Nga John Campbell
(Foreign policy)
“Trashëgimia e Mandelës është e patëmetë”. Falco. Për pjesën më të madhe të botës, Nelson Mandela është një hero i betejave kundër apartejdit dhe i demokracisë joracore.
Zgjedhja e Mandelës, babait të demokracisë së Afrikës së Jugut, si president më 1994, shënoi njëherësh fundin e regjimit racist dhe përkrahjen për pajtimin racor në vend. Mandela ishte një figurë shprese, jo vetëm për Afrikën, por për gjithë botën – që ende luftonte me racizmin.
Mandela artikuloi vizionin e tij demokratik për afrikano-jugorët.
Por historia ka edhe anën tjetër të medaljes. Shumica e rrëfimeve të pranueshme për Afrikën e Jugut janë të bazuara në keqkuptimin se apartejdi i dha fund “betejës për liri” të kryesuar nga Mandela dhe pasardhësi i tij, presidenti Mbeki, bashkë me ndërkombëtarët që luajtën një rol të rëndësishëm.
Realiteti më pak heroik është se ikja nga apartejdi ishte rezultat i ujdisë politike mes avokatëve të ndryshimit dhe institucionit të bardhë, kryesuar nga de Klerk.
Rezistenca anti-apartejd, si ajo e dhunshme edhe e padhunshme, kurrë nuk doli si një sfidë serioze e shërbimeve të sigurisë në vend. Si rezultat, ujdia finale reflektoi ekuilibrin e pushtetit.
Edhe pasi u thye marrëveshja, presidenca e Mandelës ishte i suksesshëm pjesërisht .
Gjatë mandatit të tij të vetëm, Mandela u largua nga qeveria dhe i la radhën pasardhësit, Mbeki. Së bashku mbajtën marrëdhënie shumë të ngrohta, por po kaq të ngrohta pati marrëdhëniet edhe me Fidel kastron, Muamar al-Gadaf dhe Jaser Arafat – të gjithë këta mbështetën kongresin e Afrikës Jugore gjatë betejës për t’i dhënë fund apartejdit.
Si shumë të tjerë në atë kohë, Mandela dhe Mbeku e nënvlerësuan ndikimin shkatërrimtar të virusit HIV dhe nuk u treguan aspak aktivë në luftën kundër saj, për të marrë masa.
Mitologjia që rrethon mandelën si një kampion në luftën kundër dhunës është gjithashtu diçka çorientuese. Babai i demokracisë në Afrikën e Jugut nuk ishte gjithnjë pëllumb.
Gjatë betejës anti-apartejd, ai bashkëthemeloi krahun e armatosur të ANC Umkhonto ëe Sizëe (MK shkurt). Mandela shpalli një luftë guerile kundër shtetit më 1961.
Ai vetë në autobiografinë e tij është shprehu se synimi i MK ishte të grumbullonte qytezën kundër apartejdit dhe fokusi i tij ishte pikërisht sabotazhi i mjeteve qeveritare, jo vrasjet. Pikërisht për këtë sabotazh Mandela më pas u fut në burg.
Gjatë kohës së burgut, Mandela i justifikonte taktikat e MK si një përgjigje legjitime ndaj shfrytëzimit të apartejdit shtetëror kundër qytetarëve të tij dhe refuzimi i tij për të hyrë në dialogun për ndryshimin. Vendimi për të marrënë dorë armët nuk ishte aspak profetike. Kjo gjë lejoi që qeveria e Afrikës së Jugut të bënte thirrje për organizatën terroriste ANC (një konkluzion i arritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe mbylli për shumë vite dialogun politike mes lëvizjeve liberale dhe shtetit të apartejdit.
Mandela me të drejtë është përgëzuar për transformimin e Afrikës së Jugut nga shetti i apartejdit te demokracia shumëraciale nën pushtetin e ligjit. Nën drejtimin e tij, Afrika e jugut nuk ndoqi hapat e Algjerisë apo të Mozambikut.
Presidenca e Mandelës u karakterizua nga pajtimi racor, sidomos me afrikanët e bardhë, që ai i përkrahu përmes përdorimit të simboleve.
Angazhimi i Mandelës për normat ligjore ishte i patundur.
Si pajtimi racor, edhe norma ligjore sot janë të cenuar jo pak, ngaqë janë të shoqëruara me varfërinë e vazhdueshme të maxhorancës së zezë.
Shumë afrikano-jugorë besojnë se Mandela shpesh i është nënshtruar interesave të maxhorancës së zezë drejt maxhorancës së bardhë, edhe nëse janë dukur ngurrues për ta shprehur hapur për aq kohë sa presidenti ishte ende gjallë.
“Afrika e Jugut sot është një komb ylber i barazisë racore”
Vështirë se thuhet kjo. Përgjatë gjithë betejës kundër apartejdit – përpara, gjatë dhe pas burgosjes se tij në Ishullin Robben – ëndrra e Mandelës për Afrikën e Jugut ishte një komb ylber jo racor dhe demokratik. Edhe pse këto janë shenja që qëndrimet popullore kanë nisur të kenë një vetëdije më demokratike dhe më pak raciale. Qoftë identiteti racor, edhe racizmi mbeten shtyllat kryesore të jetës në Afrikën Jugore. 19 vjet pas mbërritjes së “demokracisë joracore” racizmi vazhdon të jetë një realitet, për të cilin ka ngurrim për të folur. Racizmi i ashpër mes vendeve të bardha, sidomos në zonat rurale, edhe nëse nuk është më e pranueshme te elita.
