjithë, por ti, vetëm ti, ia dëgjon edhe tringëllimën. Ca fletë trëndafili i hedh dhe mbi gotën me verë. Dhe i ndjen si puthje intime. “Mos e tremb dashurinë, – u tha të tjerëve, – ngjalle dashurinë atje ku mungon”.
Ke një cikël poezish në këtë vëllim të ri, me titull “Mjellmat e liqenit”. Shkruar në Festivalin Botëror të Poezisë, në Strugë si në shtrungë, ku fjalët e poetëve mblidhen “për yje netëve”. Buzë kaltërsisë ti si “kavaku – penë”pret erën e hyjshme t’i këndosh liqenit. Dhe hapet haiku, zgjon të dashuruarit. Unë, lindur e rritur buzë liqenit, shoh nositin gjoksçarë të Lasgushit, tani shoh dhe mjellmat e tua si zambakë pa rrënjë. Shoh shqiponjën e Lasgushit që arratiset në Mal të Thatë, shoh dhe pulëbardhën tënde që plugon liqenin. Prej erës që fryn Lasgushi sheh krivec mbi liqen, ti e sheh atë të rrënqethur. Drini për ty e më dysh liqenin dhe hap plagë mes ujërave, për Lasgushin ai çan mes për mes Shqipërinë. E, kështu, secili me zërin e vet, ti andej e Lasgushi këtej. Liqeni në mes.

Kapitulli tjetër “Gjuhë” mban të shtrydhur dashurinë e përhershme për gjuhën amë. Fjala, që është e para, ngrihet në kult. Gjithmonë në kërkim të formave të reja të figurshme për të eksploruar botën e njeriut. Dhe shkon në ballë të poezisë moderne. Fjala jote formon vargje nëpër vetëtima. “Fjalë a zjarre/në fletoren e natës?” . Shkon në shtëpinë e De Radës dhe mendon se poeti bluan e bluan “ullinj dhe të zitë e ullirit”. Hyn në kangjelet e z. Serembes dhe dëshiron një skutë të prehesh si ai. Sheh Fatos Arapin dhe ndjen se bota është “vrasëse e gazavajit” të poetit. Kujton Pano Taçin me fatin e tij “prej helmete me tëmtha të gjymtuara”. Kështu dhe për të tjerë. Edhe pse me këmbë në tokë, poezinë e lexon “në qiell, midis neve. Hyji dëgjon. Vdes të dish në ç’gjuhë e shkruan ai poezinë”.
Ja, për këto e për shumë të tjera poezia jote vjen e mirëpritur. Kështu ndodh kur zemra rreh njësh me atë të popullit. Kështu personalizohet dhe identiteti i poezisë, i cili, në rastin tënd është i pangjashëm me të tjerët.
Të presim të vish përsëri, Xhevo!

Vetëtimë
Nga XHEVAHIR SPAHIU
(Nga vëllimi “Vetëtimë”)JETIMORJA
Fatos Arapit
Poetët
këta jetimë,
të gjithë i duan
të gjithë i urrejnë
të domosdoshëm si ajri
të panevojshëm si helmi
të rrezikshëm si tigri
Të padëmshëm si milingona,
gur i paluajtur,
fjalë që e merr era.
Poetët-
këta jetimë,
bota dhe kozmosi jetimore zemërgurë,-
vrasëse e gazavajit të tyre.
* * *
A ka gjëkund ndonjë shitore
a ndonjë tezgë kot më kot,-
të ble me ca qindarka qorre,
jo bukë, po pak durim, o Zot?
* * *
Të kam parë, o det, në sytë e një vajze:
kaq i kaltër, kaq i epshëm, kaq i humnershëm ishe.
Kur i kujtoj ata sy, nën flokët ngjyrë flake,
megjithëse është verë, dridhem.
KUJTESA E HUMBUR
Rriten ndërtesat,
kapin qiellin me dorë
a ndonjë re të grisur si flamur disfatash.
Rriten përditë
si pirg babëzie,
ndrydhet kundërmimi i dafinave,
limonave,
nën dhunë betoni;
malet zvogëlohen,
fusha e humbi kuptimin e parë.
Shqiponja më në fund
ia nguli sqepin zemres,
bora dhe zambaku i Tomorrit¹,
një kujtim edhe aq.
Rriten ndërtesat,
syri në mjerim.
Lisi fatthënës i Dodonës
në shtratin e Prokrustit.
Humbi pesha e malit,
mundësia e shkëmbimit të dy fjalëve me zotin.
Bota këtu poshtë,
një spital me të verbër,
vetëtima e fundit
ska paksa që u shua në sytë e saj.
Udhën për në maja e përpiu mjegulla,
nën dhe,si në Had,
rënkojnë yjet dhe qielli pa skaj.
________________________
1.Nepenthes Tomoriana (latinisht)
PERKRENARJA ILIRE
Pano Taçit
Përkrenarja doli nga dheu.
Poeti i burgosur
kujtoi rrënjët e tij
të pafajshme
dhe betejat e kota.
E rrasi në kokë me gjithë dhé.
Merreni, tha,
ruajeni në muze.
Poetët e nesërm,
aspak më fatlumë,
të këndojnë për të
dhe fatin tim
prej helmete
me tëmtha të gjymtuara.
__________________________
Në vitet 50, gjatë kohës së internimit,poeti gjeti në kodrat e Dushkut përkrenaren e parë ilire;ndodhet në Muzeun Arkeologjik në Tiranë.
* * *
Rubai bektashiane
Rroj e mëkatoj; mëkatet falen:
Zoti do këdo që do Aliun!
Tak-tak-tak: dyert e xhenetit hapen;
Aliun puth në ballë dhe qaj, i ziu.
LINDJA E KENGES
në tragetin Durrës-Brindisi
Fryjti era
dhe syzet fluturuan,
deti tani shikon me sytë e mi;
sheh brigje dhe re te largëta,
sheh brenda vetes një mbretëri mirazhesh.
Peshqit në lëvizje brouniane,
anijet e mbytura që nga koha e Qezarit.
Deti lexon vetveten
dhe unë tanimë jam i verbër.
Ishin syze dielli,
dhuratë dashurie
e, u dashka humbja:
vahut ta nxjerr vala,
- një palë syze -
majá,
të mbruhet kënga.
Prej detit del Afërdita pellazge
siç del thalassa përmbi tallaze,
nga thellësia e tij.
Sy i tretë,-
Librin e Kaltër të Detit,- përpij.
1. thalassa=pellazgjisht; tallaze, thellësia=shqip
EDHE...EDHE...
Kur më shumë besoja e më pak dyshoja, e pësoja;
Kur më pak besoja e më shumë dyshoja, përsëri e pësoja.
* * *
Idé, qaj për ty.
Pas teje materja ska ethe,
ajo e di
më mirë se ti
se zogu
nuk rri gjithë jetën në qiell,
fluturimi si pema, ka rrënjë,
një ditë a një çast
zbret në fole.
Idé,
Don Kishoti prore humbet,
e kthen
a
se kthen
pas
rrotën,
Sançua do sundojë botën.
* * *
Për ty dhe asnjë tjetër, asnjë tjetër,
për ty dhe gjithë të tjerët, gjithë të tjerët.
Kështu do thoshnin yjet përmbi krye
kështu do të thoshnin zogjtë nëpër pyje
dhe ëndrra brenda gjumit
dhe guri brenda lumit, -
kështu.
Për sot dhe ska më kurrë, për sot
për sot dhe përgjithmonë, përgjithmonë.
Kështu do flisnin fshatrat që janë djegur,
kështu do flisnin gjuhët që kanë vdekur
dhe lisi që ka çelur
dhe pjergulla mbihedhur, -
kështu.
Për ty dhe asgjë tjetër, për ty.
LUMI
Tatëpjeta
një udhë e hapur, e falur.
Ai shtrat,
ajo këngë e vjetër-
brigjeve mbrehur si kau në zgjedhë;
burimi
pragharrimi,
pak nga pak
e pikë pikë,
po tretej siç tretet kujtimi.
Përpjetë!
Me gurë e kërcunj përmbi shpinë,
përpjetë!
O Sizif:
Kryengritës i vetvetes?
Kryekryengritës!
Le ti shqyejnë sytë brigjet, si plagë,
le të mrrolen lisat dodonianë,
zogjtë krahëngrirë te pingërojnë:
e zunë xhindet, të Mirin!
Mokrat mullinjve mrizojnë.
Detin se mban vendi:
Çu bë?
Lumi lumadh, qenka çmendur,
malum, lumi im, malum.
Dikush që bariste nga kohë e pellazgut,
tha: Lumi po shkruan therorinë e fundit:
përpara shushamës,
në zgrip të harrimit
shkumbo drejt Burimit;
o lumë.
Ky është shpëtimi!
E dallgët si flakë
turfullonin përpjetë,
e brigjet munxonin: U çmend!
Gjolet gjetiu gjumonin në gjumë.
Një pyetje
çengel u ngul ne mal:
Kush?
Kush u çmend e u bë lumë?
TE “GUVA”
Pi me ditën time te “Guva”.
Gurët një dritë të fshehtë lëshojnë
të ndriçojnë terrin brenda meje.
O shtjellë e ngurosur:
Pranë Orës së qytetit të absurdit,
ma shuaj këtë etje burri.
Rrëkëllej kujtime.
Çikënganjëçikë.
Një gllënjkë, një vit.
Pi me një gotë antike
kapërthyer nga gjarpri.
A thua me të të ketë pirë Homeri?
A ta kete mbushur Baku vete?
Një gotë verë:
hardhi Ilirie kokolobo, baliska, serini.
Gëzuar!
Vete e djeshme, e sotme, e tejshme.
Gëzuar!
Dy duar, dy buzë, dy gjethe ulliri.
Gëzuar!
Mes gurëve
sytë e Papa Vojtiles
si puse të thellë;
humboj,
pres të rrahin krahët pëllumbat
në shpellë.
Mu në mes të Tiranës, qytet i absurdit.
Hesht siç dinë të heshtin shpellat, shpella.
Asnjë Amaltea.
Për pakëz tambël mbi buzët e çara,
të merrte arratinë shtara.
E dini? Si se dini.
Nga shpella në shpellë udhëton njerëzimi.
Pika e gjakut rrëzohet
nga zemra në humbellë,
gurët si gurë Sizifi mbi krye.
Dashamiri zgjat duart
mos na bjerë guri mbi kokë,
si Pirros.
Ki mëshirë, o grua botërore.
Na hidh ca fletë trëndafili,
në vend të gurit
mbi gotat me verë.
Si një puthje intime.
Gëzuar!
Gëzuar, ditëlindja ime.
1 mars 2004
Kthejeni burrin ose të dashurin tuaj nga gruaja tjetër pas divorcit ose ndarjes.. Edhe nëse situata juaj duket e pashpresë.. Sapo e ktheva burrin tim me ndihmën e dashurisë së vërtetë të magjisë, Burri im më la për një grua tjetër, kjo ishte vetëm një viti i martesës sonë. Gjëja më e dhimbshme ishte se isha shtatzënë me fëmijën tonë të parë. Unë doja që ai të kthehej. Bëra të pamundurën për ta rikthyer, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë ta ktheja për shkak të dashurisë që kisha për të, e pyeta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar i cili mund të më ndihmonte ta nxirrja në mendje që ta ktheja, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. I dërgova një mesazh magjistarit të quajtur DR Fady dhe ai më siguroi se nuk kishte probleme dhe se gjithçka do të jetë në rregull brenda 24 orëve. Ai magjepsi dhe çuditërisht 24 orë më vonë më thirri im shoq. Isha shumë i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që kishte ndodhur. Ai donte që unë të kthehesha tek ai. Ai gjithashtu tha se më donte shumë. Isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai. Kështu filluam të jetojmë sërish të lumtur bashkë. Falë DR fady. Nëse jeni këtu dhe i dashuri juaj ju thotë jo, ose burri juaj u transferua te një grua tjetër, mos qani më, kontaktoni DR Fady për ndihmë tani.. Ja kontakti i tij..WhatsApp ai: +2349039422406, Email: DRfady720@gmail. com.
ReplyDeleteËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
ReplyDeleteEmail: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.
Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
ReplyDeleteEmail (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159
Përshëndetje, emri im është Sally, i fejuari im u nda me mua muajin e kaluar, isha aq i trishtuar që ndryshova plotësisht, nuk po haja dhe nuk po flisja me askënd, qava shumë, isha aq i dëshpëruar dhe i stresuar sa kisha frikë se do të përfundoja në spital për shkak të gjithë stresit dhe depresionit, derisa një ditë po kërkoja në internet këshilla për t'i kthyer të dashurin tim sepse e dua dhe kujdesem shumë për të dhe thjesht dua që ne të jemi bashkë si një çift dhe unë dua që ne të zgjasim përgjithmonë, Pastaj gjeta një magjistar të fuqishëm të quajtur LORD DAWN se si ai zgjidhi kaq shumë probleme marrëdhëniesh dhe shëroi kaq shumë sëmundje, pastaj kontaktova me të në Whatsapp, LORD DAWN më tha që i fejuari im do të kthehet për mua midis 24 orëve pasi ai bëri magji mbi të, nuk e besova kurrë derisa i fejuari im më thirri në telefon dhe më tha se ai dëshiron që ne të kthehemi dhe të jetojmë të lumtur së bashku përgjithmonë dhe tani jemi bashkë në paqe dhe në lumturi. kaq i lumtur tani që Zoti agim më ndihmoi t'i ktheja financat e mia. Faleminderit shumë LORD DAWN gjithashtu mund t'ju ndihmojë nëse keni ndonjë problem marrëdhënieje ose sëmundje, kontaktoni atë në Whatsapp: +2349046229159
ReplyDeleteEmail: dawnacuna314@gmail.com