Një formë më e mprehtë e racizmit ka përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kritikët e pasardhësve të Mandelës (Mbekit dhe Zumës) shpesh i kanë akuzuar ato se kanë ndihmuar dhe kanë përdorur racizmin e zinjve kundër të bardhëve për avantazhet e tyre politike.
Në Afrikën Jugore sot pranohet gjerësisht se klasa po zëvendëson racën si një ndarje shoqërore e rëndësishme. Ndryshimi në pasuri mes grupeve racore në Afrikën e Jugut mbetet e zymtë edhe sot. Pabarëzia racore mes të bardhëve dhe të zinjve është rritur që nga fundi i aparteijdit.
Në të njëjtën kohë, klasifikimi racor mbetet një mjet thelbësor administrativ. Që nga 2006, Departamenti i Punës ka kërkuar më shumë kompani private për të klasifikuar punëtorët e tyre duke shfrytëzuar kategoritë e dikurshme të apartejdit – të abrdhë, me ngjyrë, të zinj, indianë dhe aziatikë. Si për paradoks, përcaktimet e apartejdit janë përdorur për të zbatuar politikat ekonomike të zezakëve, një lloj veprimi pohues ky për ata që kanë pengesa nga regjimi i mëparshëm. Sërish duket se ka edhe shenja të një progresi modest.
“Afrika e Jugut është një yll në ngritje”
Ende jo. Si mund të përllogarisim standardin e ulët të jetesës si pritshmëri? Virusi i Sidës është padyshim faktori më i madh që ecën kundër rrjedhës së duhur të zhvillimit. Vetëm përmes administratës së Mbekit më 2007 vendi nisi të ndërmarrë masa kundër virusit HIV dhe programe për kujdesin për shëndetin. Më 2010 5.24% e popullatës ishin HIV pozitiv, kjo shifër vajti në 17.3% për moshat 15-49 vjeç.
Por HIV është padyshim e vetmja arsye që afrikano-jugorët mund të presin të jëtojnë më pak vite jetë, sesa të tjerët që jetojnë gjetkë në botën e zhvilluar. Kujdesi i varfër mjekësor, edukimi i kufizuar, varfëria – që ndikojnë të dieta ushqimore, të streha e jetesës, madhe edhe cilësia e kujdesit mjekësor të fëmijëve – të gjitha kanë tarifën e vet në jetën e përditshme të afrikano-jugorëve, sidomos zezakëve.
Afrika e Jugut mbetet vendi me më shumë krime e vrasje në botë, gjëra që ndikojnë shumë në jetën shoqërore. Ekonomia e Afrikës së Jugut është shumë më e vogël sesa e vendeve partnere të tjera nëpër botë.
Afrika e Jugut ende vazhdon të luftojë për çështjet e punësimit, sidomos në sektorin e minierave. Njësitë e punësimit janë aktive politikisht, por rrogat mbeten shumë të vogla, kushtet e mjerueshme janë normë. Vitin që shkoi pati mjaft viktima nëpër miniera, si pasojë e këtyre kushteve mjerane.
Përballë gjithë këtyre sfidave të vazhdueshme trashëgimia e Mandelës po i reziston demokracisë joracore. Gjatë kohës kur Mandela u zgjodh President, të bardhët e shihnin apartejdin si një dështim, por vetëm pak prej tyre e shihni si një e keqe. Më 2012 83.8% e afrikano-jugorëve e shihnin apartejdin si një krim kundër humanizmit.
Në të njëjtën kohë, sfera publike e Afrikës së Jugut është bërë shumëraciale dhe “afrikane” në stil. Të abrdhët mund të zotërojnë shumë media, por fytyrat nëpër reklama dhe në televizione reflektojnë demografinë e vendit.
Afrika e Jugut sot i detyrohet shumë Mandelës, më shumë se kujtdo tjetër. Përpjekjet e tij për demokracinë joracore dhe për arritjen e një pajtimi racor i kanë dhënë formë premtimit për një Afrikë Jugore moderne.
Stausi i tij ikonë është siguruar tashmë, pavarësisht përdorimit të dhunës gjatë betejës anti-apartejd, dështimit të tij në përgjigje të epidemisë së Sidës etj.
Me rastin e vdekjes së Mandelës, afrikano-jugorët do të reflektojnë mbi trashëgiminë e Mandelës dhe në vlerësimin e të ardhmes së ‘atdheut të tyre të dashur’.
Ashtu si George Uashington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nelson Mandela është padyshim babai i vendit. Ashtu siç ka qenë George Uashingtoni për amerikanët, arritjet e tij dhe mitet që tashmë rrethojnë jetën e tij do të jenë një burim force për afrikano-jugorët teksa do të përballen me sfidat për ndërtimin e një demokracie joracore.
Përktheu Rudina Dahri
0 comments: